News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Arrestohet serbja në Leposaviq, pasi mblidhte para për vajzën e sëmurë pa dijeninë e familjes

Arrestohet serbja në Leposaviq, pasi mblidhte para për vajzën e sëmurë pa dijeninë e familjes

KRONIKA E ZEZË, LAJME
22/10/2021 10:36 Një shtetase e Serbisë ka raportuar në polici se pa autorizimin e saj, një serbe po mblidhte para për vajzën e saj të sëmurë që banon në Kosovë, pa leje qëndrim. “E dyshuara është arrestuar dhe gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi se edhe më parë kishte mbledhur para për një person tjetër e te cilat i kishte keqpërdorur.” thuhej në raportin 24 orësh të policisë. Me vendim te prokurorit e dyshuara është liruar ne procedure të rregullt.
Skënderaj:19 vjeçarit i sekuestrohet një armë

Skënderaj:19 vjeçarit i sekuestrohet një armë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
22/10/2021 10:10 Në orët e pasdites së djeshme policia në Skenderaj ka sekuestruar një armë. Sekuestrimi i armës u bë në rrugën “Bekim Berisha” në kohën kur një njësi policore po trajtonte një rast të një mosmarrëveshje ndërmjet disa personave, me ç’ rast nga i dyshuari V. M. (19 vjeçar) është sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’ për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Lidhur me rastin për armëmbajtje pa leje është intervistuar personi i dyshuar, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”
Arrestohet ish-punëtori i AKI-së

Arrestohet ish-punëtori i AKI-së

KRONIKA E ZEZË, LAJME
21/10/2021 15:15 Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet M.K. Kjo për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Pas një bashkëpunimi ndërmjet AKI-së dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po ashtu në koordinim edhe me Policinë e Kosovës, sot është ...
Arrestohet një person në Mitrovicë

Arrestohet një person në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
21/10/2021 09:43 Një person është arrestuar mbrëmë në Mitrovicë pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime trupore dhe i cili është dërguar për tretman mjekësor,shkruan "Radio-Ylberi" Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Mitrovicë dhe ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari B.H., 27 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Mitrovicë: Prezantohet si person zyrtar, ngacmon seksualisht një grua në prezencë të burrit me të cilin ishte

Mitrovicë: Prezantohet si person zyrtar, ngacmon seksualisht një grua në prezencë të burrit me të cilin ishte

KRONIKA E ZEZË, LAJME
20/10/2021 10:41 Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person i cili është prezantuar si person zyrtar dhe ka ndalur një automjet në të cilin ishin një burrë dhe një grua, derisa dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht këtë të fundit, raporton Express Rasti ka ndodhur në orët e para të së martës në Mitrovicë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh. Rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual/Prezantim i rremë”. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe është ndaluar për gjashtë orë, derisa të këndellet. Pas kësaj, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. “Mitrovicë, 19.10.2021-01:03 . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, duke ju prezantuar si ,, person zyrtar ‘’, ka ndaluar një automjet në të cilin ishin dy vikt...
Drenas:Gjendet pa shenja jete një person

Drenas:Gjendet pa shenja jete një person

KRONIKA E ZEZË, LAJME
20/10/2021 09:09 Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Drenas. Sipas raportit thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raport.
Në Skenderaj në ditën e zgjedhjeve konfiskohet edhe një armë

Në Skenderaj në ditën e zgjedhjeve konfiskohet edhe një armë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
17/10/2021 14:04 Me datën 17 tetor 2021, rreth orës 20:33, është pranuar informata, për të shtëna me armë zjarri në fshatin Qirez. Policia me të pranuar informatën ka shkuar në vendngjarje ku ka gjetur dy gëzhoja, të cilat edhe janë konfiskuar si provë materiale. Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, njësia e hetimeve pas një pune operative hetimore kanë arritur ta identifikojnë kryerësin e veprës E.S., 21 vjeçar, ku me datën 19.10.2021 rreth orës 11:10, policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit në fjalë, ku është takuar prindi i tij i cili e ka dorëzuar armen, e cila dyshohet që është përdorur nga i dyshuari. Policia si provë materiale ka konfiskuar një pistoletë me gas e llojit EKOL Special dhe një karikator të zbrazet. I dyshuari E.S., 21 vje...
Gjuajti me armë zjarri në ditën e zgjedhjeve, arrestohet një person në Skenderaj

Gjuajti me armë zjarri në ditën e zgjedhjeve, arrestohet një person në Skenderaj

KRONIKA E ZEZË, LAJME
19/10/2021 09:53 Të dielën më 17 tetor, në ditën kur u mbajtën edhe zgjedhjet lokale në Kosovë, në komunën e Skenderajt pas publikimit të rezultateve preliminare pati të shtëna me armë në shenjë feste. Lidhur me këtë rast, policia ka arritur ta arrestoj të dyshuarin mashkull, shkruan "Radio-Ylberi" Gjithashtu në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar 18 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. “Pas një pune hetimore me datë 18.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me një karikator dhe pesë fishek. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë....
Policia ka dhënë detaje për të shtënat me armë mbrëmë në Skenderaj

Policia ka dhënë detaje për të shtënat me armë mbrëmë në Skenderaj

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
18/10/2021 11:19 Përmes raportit 24 orësh, policia bën me dije se ka hapur katër raste për “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Si pasojë e të shtënave me armë, një person është goditur nga një plumb me ç’rast ka kërkuar trajtim mjekësor. Më poshtë mund të lexoni se çfarë gjeti policia në disa lokacione të Skenderajt, trasmeton "Radio-Ylberi" Skenderaj, 17.10.2021-20:42. Viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës pasi që i njëjti është goditur nga një plumb nga drejtim i panjohur. Rasti është duke u hetuar Skenderaj, 17.10.2021-20:55. Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri nga person-a të panjohur, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Rasti vazhdon të hetohet Skenderaj, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Skënderaj

Plagoset me armë zjarri një person në Skënderaj

KRONIKA E ZEZË, LAJME
17/10/2021 - 23:03 Një person është plagosur sonte me armë zjarri në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi I Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Sonte rreth orës 20:45 është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima i gjinisë mashkullore, i moshës 33-vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimit nga një predhë plumbi”, tha zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti. /Jepi Zë
div.meta-author { display:none; }