News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Vdes gazetari Hysni Syla pasi u godit nga vetura në Mitrovicë

Vdes gazetari Hysni Syla pasi u godit nga vetura në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
05/01/2022. 11:00 Ka vdekur në moshën 71 vjeçare gazetari veteran, Hysni Syla pasi u godit nga një veturë mbrëmjen e së martës. Aksidenti ndodhi në rrugën “Shemsi Ahmeti “ në Mitrovicë. Hysni Syla një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune. Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë. Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë. 71 vjeçari ka qenë autor i monografive.
Dy të arrestuar në Vushtrri

Dy të arrestuar në Vushtrri

KRONIKA E ZEZË, LAJME
03/01/2022 13;00 Policia ka arrestuar dy persona në Vushtrri, pasi të njëjtit e rrahën një tjetër. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Arrestohet burri nga Mitrovica

Arrestohet burri nga Mitrovica

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
03/01/2022 12;12 Është arrestuar një burrë nga Mitrovica, pasi të njëjtin i janë gjetur dhe sekuestruar katër qese me substanca narkotike. Policia njofton se pesha e tyre ishte 4.3 gram. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar katër qese me substanca të dyshuara narkotike me peshë 4.3 gram. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Në ditën e dytë të vitit 2022, raportohen gjashtë raste të dhunës në familje

Në ditën e dytë të vitit 2022, raportohen gjashtë raste të dhunës në familje

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
02\01\2022 15:12 Në raportin e saj 24 orësh policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë gjatë kësaj periudhe, kohore janë raportuar në polici gjithsej gjashtë raste të dhunës në familje. Këto raste janë paraqitur në qytetet si Fushë Kosovë, Drenas, Prishtinë, Lipjan, Prizren dhe Shtime. Ku rastin në Shtime policia përveç që e ka cilësuar si dhunë në familje ky rast sipas policisë është karakterizuar edhe me lëndime të lehta trupore që ju kanë bërë viktimës në këtë rast të lënduarës femër . Ku më pas po e njëjta ishte dëbuar nga shtëpia së bashku me vajzat nga bashkëshorti i saj. Raporti i plotë i policisë për rastet e dhunës në familje në 24 orët e fundit Shtime 01.01.2021-15:00 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizik...
Përleshje me thika në Mitrovicë

Përleshje me thika në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
01/01/2022 Rreth orës 02:00, të datës 01 janar 2022, policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një përleshje të ndodhur ndërmjet disa personave në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë. Me të pranuar informacionin në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes tre persona meshkuj kosovar kishin mbetur të lënduar të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Pas tretmanit mjekësor njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman të mëtejmë në QKUK, ndërsa dy të lënduarit tjerë janë liruar në shtëpi. Sipas autoriteteve mjekësore të lënduarit lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë (thikë). Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, me ç ...
Në Mitrovicë dhunohet një e mitur

Në Mitrovicë dhunohet një e mitur

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
31/12/2021 11:00 Një vajzë e mitur është dhunuar në Mitrovicë. Rastin në polici e ka lajmëruar nëna e viktimës e cila ka thënë se ajo është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. “Më datë 30.12.2021 ankuesja femër kosovar e ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka dhunuar vajzën e saj te moshës se mitur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Zihen duke luajtur bixhoz në orë policorë, gjobitën 22 persona

Zihen duke luajtur bixhoz në orë policorë, gjobitën 22 persona

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
31/12/2021 11:22 Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë natës në rrugën “Ukshin Kovaçica”, kanë vërejtur se brenda një lokali po zhvilloheshin veprimtari të kundërligjshme “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Tutje, në njoftimin e policisë bëhet e ditur se brenda lokalit janë hasur 22 persona, ndërsa në cilësi të provave janë gjetur dhe sekuestruar 782 mjete të ndryshme që shërbejnë për lojëra fati. “Gjësendet e sekuestruara do të shërbejnë si dëshmi materiale dhe janë proceduar në rastin në fjalë”. “Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar personat të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Gjithashtu, policia njofton së të njëjtëve u janë shqiptuar edhe gjoba për mos...
Arrestohet pasi kanosi tre zyrtarë policorë

Arrestohet pasi kanosi tre zyrtarë policorë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
29/12/2021 09:30 Një person është arrestuar në fshatin Komoran pasi ka kanosur tre zyrtarë policorë. Sipas raportit të policisë, nuk raportohet për të lënduar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, viktimat meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia.
Mitrovicë:Detaje nga grabitja që përfundoi me vrasje

Mitrovicë:Detaje nga grabitja që përfundoi me vrasje

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
29/12/2021 09:28 Policia ka dhënë detaje rreth grabitjes që përfundoi me vrasje mbrëmë në Mitrovicë, shkruan “Radio-Ylberi” Në raportin 24 orësh thuhet se dy persona janë arrestuar për grabitjen në lokalin e të ndjerit. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e përdorur dhe dy gëzhoja. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë një grabitje në një lokal, njëri prej tyre ka shtënë me armë në drejtim të pronarit të lokalit-viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar armën e përdorur ne rast dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduk...
div.meta-author { display:none; }