
Avokati Berisha tha se vrasja në Gllogjan lidhet me vetëvrasjen e një vajze
11/12/2021 23:00
Tre persona janë arrestuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan në sulmin ndaj autobusit, ka konfirmuar Prokuroria e Pejës, këtë të shtunë, në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Kryeprokurori Agim Kurmehaj tha se nuk mund të japin asnjë detaj më shumë përveç arrestimit të tyre meqë rasti është i ndjeshëm. Për këtë as nuk pranoi pyetje.
Por, si një nga pistat për vrasjen e shoferit dhe dy nxënësve në Deçan, avokati Besnik Berisha, pati thënë në emisionin “Rubikon” në "Klan Kosova" se mund të jetë edhe vetëvrasja e një vajze.
“Pretendohej se ka pasë një vetëvrasje të një të reje për të cilën fajësohej shoferi për këtë humbje dhe thuhet, së paku pista që hetohet, se ka pasë një periudhë që pas një viti e tutje. Pra, sa të bëhet një vjet nga momenti tr...