
“Fero” dërgohet në paraburgim për 30 ditë
27/07/2022 13:50
Gjykata e Gjilanit i ka caktuar 30 ditë paraburgim reperit Feronit Shabani, i njohur në publik me nofkën “Fero”.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Gjykata e Gjilanit.
“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. Sh”, bën të ditur gjykata.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E. i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën VË Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F. Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë ...