News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Ka vdekur Ahmet Zariqi afaristi  nga Vushtrria

Ka vdekur Ahmet Zariqi afaristi nga Vushtrria

KRONIKA E ZEZË, LAJME
08/11/2021 12:14 Sot ka vdekur njër nga afaristët më të mdhenjë në Vushtrri, Ahmet Zariqi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij. I ndjeri njihej si biznesmen i suksesshëm edhe në trojet tjera shqiptare, ndërsa jeta dhe veprimtaria e tij ka qenë e orientuar kryesisht në zhvillimin e qytetit të Vushtrrisë.
Suspendohet gjyqtarja që dënoi me 8 muaj e 8 ditë burgim dhunuesin e 15-vjeçares

Suspendohet gjyqtarja që dënoi me 8 muaj e 8 ditë burgim dhunuesin e 15-vjeçares

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
08/11/2021 13:56 Gjyqtares, Florije Zatriqi, i kushtoi me suspendim dënimi i dhënë ndaj një personi të akuzuar për dhunimin e një 15 vjeçareje me vetëm tetë muaj e tetë ditë burgim. Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka suspenduar gjyqtaren e Gjykatës Themelore në Pejë, Florije Zatriqi, deri në një vendim tjetër. “Është themeluar paneli hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/10/2021/GJTHPE-AD/GJTHPE/15/21 dhe është vendosur për suspendimin e gjyqtares F.Z deri në një vendim tjetër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.
Vdes regjisori i njohur kosovar

Vdes regjisori i njohur kosovar

KRONIKA E ZEZË, KULTURË, Storiet Kryesore
07/11/2021 10:07 Regjisori i njohur shqiptar, Vladimir Kasaj ka vdekur ditën e sotme në moshën 70-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Varrimi do të bëhet ditën e sotme në ora 14:00 në Sharrë. “Të nderuar të afërm dhe miq, me trishtim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të njeriut tonë të dashur, bashkëshortit dhe babait Vladimir Kasaj. Varrimi do të bëhet në orën 14.00 në Sharrë duke u nisur nga agjencia funerale Alba 2000, pranë Medresesë, Rruga e Dibrës 302. Vizitat do te kryhen po pranë kësaj agjencie, ditën e martë date 09/11 nga ora 09:00 deri në 13:00 dhe 16:00 deri ne 20:00. Familja”, thuhet në njoftim. Ai njihet si autor i shumë filmave “Flaka e maleve”, “Ditët që sollën pranverën”, “Rikonstruksioni”   ...
Pesë burra u ndaluan për dhunë ndaj grave brenda 24-orëve

Pesë burra u ndaluan për dhunë ndaj grave brenda 24-orëve

KRONIKA E ZEZË, LAJME
07/11/2021 10:00 Policia njofton për gjashtë raste të dhunës dhe kanosjes ndaj grave brenda 24-orëve në Kosovë. Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Klinë dhe Suharekë. Burri që rrahu gruan e tij në Suharekë ëshë liruar. Siç njofton policia, transmeton Express, dje në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia. Gjatë ditës së djeshme, në Prishtinë, viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me mesazhe përmes telefoni nga bashkëshorti i saj dyshuari mashkull kosovar. “I dyshuari ësht...
Mitrovicë: Lind një 15-vjeçare, nisin hetimet

Mitrovicë: Lind një 15-vjeçare, nisin hetimet

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
07/11/2021 09:21 Policia ka raportuar se dje në mesditë, një e mitur ka shkruar për të lindur në Spitalin e rajonit të Mitrovicës së Jugut. Ndërkohë, i dyshuari i cili bashkëjeton me 15-vjeçaren në rrugën “Ahmet Delija”, nuk është hasur ende nga Policia, ku si dëshmitarë më pas është intervistuar babai i të miturës. Ndërkaq, në polici kanë nisur hetimet dhe rasti është iniciuar si “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç”
Helomohen 21 nxënës në dy shkolla të Lipjanit

Helomohen 21 nxënës në dy shkolla të Lipjanit

KRONIKA E ZEZË, LAJME
06/11/2021 20:23 21 nxënës janë raportuar që kanë pasur probleme shëndetësore në fshatin Shalë të Lipjanit, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka marrë mostrat e ujit në shkolla. Ndonëse procesi mësimor po mbahet edhe gjatë së shtunës, këtyre fëmijëve iu pamundësua të shkojnë në shkollën “Ibrahim Banushi” në Shalë të Lipjanit. Ata prej ditësh kanë probleme shëndetësore, të cilat po dyshohet të jenë nga helmimi. Për shkak të këtyre dyshimeve, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tashmë ka marrë mostrat e ujit. Mirëpo sipas drejtorit, ky ujë është i pijshëm. Edhe njëmbëdhjetë nxënës të tjerë u raportuan të helmuar në shkollën “Shaqir Hoxha” e po të njëjtit fshat. Vetëm dy prej tyre u paraqitën në shkollë gjatë së shtunës, ndërsa të tjerët po vazhdojnë të marr...
Ferizaj:Arrestohet një femër për vrasje në tentative

Ferizaj:Arrestohet një femër për vrasje në tentative

KRONIKA E ZEZË, LAJME
06/11/2021 08:22 Është arrestuar një 23 vjeçare në Ferizaj pasi dyshohet se mbrëmë ka therrë me thikë një 38 vjeçar pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete. Të dy janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, pastaj e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor. “Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:40 ka pranuar një informacion se në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani ” në Ferizaj është një rast therje me mjet të fortë ( thikë).” thuhej në një njoftim për media të policisë. Tutje bëhet e ditur se në vendin ku ka ndodhur ngjarja kanë shkuar edhe Sektori Rajonal i Hetimeve për të mbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri te ky incident. “E dyshuara, pasi intervistohet nga hetuesit rajonal, me ...
PSD me aksion simbolik në 5-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

PSD me aksion simbolik në 5-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

KRONIKA E ZEZË, LAJME
05/11/2021 13:03 Partia Socialdemokrate në 5-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit kanë bërë një aksion simbolik duke vendosur pankarta të objekti i Qeverisë së Kosovës. Në këto pankarta janë shkruar deklarata që ishin bërë në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit nga kryeministri, Albin Kurti, kryekuvendari, Glauk Konjufca e ministrat, Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla. Pas vendosjes së pankartave para medieve ka folur kryetari i PSD-së, Frashër Krasniqi. “Astrit Dehari është emër që për katër vite nuk e kanë hequr prej gojës Albin Kurti e LVV-ja. Astrit Deharin e ka përmendur Albin Kurti vetëm pas vdekjes së tij, nuk e ka thënë asnjë fjalë për 2 muaj kur ishim arrestuar. Albin Kurti vendosi ta përdorë vetëm kur ky emër u bë i përdorshëm elektoralisht dhe politikisht. Nuk e përmendi as edh...
div.meta-author { display:none; }