News That Matters

KRONIKA E ZEZË

E grushtoi një grua në market, gjykata i cakton një muaj paraburgim 46-vjeçarit

E grushtoi një grua në market, gjykata i cakton një muaj paraburgim 46-vjeçarit

KRONIKA E ZEZË, LAJME
26/10/2021 17:57 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik kundër të pandehurit F.B., për shkak të veprës penale “Sulmi”. Në njoftimin për media thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik kundër të pandehurit F.B. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj dhe ka urdhëruar që ndaj të njëjtit të bëhet ekzaminimi psikiatrik. “Të pandehurit F.B. i është caktuar masa e paraburgimit në bazë të nenit 187 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.2, 1.2.3...
Dërgohet në mbajtje personi që rrahu një grua në një shitore në Prishtinë

Dërgohet në mbajtje personi që rrahu një grua në një shitore në Prishtinë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
25/10/2021 12:50 Është dërguar në mbajtje personi që ka sulmuar fizikisht një grua në një shitore në Prishtinë. Lajmin për Telegrafi e ka konfirmuar zëdhënësja Policisë së Kosovës së Kosovës, Flora Ahmeti. Ahmeti tha se ndaj tij është iniciuar rasti ” Lëndim i lehtë trupor”. “Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, rreth orës 14:30, në një market në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’. I njëjti pas arrestimit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për tu proceduar më tej”, ka thënë ajo për Telegrafin. Ndryshe, dje mediumi Sinjali ka publikuar një video në të cilën shihet personi në fjalë duke sulmuar një grua, derisa ishte në supermarket i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët. Personi ushtron...
Dy burra të dehur “rrotë” i shkojnë në shtëpi një qytetari dhe ia thyejnë derën

Dy burra të dehur “rrotë” i shkojnë në shtëpi një qytetari dhe ia thyejnë derën

KRONIKA E ZEZË, LAJME
25/10/2021 09:48 Dy persona janë arrestuar pasi në gjendje të dehur kanë shkuar në shtëpinë e një qytetari tjetër dhe ia kanë dëmtuar dyert e shtëpisë. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në Leposaviq. KANOSJE Leposaviq, 24.10.2021 – 17:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në gjendje të dehur kanë shkuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar , ku kanë kanosur dhe më pas kanë dëmtuar dyert e hyrjes së shtëpisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Mitrovicë: Dy kosovarëve u kërkohet haraç 60 mijë euro

Mitrovicë: Dy kosovarëve u kërkohet haraç 60 mijë euro

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
24/10/2021 12:12 Dy meshkuj kosovarë në Mitrovicë të Jugut kanë informuar Policinë se ditë më parë pas një kacafytjeje, i dyshuari mashkull kosovar, ua kishte grabitur një zinxhir të arit. Më pas i dyshuari nga ankuesit kishte kërkuar në formë të haraçit 60.000 euro, për ndryshe ai do t’i vriste ata. Njoftimi i plotë i Policisë: Mitrovicë Jug 15.10.2021 – 22:30. Dy ankues meshkuj kosovar kanë informuar se ditë më parë pas një kacafytje, i dyshuari mashkull kosovar, ju kishte grabitur një zinxhir të arit. Më pas i dyshuari nga ankuesit kishte kërkuar në formë të haraçit 60.000 euro, për ndryshe ai do t’i vret ankuesit. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
Në veri të Mitrovicës digjen dy kamionë

Në veri të Mitrovicës digjen dy kamionë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
24/10/2021 11:25 Persona të panjohur kanë djegur mbrëmë dy kamionë në Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut. Sipas Policisë, persona të pa njohur në Zubin Potok i kanë vënë zjarrin kamionit të ankuesit, i cili ishte i parkuar para shtëpisë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nga zjarri janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin të parkuar afër kamionit. Rasti është duke u hetuar. Kurse, në Mitrovicën e veriut, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vënë zjarrin kamionit dhe veturës së tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njësia policore është duke hetuar rastin.
Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

KRONIKA E ZEZË, LAJME
24/10/2021 11:17 Dhuna në familje vazhdon të jetë e pranishme në rrethin tonë shoqëror. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit sipas raportit të policisë, janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Sipas raportit tri raste janë raportuar në Prishtinë, dy në Prizren dhe dy në Gjakovë. Në të gjitha rastet, viktima të sulmit nga bashkëshortët kanë qenë femrat. Më poshtë rastet e plota sipas raportit: Fushë Kosovë 23.10.2021 – 03:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, viktima kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Prishtinë 23.10.2021 – 12:55. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dysh...
Një muaj paraburgim për ish-zyrtarin e AKI-së

Një muaj paraburgim për ish-zyrtarin e AKI-së

KRONIKA E ZEZË, LAJME
22/10/2021 17:50 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në çështjen penale kundër të pandehurit M.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të KPRK-së, Keqpërdorimi i informatës zyrtare nga neni 416 të KPRK-së, Hyrja në sistemet kompjuterike nga neni 327 të KPRK-së, Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara nga neni 125 të KPRK-së dhe Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara nga neni 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.K. e ka a...
Drenas:I moshuari i arrestuar për sulm seksual e kaloi natën prapa grilave

Drenas:I moshuari i arrestuar për sulm seksual e kaloi natën prapa grilave

KRONIKA E ZEZË, LAJME
22/10/2021 11:15 Policia e Kosovës ka njoftuar sot se 87-vjeçari nga Drenasi i cili u arrestua mesditën e së enjtes, nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të miture, e ka kaluar natën prapa grilave.. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e sotëm të policisë. Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari ka sulmuar seksualisht një të mitur, duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij
div.meta-author { display:none; }