News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Kërkohet paraburgim për pesë kamarierët që dyshohet se shpërndanin 2-euroshe false

Kërkohet paraburgim për pesë kamarierët që dyshohet se shpërndanin 2-euroshe false

KRONIKA E ZEZË, LAJME
04/11/2021 11:25 Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për pesë kamarierë në Prizren, të cilët dyshohet se falsifikuan para dhe i shpërndanë ato. Sipas kërkesës, i pandehuri B.B., gjatë muajit tetor deri në fillim të nëntorit 2021, i ka shitur të pandehurit T.P. 1200 euro, të gjitha në monedha metalike nga 2 euro, me qëllim që ky i fundit t’i vë të njëjtat në qarkullim si të vërteta. T.P është pajtuar që këto para flase t’i blejë për 900 euro, duke i paguar në mënyra periodike. Herën e parë për 300 euro false paguan 200 euro origjinale, ndërsa herën e dytë për 400 euro false paguan 300 euro origjinale derisa në herën e tretë për 550 false paguan 400 euro origjinal ashtu që në total i pandehuri B.B., arrin t’i shesë 1250 euro false. “Ndërsa, të pand...

8 të lënduar nga një aksident në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
03/11/2021 19:59 Rreth orës 18:20 ka ndodhur një aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës. Si pasojë e këtij aksidenti mes dy automjeteve, janë lënduar 8 persona. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:20, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Shupkovc.Si pasojë e aksidentit të shkaktuar ndërmjet një kamionete dhe një veture, lëndime kanë pësuar tetë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor“
Vdes një grua në institutin special në Shtime

Vdes një grua në institutin special në Shtime

KRONIKA E ZEZË, LAJME
03/11/2021 11:09 Një grua e cila ishte duke u trajtuar në institutin special në Shtime, ka ndërruar jetë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. “HETIM I VDEKJES-Instituti Special Shtime 02.11.2021 – 00:50. Nga instituti është informuar se viktima femër kosovare-paciente, ka ndërruar jetë . Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.
Ferizaj:Arrestohet 16-vjeçari, ia grabiti çantën një gruaje

Ferizaj:Arrestohet 16-vjeçari, ia grabiti çantën një gruaje

KRONIKA E ZEZË, LAJME
02/11/2021 09:57 Një 16-vjeçar është arrestuar në Ferizaj pasi që grabiti një çantë me dokumente para nga një grua Policia e Kosovës për Rajonin e Ferizajt ka treguar se mbrëmë dy persona të dyshuar, njëri duke e mbajtur me forcë për krahu një femër dhe një tjetër me forcë grabiten nga çanta portofolin me dokumente dhe para në vlerë prej 90 eurove. “Mbrëmë rreth orës 20:35 , stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion se në rr. ‘Zenel Hajdini’’ në Ferizaj është një rast i grabitjes. Në lidhje me këtë, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se dy persona të dyshuar, njëri duke e mbajtur me forcë për krahu viktimën femër , kosovare dhe tjetri i dyshuar , me forcë i grabit nga çanta portofolin me dokumente d...
Mitrovicë e Veriut:Katër persona rrihen mes vete

Mitrovicë e Veriut:Katër persona rrihen mes vete

KRONIKA E ZEZË, LAJME
02/11/2021 11:11 Katër kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë rrahur mes vete në Mitrovicën e Veriut. Siç njofton policia në raportin 24 orësh, rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje. “Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovar, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Skënderaj: Burri  dyshohet se dhunoi një vajzë në shtëpinë e tij, lirohet

Skënderaj: Burri dyshohet se dhunoi një vajzë në shtëpinë e tij, lirohet

KRONIKA E ZEZË, LAJME
02/11/2021 11:02 Policia në Skenderaj ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se në shtëpinë e ti, ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur. Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh. Sipas policisë, me vendim të prokurorit palët pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar si “Dhunim”. “DHUNIM-Skenderaj 01.11.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shtëpinë e tij kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.
Dogana ka njoftuar se është parandaluar kontrabanda me telefona mobil

Dogana ka njoftuar se është parandaluar kontrabanda me telefona mobil

KRONIKA E ZEZË, LAJME
01/11/2021 10:50 Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikë kalimin kufitar në Vermicë, është parandaluar kontrabanda me telefona mobil. Sipas njoftimit të Doganës, telefonat kanë qenë në një kombi-bus me targa kosovare, i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë. Aty janë gjetur dhjetë telefona mobil të llojit Samsung Galaxy A32, së bashku me adaptera, të cilët janë konfiskuar. “Në pikë kalimin kufitar të Vermice ështe paraqitur kombi-bus me targa kosovare i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë, pas pyetjes nga ana e Oficerve doganor personi përgjegjës është përgjigjur qe nuk ka asgjë, pastaj i njëjti automjet është selektuar për kontrollë në vijën e dytë. Gjatë kontrollës nën karrikë e parë është hasur në mallra të padeklaruara: – Telefona të menqur Samsung Galaxy A32 në sasi prej 10 copë në pak...
Fushë Kosovë: Vjehrra e bën për spital renë e saj

Fushë Kosovë: Vjehrra e bën për spital renë e saj

KRONIKA E ZEZË, LAJME
01/11/2021 09:29 Një femër kosovare nga Fushë Kosova është sulmuar me mjete të forta nga vjehrra e saj. Ajo ka marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra derisa e dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. “Fushë Kosovë, 31.10.2021 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuara femër kosovare (vjehrra e saj) e ka sulmuar atë me mjet të fortë druri. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Skënderaj: Në një aheng familjar sekuestrohen dy armë

Skënderaj: Në një aheng familjar sekuestrohen dy armë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
01/11/2021 09:23 ​Gjatë orëve të mbrëmjes të datës 31 tetor 2021, në Stacionin Policor Skenderaj, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Polac, njofton Policia, trasmeton “Radio-Ylberi” ​Ndërsa pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç' rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale fillimisht janë identifikuar disa gëzhoja, ndërsa nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të llojit pistoleta. “​Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit F. Z.,37 vjeçar dhe M. K.,44 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. ​Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre ës...
div.meta-author { display:none; }