News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Mitrovicë: Dy të arrestuar për ‘lëndim të rëndë trupor’

Mitrovicë: Dy të arrestuar për ‘lëndim të rëndë trupor’

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
01/11/2021 08:50 Dy persona janë arrestuar dje në Mitrovicë pasi kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, si pasojë e një mosmarrëveshjeje. “Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe janë arrestuar i dy të dyshuarit. Rasti po hetohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet më tej në njoftimin e policisë, transmeton “Radio-Ylberi”
Aksident trafiku në Mitrovicë

Aksident trafiku në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
31/10/2021 09:44 Një aksident ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në fshatin Zhabar i Epërm në Mitrovicë, ku një veturë ka dalur jashtë rrugës dhe ka goditur një automjet tjetër të parkuar,trasmeton “Radio-Ylberi” Sipas policisë, deri te aksidenti dyshohet të ketë çuar mospërshtatja e shpejtësisë dhe kushtet e rrugës. Nga ky aksident lëndime trupore ka pësuar vetëm ngasësi i veturës, i cili ka marrë tretman mjekësor. “Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve me targa vendore. Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mos mospërshtatjes të shpejtësisë dhe kushte të rrugës nga drejtuesi i automjetit i cili del jashtë rruge dhe godet automjetin tjetër i cili ka qenë i parkuar jashtë rrugës. Lëndime trupore ka pësuar vet drejtuesi i automje...
Arrestohen 23 të dyshuar për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës

Arrestohen 23 të dyshuar për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës

KRONIKA E ZEZË, LAJME
30/10/2021 15:01 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke e zbatuar planin operativ ‘identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit’. Ky plan është zbatuar në tërë territorin e vendit nga data 25.10.2021 deri me datë 29.10.2021. Në njoftimin e PK-së thuhet se gjatë zbatimit të këtij plani operativ janë kryer këto veprime: • Identifikimi i 18 fëmijëve lëmoshe kërkues, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 7 shtetas të Shqipërisë, • Identifikimi i 23 lëmoshe kërkuesve të rritur, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 12 shtetas të Shqipërisë, • Numri i të dyshuarve gjithsej 23 persona. Në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar gjithsej 15 raste ndaj 23 të dyshuarve për ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’. Të dyshuarit janë prindër të fëmijëve lë...
Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

KRONIKA E ZEZË, LAJME
30/10/2021 09:04 Një person në Vushtrri është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në raportin 24 orësh thuhet se njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konfirmuar vdekja e viktimës. “Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë së tij. Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.
Malishevë: Djali kanos babain e tij

Malishevë: Djali kanos babain e tij

KRONIKA E ZEZË, LAJME
30/10/2021 09:01 Një djalë nga Malisheva ka kanosur babain e tij, e ky i fundit e ka raportuar rastin në polici. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se babai ka raportuar se deri tek kanosja erdhi pas një mosmarrëveshje, përcjell “Radio-Ylberi” “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar, i ka kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. Tutje, në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.
Vrasje në Mitrovicë

Vrasje në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
30/10/2021 08:49 Një vrasje ka ndodhur pak pas mesnatës në Komunën e Mitrovicës. Një person atje është therrur për vdekje nga dy persona, pas një mosmarrëveshje, trasmeton “Radio-Ylberi” Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Njësitë relevante thuhet se kanë dalë në vendin e ngjarjes , derisa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. “Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021-00:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati. Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i ...
QKUK:Vdes një shtetas gjerman, rasti hetohet nga policia

QKUK:Vdes një shtetas gjerman, rasti hetohet nga policia

KRONIKA E ZEZË, LAJME
30/10/2021 08:48 Gjatë ditës së djeshme raportohet se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë një shtetas gjerman. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, trasmeton “Radio-Ylberi” Rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.
Dy të arrestuar për “trafikim me njerëz” dhe “dhunim”

Dy të arrestuar për “trafikim me njerëz” dhe “dhunim”

KRONIKA E ZEZË, LAJME
29/10/2021 21:44 Janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘dhunim’. Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas hetimeve të realizuara kanë identifikuar dy viktima të mitura 13 dhe 15 vjeçare te cilat janë trajtuar sipas procedurave standarde të operimit. Më pas me 23 tetor dy viktimat janë vendosur në strehimore, përcjell Klankosova.tv. “Më, 27.10.2021, pas konsultimit me prokuroren e Prokurorisë Themelore Pejë dhe me urdhër verbal të gjykatësit të procedurës paraprake-Ferizaj, është kontrolluar një lokal në Ferizaj ku dyshohet se ka punuar njëra nga viktimat e mitura dhe banesa në Ferizaj ku janë strehuar viktimat e mitura.Hetuesit policorë kanë identifikuar d...
Mbrojtja kërkon lirimin e të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Mbrojtja kërkon lirimin e të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
29/10/2021 | 14:43 Të premten, mbrojtësit e të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, avokatët Ahmet Tahiri dhe Ymer Beka kërkuan nga Gjykata e Apelit që aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj të ndryshohet dhe i akuzuari të lirohet nga akuza. Më 27 maj 2021, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj në nëntor të 2015-tës. Kundër këtij aktgjykimi, në Gjykatën e Apelit kanë parashtruar ankesë Prokuroria e Apelit të cilët kanë propozuar që ndaj të akuzuarit të vërtetohet dënimi i shkallës së parë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ndërsa mbrojtësit e të akuzuarit, avokatët Gëzim Kollqaku, Ahmet Tahiri dhe Ymer Beka kanë kërkuar që i mbrojturi i tyre të lirohet nga akuza. Këto ankesa u shqyrtuan të pr...
Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

KRONIKA E ZEZË, LAJME
29/10/2021 12:02 Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës që kanë ndodhur në familje në 24 orët e fundit, trasmeton "Radio-Ylberi" Policia bën të ditur se lidhur me rastet ka intervistuar personat e dyshuar, kurse viktimat e dhunës kanë pranuar tretman mjekësor. Më poshtë rastet e ndara sipas raportit të Policisë: Gjilan, 27.10.2021 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Prizren , 28.10.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollimit të shtëpisë, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike,...
div.meta-author { display:none; }