News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Sulmuan seksualisht një vajzë, arrestohen dy burra në Mitrovicë

Sulmuan seksualisht një vajzë, arrestohen dy burra në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
20/12/2021 10:20 Janë arrestuar dy burra në Mitrovicë, pasi të njëjtit e kanë sulmuar seksualisht një vajzë. Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në tretman mjekësorë. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë sulmuar seksualisht-dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë”, thuhet në raport. Tutje, policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Vdes një grua në QKUK, burri i saj fajëson mjekët

Vdes një grua në QKUK, burri i saj fajëson mjekët

KRONIKA E ZEZË, LAJME
18/12/2021 11:33 Një grua ka vdekur dje në Emergjencën e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Për vdekjen e saj, bashkëshorti po i fajëson mjekët. Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok. “Prishtinë 16.12.2021 – 20:20. Nga Emergjenca QKUK është raportuar se viktima femër kosovare kishte ndërruar jetë. Sipas ankuesit mashkull kosovar gruaja e tij kishte ndërruar jetë si shkak i mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve. Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok. Rasti nën hetime”, thuhet n...
Arrestohen dy mitrovicas

Arrestohen dy mitrovicas

KRONIKA E ZEZË, LAJME
18/12/2021 09:09 Janë arrestuar dy burra pasi dyshohet se kishin rrëmbyer dhe keqtrajtuar një tjetër. Policia në raportin 24 orësh njofton se pas një punë hetimore nga data 14 dhjetor, të dyshuarit janë arrestuar dje, transmeton Klankosova.tv. “Në telefonin e viktimës janë gjetur video incizime ku shihet duke u keqtrajtuar viktima. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.” thuhet në raport.
Policia arreston dy persona nën dyshimin se kërcënuan gazetarin Vehbi Kajtazi

Policia arreston dy persona nën dyshimin se kërcënuan gazetarin Vehbi Kajtazi

KRONIKA E ZEZË, LAJME
17/12/2021 19:29 Sot gjatë ditës janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kërcënuar me jetë gazetarin Vehbi Kajtazi, pas deklaratave të tij për “Grupin e Kumanovës”. Kajtazi u ka dërguar letër në adresë të Asocacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), ku ka thënë se me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici. “Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërcënimet e të cilëve janë shumë serioze. Me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve. Numri i rastit të hap...
Vushtrri: 22 vjeçarit i sekuestrohet një armë

Vushtrri: 22 vjeçarit i sekuestrohet një armë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
17/12/2021 17:54 Një 22 vjeçarit i është sekuestruar armë mbrëmë në Vushtrri. Policia njofton se sekuestrimi i armës është bërë kur vetura të cilën e drejtonte i dyshuari është ndaluar dhe gjatë kontrollit të detajuar është gjetur një pistoletë dhe tetë fishekë, për të 22 vjeçari nuk posedonte leje. “Në orët e mbrëmjes së datës 16 dhjetor 2021, Policia në Vushtrri, ka sekuestruar një armë. Sekuestrimi i armës është bërë në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndalur veturën të cilën e drejtonte i dyshuari, gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë’ dhe tetë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari B. F., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosov...

Humb jetën një 34 vjeçar në Deçan, e zuri druri

KRONIKA E ZEZË, LAJME
17/12/2021 16:54 Një person ka humbur jetën në Deçan, ku sipas informatave të para thuhet se atij i ka rënë një dru. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Rreth orës 13:40 minuta, është pranuar një informatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, se një person ka arritur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar Rugova. Viktima është 34 vjeçar
Pamje nga aksioni në Karaçevë: Arrestohen disa persona e rrënohen kazinot ilegale

Pamje nga aksioni në Karaçevë: Arrestohen disa persona e rrënohen kazinot ilegale

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
15/12/2021 11:34Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje për aksionin e policisë së Kosovës në Karaçevë. Sveçla ka thënë se në këtë aksion është goditur rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaçevë. Në aksionin e sotëm të policisë, Sveçla bën të ditur se janë arrestuar disa persona dhe janë rrënuar objektet e ndërtuara ilegale. “Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë. Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, shkruan ai.   ...
Pa nevojë për tretmant mjekësor, i mbetur që dy ditë brenda emergjencës

Pa nevojë për tretmant mjekësor, i mbetur që dy ditë brenda emergjencës

KRONIKA E ZEZË, LAJME
14/12/2021   22:00 Tash e dy ditë, ky qytetarë me inicialet F.Z,i moshës 60 vjecare po qëndron në korridorin e emergjencës, në Mitrovicë. "M'kanë pru me kombi, vi nga fshati Kotllovc dhe nuk kam askënd" u shpreh F.Z për "Radio-Ylberi" Sipas stafit të emergjencës i njejti nuk ka ndonjë problem shëndetësor, dhe se policia nuk ka ndërmarrë ndonjë masë. Ndërsa disa qytetarë u shprehën se ai kundërmonte dhe askush nuk kujdesej për të.
Policët civil arrestojnë dy të rinj të moshës 20 vjeçare në Vushtrri

Policët civil arrestojnë dy të rinj të moshës 20 vjeçare në Vushtrri

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
14/12/2021 11:22 Dy të rinj janë arrestuar dje në Vushtrri, pasi gjatë kontrollit policor tek ta është gjetur substancë e dyshuar narkotike, shkruan "Radio-Ylberi" Arrestimi i dy të dyshuarve është realizuar në kohën kur zyrtarë policorë në rroba civile të angazhuar në planin operativ “Siguria në shkolla”, mbi dyshime të arsyeshme në rrugën “Ukshin Kovaqica” kanë ndaluar dy të dyshuarit, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla substancë e dyshuar narkotike.
Forca të shtuara të policisë para gjykatës ku do të dalin tre të dyshuarit për vrasjen në Gllogjan

Forca të shtuara të policisë para gjykatës ku do të dalin tre të dyshuarit për vrasjen në Gllogjan

KRONIKA E ZEZË, LAJME
12/12/2021 16:09 Forca të shtuara të Policisë ka përreth objektit të Gjykatës Themelore në Pejë, ku tre personat që u arrestuan mbrëmë do të dalin për herë të parë. Ata janë ndaluar për 48 orë, ndërsa në këtë seancë atyre mund t’u caktohet masa e paraburgimit. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Pejës ka deklaruar se seanca do të mbahet në orën 16:00. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, mbrëmë vetëm ka konfirmuar arrestimin e tre personave, por nuk ua ka dhënë mundësinë gazetarëve që të pyesin mbi dyshimet për motivin e vrasjes së shoferit të autobusit G.Gjj. dhe dy nxënësve L. H. dhe G. M., duke thënë se “për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të marrin pyetje”. “Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. ...
div.meta-author { display:none; }