News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Policia ka  hasur në tre raste ku fëmijët përdoren për lëmoshë

Policia ka hasur në tre raste ku fëmijët përdoren për lëmoshë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
29/10/2021 10:24 Policia ka njoftuar për tri raste ku fëmijët janë hasur duke kërkuar lëmoshë së bashku më nënat e tyre. Gjatë ditës së djeshme policia ndaloi tri nëna në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, të cilat kërkonin lëmoshë bashkë me fëmijët e tyre të mitur, njofton policia. Pas intervistimeve, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.
Gruaja del nga strehimorja dhe braktis djalin 14 muajsh

Gruaja del nga strehimorja dhe braktis djalin 14 muajsh

KRONIKA E ZEZË, LAJME
28/10/2021 10:11 Policia e Kosovës në Gjakovë njofton se është arrestuar e dyshuara femër pasi që e njëjta ka dalë nga strehimorja pa paralajmërim dhe ka braktisur djalin e saj 14-muajsh. Zyrtarët e QPS-së, fëmijën-djalin e braktisur e kanë dorëzuar te babai i tij, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Regjisorja Burbuqe Berisha varroset sot

Regjisorja Burbuqe Berisha varroset sot

KRONIKA E ZEZË, KULTURË
28/10/2021 08:54 Sot (e enjte) do të bëhet ceremonia e varrimit të regjisores së njohur dhe ish-drejtoreshës së Teatrit Kombëtar, Burbuqe Berisha. Kjo është bërë e ditur në rrjete socile nga familjarët e të ndjerës, duke treguar se do mbahet një mbledhje komemorative e pastaj do mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar. Ndërkohë, ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Ndërron jetë biznesmeni i njohura nga Peja, Agim Lluka

Ndërron jetë biznesmeni i njohura nga Peja, Agim Lluka

KRONIKA E ZEZË, LAJME
27/10/2021 19:07 Njëri ndër themeluesit e korporatës Dukagjini, Agim Lluka ka ndërruar jetë sot. Lluka ka lindur në Pejë ne vitin 1961. Është vëllai i presidentit te Korporatës Dukagjini Ekrem Lluka. Agim Lluka ishte kudo në ngritjen e sektorëve te Korporatës, në disa prej te cilave duke qenë edhe bashkëthemelues. Roli i Agimit mbetet i madh në zhvillimin e jetës letrare, arsimore e kulturore edhe në sistem paralel, duke e vënë shtypshkronjën Dukagjini në dispozicion të rrethanave të kohës së okupimit në shërbim të institucioneve të Kosovës. Pas luftës ishte ideator i themelimit të Radio Dukagjinit. U shqua si mbështetës i librit me shtëpitë botuese, ombrellë e korporatës.
Merrte nga qytetarët deri në 5 mijë euro për një vizë shengen, arrestohet nga policia

Merrte nga qytetarët deri në 5 mijë euro për një vizë shengen, arrestohet nga policia

KRONIKA E ZEZË, LAJME
27/10/2021 18:26 Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën “kontrabandë me migrantë”. A.G, dyshohet se iu ka siguruar disa personave viza Schengen, në ambasadën e një shteti të huaj, në një shtet tjetër jashtë Kosovës. Sipas informacioneve të policisë për një vizë ai ka përfituar nga tre mijë e deri në pesë mijë euro. “Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve i Departamenti të Policisë Kufitare, ndërmerr veprime konkrete ligjore, pas hetimeve të gjata kundër të dyshuarit mashkull, kosovar me iniciale (A.G.), nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “kontrabandim me migrantë”, ku konkretisht dyshohej se i njëjti person, qytetarëve të Republikës së Kosovës iu ka siguruar viza Schengen, në Ambasadën e një shteti të huaj, në një shtet t...
MKRS-ja: Burbuqja ndërroi jetë papritmas, jemi thellësisht të prekur

MKRS-ja: Burbuqja ndërroi jetë papritmas, jemi thellësisht të prekur

KRONIKA E ZEZË, KULTURË, Storiet Kryesore
27/10/2021 15:33 Regjisorja Burbuqe Berisha ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në objektin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Nëpërmjet një njoftimi për media nga MKRS-ja thuhet se regjisorja ndërroi jetë papritmas dhe se janë thellësisht të prekur nga kjo ngjarje, njofton Klankosova.tv. “Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha. Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”. Tutje thuhet se Berisha ka lënë pas vete një krijimtari shumë të begatë. “Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fitue...
Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe katër të tjerëve

Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe katër të tjerëve

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
27/10/2021 10:10 Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj dhe tre të tjerëve, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani. Lajmin e ka bërë të ditur mbrojtësi i të akuzuarit Shasha, avokati Tahir Rrecaj. Ai ka thënë se kundër këtij vendimi brenda afatit ligjor ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Po, e kemi shfrytëzuar të drejtën e ankesës dhe brenda afatit ligjor prej 5 ditësh ne e kemi paraqitur ankesën në Gjykatën e Apelit”, tha avokati Rrecaj. Ndryshe, të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestarë të mbajtur më 1 shtator të këtij viti. Ky rast gjykohet nga gjykatësi i Departamentit Special t...
Mitrovicë:Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, arrestohet një person

Mitrovicë:Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, arrestohet një person

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
27/10/2021 08:41 Policia ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Viktima ka thënë se me të dyshuarin kishte kryer me dëshirë marrëdhënie seksuale. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor është ndaluar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në të cilën veturë kishte qenë e mitura viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeç. Viktima ka deklaruar se me të dyshuarin me dëshirë kishte pasur marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë”, njofton policia në raportin 24 orësh, trasmeton "Radio-Ylberi"
div.meta-author { display:none; }