News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Policia jep detaje të reja: Sulmi mbi autobus u krye nga një person i vetëm

Policia jep detaje të reja: Sulmi mbi autobus u krye nga një person i vetëm

KRONIKA E ZEZË, LAJME
26/11/2021 22:30 Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, ka deklaruar se dyshimet e para bazuar në hetime, tregojnë se sulmuesi i autobusit mund të ketë qenë i vetëm, në kryerjen e veprës së rëndë në Gllogjan të Deçanit sonte, ku vdiqën tre persona, shoferi dhe dy nxënës. Numri dy i Policisë Rajonale të Pejës, përjashtoi mundësinë e ndonjë akti terrorist. Ndërsa tha se kanë angazhuar të gjitha njësitet elite policore të rajonit e shumë shpejt pritet t’iu bashkohen edhe ato nga Prishtina, të udhëhequra nga Drejtori i Përgjithshëm. “Nuk mendohet e as bëhet fjalë për ndonjë akt terrorist. Nuk ka aso lajme që mund të qarkullojnë. Bëhet fjalë për ngjarjen tronditëse, vrasje të trefishtë dhe një të plagosur në gjendje stabile në spital. Kemi angazhuar të gjitha njësitet...
Ministrja Haxhiu: Krim i rëndë mbi nxënësit, kriminelët duhet të përballen me drejtësinë

Ministrja Haxhiu: Krim i rëndë mbi nxënësit, kriminelët duhet të përballen me drejtësinë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
26/11/2021 22:22 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas krimit të sotëm në Gllogjan. Haxhiu ka shkruar se ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët të përballen me drejtësisë. “Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi për shëndetin e personave të plagosur. Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet. Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Haxhiu.
Osmani: Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë

Osmani: Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
26/11/2021 22:22 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me rastin në Gllogjan të Decanit. Ajo ka ftuar organet e rendit sa më parë ti zbulojnë autorët e krimit dhe ti sjellin para drejtësisë. Postimi: Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin. Ftoj organet e rendit që sa më parë ti zbulojnë autorët e krimit dhe ti sjellin para drejtësisë. Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni....
Sulmohet me kallashnikov autobusi, vritet një person

Sulmohet me kallashnikov autobusi, vritet një person

KRONIKA E ZEZË, LAJME
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në regjionin e Dukagjinit pasi ka pasur gjuajte me kallashnikov në drejtim të autobusit që po shkonte në fshatin Gllogjan nga Komuna e Deçaniti. Paparaci nga burimet e veta ka mësuar se në këtë autobus si pasojë e të shtënave ka vdekur shoferi i automjetit, kurse ka edhe të plagosur. Lidhur me këtë nga Policia kanë konfirmuar rastin për Paparacin dhe kanë thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00. /Radio-Ylberi/
Mitrovicë: 19 vjeçarit i sekuestrohet një armë

Mitrovicë: 19 vjeçarit i sekuestrohet një armë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
19 vjeçarit i sekuestrohet një armë në Mitrovicë 24/11/2021 09:00 Policia ka sekuestruar armë nga një 19 vjeçar në Mitrovicë. Sipas njoftimit, policia ka pranuar informatë se në fshatin Vllahi, ka të shtëna me armë e më pas kanë arritur ta identifikojnë vendin dhe të dyshuarin. “Me datë 25 nëntor 2021, rreth orës 16:25, policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në fshatin Vllahi të Mitrovicës, ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze te informatave kanë arritur ta identifikojnë vendin nga kane ardhur te shtënat, si dhe kanë arritur ta identifikojnë te dyshuarin V.F., 19 vjeçar dhe ta shoqërojnë në stacionin policor. Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën gjysme automatikë prodhim jugosllav pa fishekë. Person...
Gruaja  rrah burrin në Fushë Kosovë

Gruaja rrah burrin në Fushë Kosovë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
24/11/2021 10:00 Një burrë nga Fushë Kosova ka njoftuar policinë se është rrahur nga bashkëshortja e tij. Sipas viktimës, e dyshuara ka probleme psikike dhe e njëjta nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijët e tyre. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt, njofton policia përmes raportit.
Policia në Skenderaj realizon kontrolle në shkolla

Policia në Skenderaj realizon kontrolle në shkolla

KRONIKA E ZEZË, LAJME
23/11/2021 13:53 Në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me masa dhe kontrolle sigurie, të cilat janë zbatuar në tri shkolla të mesme të larta në Skenderaj. Si rezultat i kontrollimit në posedim tek nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Qendra e Kompetencës” janë gjetur dhe sekuestruar, 5 (pesë) thikadhe 1(një) shufër metalike. Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet ne procedurë të rregullt, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës. Policia, mbete e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla.
Meta: Hidhërim i madh, humbja e jetëve të bashkëkombësve tanë

Meta: Hidhërim i madh, humbja e jetëve të bashkëkombësve tanë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, SHQIPËRI
23/11/2021 11:12 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura dhe u ka uruar shërbim të lënduarve në aksidentin në Bullgari. “Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut”, është shprehur Meta. “Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit!”.
Mitrovicë: Punëtori lëndohet në vendin e tij të punës

Mitrovicë: Punëtori lëndohet në vendin e tij të punës

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
21/11/2021 12:52 Një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në një fabrikë në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Punëtori ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Ai vazhdon të jetë i shtrirë në spitalin e Mitrovicës kurse gjendja e tij është stabile. Rastin e kanë konfirmuar Polici e Kosovës, të cilët thonë se po hetojnë rastin.
div.meta-author { display:none; }