News That Matters

KRONIKA E ZEZË

5 mijë e 556 patentë-shoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë

5 mijë e 556 patentë-shoferë të konfiskuar për nëntë muaj në Kosovë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
29/11/2021 13:43 Policia e Kosovës gjatë periudhës janar-shtator pati mjaft punë me shkelësit e rregullave të komunikacionit. E me këtë rast për të ngritur sigurinë në trafik organet e rendit kanë shtuar aktivitetet e tyre. Në funksion të kësaj policia po ashtu ua ka konfiskuar edhe patentë-shoferët vozitësve që nuk i kanë përfilluar rregullat. Në një përgjigje të këtij institucioni për Klankosova.tv janë 5 mijë e 556 leje të vozitjes të konfiskuar për nëntë muaj. “5556 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”. E po ashtu një numër i madh i shoferëve kanë ndëshkuar me pikë negative, gjithsejt 13 mijë e 532.
Kjo është fotografia që shkrepën nxënësit në autobus pak para se të vriteshin

Kjo është fotografia që shkrepën nxënësit në autobus pak para se të vriteshin

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
27/11/2021 22:00 Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmë fshatin Gllogjan të Deçanit, ku një person me maskë sulmoi një autobus me nxënës. Të vrarë mbetën shoferi i autobusit dhe dy nxënës. Shoqja e klasës së tyre, tha për se kjo është fotografia të cilën ata e kishin bërë pak para se të vriteshin. Përvec tre të vrarëve, edhe një person tjetër është i plagosur, jashtë rrezikut për jetë. 24 orë pas krimit të bërë, Policia e Kosovës ende nuk ka të arrestuar. E ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla, i ka bërë ultimatum vrasësit të dorëzohet në polici. Gjithashtu ka kërkuar ndihmë nga kushdo që ka sado informacion të vlefshëm për të zbardhur rastin.
“Për 10 minuta thuaj mamit jam në shpi, bëma bukën” detaje të reja lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Për 10 minuta thuaj mamit jam në shpi, bëma bukën” detaje të reja lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan

KRONIKA E ZEZË, LAJME
27/11/2021 22:00 Babai i nxënësit që vdiq gjatë sulmit me armë ndaj autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit kishte biseduar me djalin e tij vetëm 10 minuta para se të ndodhte rasti tragjik në Gllogjan, tregojnë burime të “Radio-Ylberi” Burimet tregojn se nxënësi i kishte thënë babait të tij, se për 10 minuta arrin në shtëpi. Pasi u vonua, se babi e kishte thirrur sërish atë. "Pas 10 minutave babi i Ledionit telefonoi të birin ta pyeste se ku ishte dhe pse ishte vonuar, por dëgjoi vetëm zërin e frikësuar të një vajze, bashkëudhëtareje duke thënë"Beqë hic mos e le se marum" - duke e njoftuar kështu për sulmin që të mos humbte kohë,kështu, i pari në vendin e ngjarjes ka mbërritur babai i të ndjerit z. Beqe Hamzaj, i cili në fillim nxorri vajzën e vdekur nga autobusi, e pastaj djalin e ...
Pame të përbashkët kanë hapur familjet e nxënësve të vrarë, nesër varrimi

Pame të përbashkët kanë hapur familjet e nxënësve të vrarë, nesër varrimi

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
27/11/2021 16:00 Familjarët e dy nxënësve të vrarë nga sulmi me armë zjarri në Gllogjan të Deçanit kanë hapur të pame të përbashkët. Këtë e kanë konfirmuar familjarët e viktimave duke thënë se çdo minutë është i rëndë për ata derisa nuk kapet personi i cili e kreu vrasjen në Gllogjan të Deçanit. Kryetari i fshatit, Mustafë Selmani ka thënë se varrimi i dy nxënësve do të bëhet nesër rreth orës 14:00. Ndërkohë sonte duke filluar nga ora 16:00 në qytetin e Deçanit do të ndizen qirinjë në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet. Të premten rreth orës 19:00 tre persona janë vrarë dhe një është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit. Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet se autobusi është sulmuar m...
KMDLNJ e dënon sulmin në Gllogjan: Shqetësues fakti që sulmohet një autobus me nxënës

KMDLNJ e dënon sulmin në Gllogjan: Shqetësues fakti që sulmohet një autobus me nxënës

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
27/11/2021 14:00 Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka dënuar sulmin që ndodhi mbrëmë në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona dhe një tjetër u plagos. Ata në reagimin e tyre thonë se është shqetësues fakti se sulmohet një autobus që bartë nxënës. “Krimi ishte shumë i rëndë dhe me të drejtë shkaktoi hidhërim të thellë te të gjithë qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera ku jetojnë shqiptarët. Për KMDLNj është shqetësues fakti se sulmohet një autobus që bartë nxënës të cilë janë ndjerë të sigurt sikur edhe familjet e tyre”. “Sipas një dëshmitari që i mbijetoi sulmit, personi që kishte sulmuar autobusin ishte i maskuar që lë të kuptohet se mund të ketë qenë i njohur për shënjestrën e sulmit. KMDLNj vlerëson angazhimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe ...
Ky është raporti i Policisë lidhur me vrasjen e tre personave në Deçan

Ky është raporti i Policisë lidhur me vrasjen e tre personave në Deçan

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
27/11/2021 09:07 Tre persona kanë mbetur të vrarë mbrëmë nga një sulm me armë zjarri që ka ndodhur në autobusin që ishte duke lëvizur në fshatin Gllogjan të Deçanit. Policia përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se autobusi është sulmuar me armë zjarri që dyshohet të jetë AK-47. “Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u...
Ende asnjë i arrestuar për sulmin vdekjeprurës në Deçan

Ende asnjë i arrestuar për sulmin vdekjeprurës në Deçan

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
27/11/2021 08:50 Nuk ka ende asnjë të arrestuar pas sulmit në autobus në fshatin Gllogjan të Deçanit, që la të vdekur 2 studentë dhe shoferin e autobusit. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se ende policia nuk ka dijeni për vend-ndodhjen e të dyshuarit. Dyshimet e para të policisë janë se sulmi është kryer nga një person i vetëm. Nga sulmi i mbrëmshëm që tronditi vendin mbetën të vdekur dy nxënës të moshave 19 dhe 17 vjeç, si dhe shoferi i autobusit, ndërsa nxënësi tjetër i lënduar i cili është në tretman mjekësor është po ashtu 17 vjeçar.
div.meta-author { display:none; }