News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Mashtrohet një person nga Mitrovica

Mashtrohet një person nga Mitrovica

KRONIKA E ZEZË, LAJME
05/12/2021 11:50 Një person nga Mitrovica ka njoftuar policinë se dy të dyshuar ia kanë marrë dy herë nga 300 euro kinse për t’ia rregulluar një pasaportë të Serbisë. Rasti në polici është hapur si “mashtrim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar. Njoftimi i plotë i policisë: MASHTRIM/ Rr. Osllobogjenja, Mitrovicë 02.12.2021-19:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, dy të dyshuarit meshkuj kosovar duke e mashtruar i kanë marr dy herë nga 300€ për qëllim me rregulluar një pasaportë të Serbisë. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
Mitrovicë: Vëllezërit rrihen mes vete

Mitrovicë: Vëllezërit rrihen mes vete

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
04/12/2021 10:16 Dy vëllezër janë arrestuar në Mitrovicë pasi janë rrahur mes vete. Policia bën me dije se të dyshuarit kanë pasur një mosmarrëveshje dhe më pas janë kanosur], trasmeton "Radio-Ylberi" “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (vëllezër), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë kanosur dhe përleshur fizikisht në mes vete. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.
Ndahet nga jeta Edi Luarasi, ikona e teatrit dhe e filmit shqiptar

Ndahet nga jeta Edi Luarasi, ikona e teatrit dhe e filmit shqiptar

KRONIKA E ZEZË, KULTURË, LAJME
03/12/2021 23:29 Ndahet nga jeta Edi Luarasi, në moshën 81 vjeçare, ikona e teatrit dhe e filmit shqiptar. Edi Luarasi lindi në Tiranë më 7 maj 1940. Ka debutuar në skenë në moshë të re, shkruajnë mediet shqiptare. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, si Lena tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974 për arsye politike e më pas u rikthye në skenë në mars 1991, me interpretimin d...
Zbulohen stoli të fshehura në bagazhin e udhëtarit

Zbulohen stoli të fshehura në bagazhin e udhëtarit

KRONIKA E ZEZË, LAJME
03/12/2021 15:50 Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarve kanë zbuluar mallra të fshehura në bagazh. Pasi imazhet e skanerit kanë dhënë indikacione që në valixhen e udhëtarit gjenden mallra të fshehura, oficerët pas hapjes së bagazhit kanë gjetur stoli të fshehura gjatë tentim kontrabandës. Andaj ndaj personit është inicuar kundervatje doganore si dhe mallrat janë konfiskuar ne sasi mbi 3 kg: 1.Stoli te ndryshme argjendi 2. Stoli ari 18 K (Pllakëza për varëse qafe të ndryshme) 3. Kuti të ndryshme të zbrazëta dekorative per stoli te ndryshme , 4. Peshore që sherbejn për matjet e stolive të ndryshme.
Arrestohet një person në Mitrovicë

Arrestohet një person në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
02/12/2021 09:00 Një person në Mitrovicë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, shkruan "Radio-Ylberi" Ngjarja ndodhi në orët e mesditës të së enjtes dhe për këtë vetë viktima raportoi në Policinë e Kosovës. “Sipas deklarimit të viktimës bëhet e ditur se ajo ishte sulmuar nga i dyshuari, viktima ka kërkuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç ‘rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit”, thotë policia. Pas intervistimit të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Vdes komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë

Vdes komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
02/12/2021 13:01 Vdes komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shkruar për ndarjen nga jeta të Gjeneralit Klaus Reinhardt, i cili ishtë komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë. “Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid”, shkruan ministrja. Ministrja ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gjeneralit. Postimi i saj i plotë: Me pikëllim të thellë kam pranuar lajmin që është ndarë nga jeta Gjenerali Klaus Reinhardt. Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kon...
Arrestohet mitrovicasi për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohet mitrovicasi për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

KRONIKA E ZEZË, LAJME
01/12/2021 16:18 Në orët e mesditës së sotme policia në Mitrovicën e Jugut, njofton se ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. “Si rezultat i hetimit të një rasti me elemente te veprës penale kanosje, hetuesit policorë mbi dyshime të bazuara te i dyshuari S. S., 49 vjeçar, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gjashtë fishek për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rast për veprat penale “ Kanosje “ dhe ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’”, thuhet nw njoftimin e policisë. Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rr...
Ikballe Berisha lirohet nga akuza për shtytje në terrorizëm

Ikballe Berisha lirohet nga akuza për shtytje në terrorizëm

KRONIKA E ZEZË, LAJME
01/12/2021 10:22 Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e akuzuara Ikballe Berisha-Huduti, u lirua nga akuza për shtytje në terrorizëm. Aktgjykimi ndaj Berisha-Hudutit u shpall të mërkurën nga gjykatësi Vesel Ismajli. Sipas aktgjykimit, e akuzuara Ikballe Berisha- Huduti, e akuzuar se ka kryer veprën penale “Shtytje në kryerje të veprave terroriste”, lirohet nga akuza, për shkak se nuk është provuar se e njëjta ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Gjykatësi Ismajli tha se ky vendim erdhi pas shqyrtimit dhe analizimit të të gjitha provave një nga një, unanimisht konform neneve 157, par.2 359, par.1 dhe 2. dhe neni 364. par.1. pika .1.3. të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Shpenzimet e procedurës bien mbi barrën e mjeteve buxhetore t...
Nxënësit shpërthejnë në lot kur kthehen në klasë pa shoqen e shokun që u vranë në Gllogjan

Nxënësit shpërthejnë në lot kur kthehen në klasë pa shoqen e shokun që u vranë në Gllogjan

KRONIKA E ZEZË, LAJME
30/11/2021 22:00 Në ditën kur filloi mësimi pas festave të nëntorit, shokët e shoqet kujtojnë dy nxënësit e vrarë në Gllogjan. Veshjet e tyre kanë një simbolikë. Ngjyra e bardhë në rrobat e tyre shfaq shpirtin e miqve të tyre, Gentës e Ledionit, kurse ajo e zeza, ngjarjen e trishtë që atyre iu ndodhi. Para se të nisin mësimin, qindra nxënës të shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë, po ndezin qirinj në nder të shoqes e shokut të tyre, që u vranë në rrethana ende të paraqarta të premten që shkoi. Shoqja e Gentianës, që qëndroi me të deri pak momente para ngjarjes tragjike, thotë se më të kishin plane miqësie të gjata. Lidhje të fortë me gjimnazisten kishin edhe shoqet tjera të klasës.
Anulohet dënimi i Naser Pajazitajt me burgim të përjetshëm për vrasjen e kushërirës, rasti kthehet në rigjykim

Anulohet dënimi i Naser Pajazitajt me burgim të përjetshëm për vrasjen e kushërirës, rasti kthehet në rigjykim

KRONIKA E ZEZË, LAJME
30/11/2021 14:52 Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e Naser Pajazitajt, i cili ishte dënuar me dënim të përjetshëm për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitaj. Përmes një komunikate për media, Gjykata e Apelit ka njoftuar se është anuluar aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Ferizajt, për dënimin me burgim të përjetshëm. “Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të të akuzuarit N.P. dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, duhet që të anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, PKR.nr.9/20 i datës 7 korrik 2021, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale”, thuhet në njoft...
div.meta-author { display:none; }