News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Viti: Arrestohet një arsimtar

Viti: Arrestohet një arsimtar

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
13/11/2021 10:33 Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një arsimtar në Viti, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar nxënësen e tij. Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Viti 01.11.2021 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-arsimtar, nën dyshimin se ka keqtrajtuar nxënësen viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Suspendohen nga puna dy policë, u përfshin në komente politike gjatë fushatës parazgjedhore

Suspendohen nga puna dy policë, u përfshin në komente politike gjatë fushatës parazgjedhore

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
13/11/2021 10:22 Dy zyrtarë policorë janë suspenduar përkohësisht nga puna për shkak se janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore. Në njoftimin e bërë për media thuhet se përfshirja e tyre paraqet shkelje të rëndë disiplinore. “Me datë 13.11.2021, Policia e Kosovës ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë, njëri me detyrë në kuadër të departamentit të hetimeve dhe tjetri me detyrë në kuadër të departamentit të kufirit, pasi që dyshohet se të njëjtit janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore-balotazhi 2021, që paraqet shkelje të rëndë disiplinore. Suspendimi i tyre është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, ...
Konfiskohen 15 kilogramë marihuanë në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë

Konfiskohen 15 kilogramë marihuanë në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
13/11/2021 17:09 Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 35 vjeçar në Milloshevë të Obiliqit, si dhe ka konfiskuar mbi 15 kilogramë marihuanë në veturën e tij. “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Sektori Qendror, pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve, se disa të dyshuar po bëjnë transport të substancës narkotike, më 12.11.2021, kanë identifikuar një veturë me të cilën po dyshohej se po transportohej lënda narkotike. Policia, rreth orës 18:00 (12.11.2021), në Milloshevë, kanë ndaluar veturën me targa vendore. Fillimisht drejtuesi i veturës ka tentuar të ik me të vërejtur policinë, por falë edhe patrullës policore të trafikut, vetura është ndalur. Gjatë kontrollit të veturës, në bagazh, janë gjetur tre thasë të mbushur me substancë që d...
294 tiketa për mosrespektim të masave anti COVID

294 tiketa për mosrespektim të masave anti COVID

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
13/11/2021 09:50 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 294 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID. Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 1,585 tiketa trafiku, transmeton "Radio-Ylberi" Një aksident është me të vdekur, ndërsa janë shkaktuar edhe 40 aksidente trafiku me dëme materiale e 21 me të lënduar dhe janë arrestuar 21 persona e janë dërguar në mbajtje 11 persona.
Ndalohet një person,pasi ai ngacmoi ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

Ndalohet një person,pasi ai ngacmoi ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
11/11/2021 09:19 Një person është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi që i njëjti kishte ngacmuar ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore përmes një njoftimi për media. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë”, thuhet në njoftim. Prokuroria njofton se ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedural...
Vëllai rrah motrën në Prishtinë

Vëllai rrah motrën në Prishtinë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
10/11/2021 10:30 Një grua në Prishtinë është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Policia përmes raportit 24 orësh njofton se me vendim të prokurorit, palët pas intervistimit janë liruar. “Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Mitrovicë: Dy persona arrestohen për shitblerje të drogës

Mitrovicë: Dy persona arrestohen për shitblerje të drogës

KRONIKA E ZEZË, LAJME
09/11/2021 16:10 Stacioni Policor Jug Mitrovicë, sot ka arrestuar dy të dyshuar M.K., 40 vjeçar dhe M.Th., 24 vjeçar pasi Gjykata kishte lëshuar urdhëresë për kapjen e tyre, për shkak të dyshimit për shitblerje të substancave narkotike. Policia njofton se sot rreth orës 08:30, në rrugën “Dëshmorët e kombit” është ndaluar i dyshuari M.K., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Pejë kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.60/2021, për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”. Ndërsa, i dyshuari tjetër M.K., është arrestuar në po të njëjtën rrugë, rreth orës 09:00 ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.97/2021, për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitj...
Gjilan: Arrestohet personi i pestë që dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e mbrëmshme

Gjilan: Arrestohet personi i pestë që dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e mbrëmshme

KRONIKA E ZEZË, LAJME
09/11/2021 14:14 Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve edhe të dyshuarin e pestë, me inicialet R.I., mbi dyshimit se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e ndodhur mbrëmë në Gjilan. Si pasojë e këtij rasti, me armë zjarri u privua nga jeta tani i ndjeri E.R. Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit R.I., ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij do të vazhdojë me procedurat e tjera hetimore.
div.meta-author { display:none; }