27/12/2021 11:53
Është arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet se ka goditur me mjet pune gruan e tij.
Sipas policisë viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
26/12/2021 12:00
Një grua është sulmuar fizikisht nga burri i saj në Vushtrri. Pas lëndimeve trupore, ajo ka marrë tretman mjekësor.
Viktima më pas me vullnetin e saj është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit.
Burri është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, sipas raportit 24 orësh të policisë.
Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes.
25/12/2021 12:42
Policia e Ferizajt ka shoqëruar në stacion policor gjashtë persona të cilët janë gjetur duke luajtur bixhoz.
“Mbrëmë, rreth orës 23:45 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në një lokal në rrugën ‘’Ilir Konushevci’’në Ferizaj dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitet joligjorë duke luajtur bixhoz”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur 348 çipa të ngjyrave të ndryshme që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 2 palë letra bixhozi që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar”
24/12/2021 12:52
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 354 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID.
Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 1,431 tiketa trafiku.
Janë shkaktuar 39 aksidente trafiku me dëme materiale e 22 me të lënduar, si dhe janë arrestuar 17 persona e janë dërguar në mbajtje 10 persona.
24/12/2021 12:28
Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, hetimet ende nuk janë në fazën përfundimtare.
Mehmeti theksoi se janë duke i pritur edhe disa rezultatet të ekspertizave të dërguar jashtë vendit.
Drejtori Mehmeti, duke iu përgjigjur kryetarit të Komisionit, Bekë Berisha për vrasjet e pazbuluar për 20 vjet, theksoi se këto raste janë dorëzuar në prokurori.
“Sa përket rasteve të pazbuluara nga e kaluara, rastet janë dorëzuar në prokurori. Një pjesë të punës rreth rastit të caktuar e bartë edhe prokurori përkatës. Sa i përket rastit të fundit në Gllogjan ne kemi bërë angazhimet tona. Aktualisht jemi duke punuar, për këtë rast kemi edhe arrestime. Hetimet en...
23/12/2021 19:17
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se ka marrë pjesë në vjedhje në një nga filialet për tranfsere parash në Mitrovicë.
Për këtë ngjarje që ndodhi më 26.11.2021, fillimisht u arrestua një person në po këtë ditë dhe pas hetimeve janë identifikuar edhe dy të dyshuar për këtë rast, duke përfshirë këtu zyrtarin policor.
Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së thonë se i kanë pranuar ditë më herët nga Policia e Kosovës.
Po ashtu, hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë kanë ndërmarrë disa veprime hetimore dhe pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor (të dyshuar në këtë rast) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kry...
22/12/2021 23:43
Ka vdekur ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Likovc i Komunës së Skenderajt, Bekë Beka.
Beka ishtë ushtar i orëve të para të brigadës 113 Mujë Krasniqi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjaret e Bekës.
22/12/2021 21:14
Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia Mitrovicë Veri, pas pranimit të një informate në rrugë operative, se një i dyshuar posedon substanca narkotike, hetuesit policor kanë filluar veprimet në gjetjen, lokalizimin dhe identifikimin e personit të dyshuar.
Siç njofton Policia, hetuesit policorë kanë arritur të lokalizojnë vendbanimin e të dyshuarit në Leshak të Leposavicit.
“Më pas policia ka kërkuar nga organet e drejtësisë urdhër për kontroll të banesës, pas pranimit të urdhrit policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit. Aty policia ka gjetur dhe konfiskuar: katër paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 1287 (njëmijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë) gr, dhe sekuestruar 1200 (njëmijë e dyqind) euro,...
22/12/2021 12:44
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.
Arrestimi i tre personave ka ndodhur pas një kontrolli dhe verifikimi të dokumenteve në Aeroportin e Prishtinës.
“Realizimi i detyrave dhe autorizimeve policore në mënyre profesionale ka rezultuar që, dje më datë 21.12.2021, rreth orës 19:00, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP ‘Adem Jashari’ gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve për kalimin e kufirit, respektivisht për udhëtim jashtë Republikës së Kosovës, në tri raste kanë hasur në tre persona të dyshuar, të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve (leje qëndrim, vizë dhe pasaportë) janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kufitare ...
22/12/2021 11:04
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 362 tiketa për mosrespektim të ligjit anti COVID.
Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar edhe 1,711 tiketa trafiku.
Janë shkaktuar 49 aksidente trafiku me dëme materiale e 16 me të lënduar, si dhe janë arrestuar 33 persona e janë dërguar në mbajtje 26 persona.