21/11/2021 10:33
Dje në Mitrovicë ka ndodhur një vjedhje e rëndë, ku persona të panjohur kanë depërtuat me forcë në shtëpinë e një personi dhe i kanë vjedhur një armë.
Sipas raportit të policisë, hajnat kanë vjedhur një pushkë gjuetie, ndërsa rasti është duke u hetuar.
20/11/2021 12:37
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit dhe të gjitha ndaj grave.
Dy raste janë raportuar në Prishtinë dhe nga një në Lipjan, Fushë Kosovë, Rahovec dhe Skenderaj.
“Prishtinë 18.11.2021 – 19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Prishtinë 05.11.2021 – 19:55. Me 19.11.2021 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë në familjen e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhej në raport.
...
19/11/2021 12:32
Policia ka arrestuar mbrëmë një 61 vjeçar në Bajgorë pasi ia ndaluan veturën për kontroll dhe ia gjetën një pushkë gjysmë-automatike dhe pesë fishekë.
Sipas njoftimit, arma është konfiskuar nga Policia pasi i dyshuari nuk posedonte leje.
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari S. M., i cili është liruar në procedurë të rregullt.
19/11/2021 09:29
Një person është zënë nga policia në tavanin e shtëpisë që kishte në plan ta grabiste.
Shtëpia ishte e një mërgimtari në rrugën “Bajram Curri” në Suharekë, i cili nuk ishte në Kosovë.
Pasi kishte marrë informacione, policia e kapi në flagrancë të dyshuarin J.B, i lindur në vitin 1994, gjatë kontrollimit të shtëpisë.
Ai është intervistuar dhe ndaj tij dhe është ngritur kallëzim për veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë.
“Rastet e dëmtimeve dhe vjedhjeve nga shtëpitë e mërgimtarëve kanë qenë shpesh cak i hajnave, pasi këto shtëpi janë të pabanuara, mirëpo policia falënderon qytetarët të cilët raportojnë rastet e dyshimta dhe vazhdimisht monitoron dhe kontrollon lokacione të caktuara duke siguruar dhe mbrojtur pronën e qytetarëve”.
Në lidhje me rastin është inform...
18/11/2021 13:23
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën kundër 73 personave, të pandehur lidhur me rastin “Karaçeva”.
Më shumë se një vit më parë, Policia e Kosovës kishte nisur një aksion të madh ku u arrestuan një numër i madh i të dyshuarve, përfshirë këtu edhe zyrtarë policor.
Kur kanë kaluar më shumë se 13 muaj, Prokuroria Themelore në Gjilan tashmë ka ngritur aktakuzën kundër gjithsej 73 personave të përfshirë në këtë rast.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, sipas aktakuzës, të pandehurit F.L., H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.Th., S.G., S.N., Z.A., N.S., dhe F.K., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Po ashtu, edhe të pandehurit D...
18/11/2021 08:38
Në orët e mbrëmjes të së mërkurës njësitet policore në dy raste të ndara në zonën e Skenderajt kanë arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të substancave të dyshuara narkotike.
Arrestimi i dy të dyshuarve të parë ndodhi në fshatin Rakinicë të Skenderajt, pasi njësia policore ka ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike në sasi 4.2 gr.
Ndërsa arrestimi i të dyshuarit të tretë u bë në një pikë kontrolli në fshatin Runik të Skenderajt ku gjatë kontrollit të një veture atij i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.5 gr, substancë e dyshuar narkotike.
Personat e arrestuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do...
17/11/2021 17:00
PK ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme dhe sot në shkollat e mesme e fillore në Mitrovicë dhe Vushtrri ka pasur kontrolle,shkruan "Radio-Ylberi"
Gjatë kontrollimit në Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, janë gjetur dhe sekuestruar, një cigare me substancë narkotike, një mulli per bluarje të substancave narkotike, thuhet në njoftim.
Ndërsa, nga kontrollet e realizuar në tri shkolla të mesme dhe dy fillore në Vushtrri, brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar:
Në Shkollën e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” është sekuestruar një thikë dhe një shufër metalike, ndërsa në Shkollën e Mesme të Ulët “SHMU1” është
gjetur dhe sekuestruar një thikë." thuhet ndër tjerash në njoftim.
17/11/2021 09:09
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë të martës në Kosovë, ku në gjashtë prej tyre burrat kanë ushtruar dhunë ndaj grave.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rastet janë raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Gjilan e Novobërdë.
Raporti i Policisë së Kosovës:
DHUNË FAMILJARE
Fushë Kosovë, 16.11.2021-08:56. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë, 16.11.2021 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare . Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë, 16...
16/11/2021 13:00
Ka vdekur në moshë të re nxënësi nga Koshtova, Bleon Brahimi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka kumtuar faqja e shkollës ku ai ndoqi mësimet, të cilët kanë njoftuar se nxënësi i tyre humbi betejën nga një sëmundje.
Postimi i plotë:
Me dhembje e pranuam lajmin se sot humbi betejën nga një sëmundje nxënësi ynë i dashur Bleon Brahimi IX/2.
Në zemrat tona sot u mbollē dhembja, syri lotin nuk po e mbanë, ti shkove, të premtojmë se nuk do të harojmë kurrë.
Prehu i qetë atje ku pushojnë engjujt.
16/11/2021 10:39
Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 174 tiketa për mospërfillje të masave kundër COVID-19.
Numri i gjobave për mosrespektim të këtyre masave ka rënë për gati 90 më pak nga një ditë më parë.
Të hënën policia kishte shqiptuar 263 gjoba të tilla.