News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Arrestohen dy të dyshuar në Skënderaj

Arrestohen dy të dyshuar në Skënderaj

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
09/01/2022 11:51 Janë arrestuar dy të dyshuar në Skënderaj, pasi që të njëjtit pas një zënke verbale janë rrahur në mes veti. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore frakturë –thyerje të gishtave i cili ka pranuar tretman mjekësorë ndërsa i dyshuari tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rasti sipas raportit të policisë ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:00. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, humbin jetën dy persona

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, humbin jetën dy persona

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
09\01\2022 11:20 E plotësuar: Policia e Kosovës ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, kanë humbur jetën dy persona. Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. “Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti. Ajo ka shtuar se hetuesit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin. Deri në përfundimin e ekzaminimeve ...
“Babai pati tentuar ta vriste nënën me çarçaf më herët”, dëshmia e fëmijës së çiftit në Llaushë

“Babai pati tentuar ta vriste nënën me çarçaf më herët”, dëshmia e fëmijës së çiftit në Llaushë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
07/01/2022 20:30 Përveç dhunës fizike e psikike që e kishte përjetuar 48-vjeçarja nga Skenderaj prej bashkëshortit të saj, ai kishte tentuar ta vriste edhe më herët, siç bëhet e ditur në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim. Sipas këtij dokumenti, e ndjera, në gusht të vitit të kaluar kishte arritur të ikte nga ai, derisa nuk e kishte raportuar rastin, pasi, siç ka thënë, nuk donte t’i linte fëmijët dhe se shpresonte se burri i saj do të ndryshonte. Policia ndërkaq ka arsyetuar veprimet e zyrtarëve të saj Edhe një vrasje e një gruaje e ka vënë në pah neglizhencën e institucioneve të drejtësisë. Lirije Qerimaj, 48-vjeçare, u vra mesditën e 5 janarit, nga bashkëshorti i saj me të cilin jetonte tash e 20 vjet. E ndjera, në drejtim të së cilës u shkrepën gjashtë fishekë, e kishte denonc...
Krasniqi ngushëllon për vdekjen e nënës ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli

Krasniqi ngushëllon për vdekjen e nënës ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli

KRONIKA E ZEZË, LAJME
07/01/2022 14:44 Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. “Nëna Ajshe ishte grua e fortë e bujare, nënë e një heroi të gjallë, që i rriti e i edukoi bijtë e saj në frymën e atdhedashurisë. Një jetë e tërë me sakrifica, pa kursyer asgjë nga vetja, ku krenaria mposhti mallin për të birin, që në çdo etapë i shërbeu Kosovës. E tillë ishte jeta e nënës Ajshe, e cila i mbylli sytë pa e pasur pranë djalin e saj, Kadriun”, ka shkruar Krasniqi. /Zëri Postimi i plotë: Në këtë fillimvit, me dhembje të madhe morëm lajmin për vdekjen e nënës së ish-kryetarit Kadri Veseli, nënës Ajshe. Nëna Ajshe ishte grua e fortë e bujare, nënë e një heroi të gjallë, që i rriti e i edukoi bijtë e saj në frymën ...
Kadri Veseli brenda gjashtë muajsh ka humbur të dy prindërit

Kadri Veseli brenda gjashtë muajsh ka humbur të dy prindërit

KRONIKA E ZEZË, LAJME
07/01/2022 14:41 Kadri Veseli brenda gjashtë muajsh ka humbur të dy prindërit, teksa po mbahet i paraburgosur në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai nuk ishte në Kosovë në asnjërin rast. Pasi i vdiq babai ai u lejua që të merrte pjesë në të pame, për t’u kthyer sërish në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Fazli Veseli vdiq më 7 korrik të vitit të kaluar, në moshën 94-vjeçare. Në Hagë, Veseli i mori lajmin sot edhe për vdekjen e nënës së tij, Ajshes. Ajo vdiq sot në moshën 93-vjeçare. Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës, ndërsa nuk dihet ende nëse Veseli do të lirohet për të marrë pjesë në varrim. Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit....
Vdes nëna e Kadri Veselit

Vdes nëna e Kadri Veselit

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
07\01\2022 11:24 Në moshën 93 vjeçare, ka vdekur nëna e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli. Njoftimin e ka bërë një nga familjarët e ngushtë të z.Veseli: Të dashur familjarë e miq, Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli. Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës. Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne! Familja Veseli
Vrasja e 48 vjeçares në Llaushë, Policia thotë se djali i viktimës kishte insistuar që ajo të qëndrojë në shtëpi

Vrasja e 48 vjeçares në Llaushë, Policia thotë se djali i viktimës kishte insistuar që ajo të qëndrojë në shtëpi

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
07\01\2022 11:11 Një vrasje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një grua 48 vjeçare u vra nga i bashkëshorti i saj me armë zjarri. Pas vrasjes së 48 vjeçares, në media qarkulluan deklarata të ndryshme të familjarëve të dorasit, ku u tha se çifti kishin pasur probleme edhe më herët, dhe se dorasi kishte tentuar ta vrasë edhe më herët viktimën. Madje, u raportua se Policia kishte lënë të lirë dorasin pavarësisht dhunës që ai kishte ushtruar mbi gruan e tij. Pas gjithë kësaj, Policia ka reaguar përmes një komunikate. Sipas Policisë, më datën 1 janar kishin pranuar informatë se çifti kanë pasur mosmarrëveshje dhe se menjëherë kanë trajtuar rastin. Policia bën të ditur se i kishin ofruar viktimës që të shkojë në strehimore, por që djali i viktimës...
Familjari i dorasit: Një javë para se të vritej, gruaja nga Llausha e kishte raportuar rastin në polici – burrin ia kishin liruar

Familjari i dorasit: Një javë para se të vritej, gruaja nga Llausha e kishte raportuar rastin në polici – burrin ia kishin liruar

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
06/01/2022 12:24 Gruaja 48-vjeçare me inicialet L.Q., që u privua dje nga jeta në shtëpinë e burrit të saj në Llaushë të Skenderajt, sipas familjarëve kishte përjetuar dhunë të vazhdueshme nga S.Q., 51-vjeçar. Sipas një familjari të dorasit, ( i cili kërkoi të jetë anonim), viktima e kishte raportuar dhunën në polici një javë para se të privohej nga jeta. I njëjti deklaroi se atë ditë viktima bashkë me njërin nga djemtë e saj dhe bashkëshortin kishin qëndruar në stacion policor pesë orë rresht, por më pas i dyshuari ishte liruar. Për këtë të fundit banorët thanë se ka pasur probleme me shëndetin mendor, por që i njëjti kishte refuzuar ndihmën mjekësore. Për pretendimet e familjarëve se edhe përkundër raportimit të dhunës në polici, burri ishte liruar. Aktualisht tre fëmijët e çiftit p...

Nga Spitali i Mitrovicës thonë se gruaja nga Skenderaj shkoi pa shenja jete

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
05\01\2022 18:02 Një grua nga Llausha e Skenderajt dyshohet se është vrarë nga burri i saj në mesditën e sotme. Zëdhënësja e Spitali Rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj, tha për Klankosova.tv se 48-vjeçarja erdhi në spital pa shenja jete. “Është sjellë në spital rreth orës 14:35 pa shenja jete. Plagët kanë qenë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Është sjellë nga Emergjenca e QKMF-së së Skenderajt. Ekipi mjekësor është munduar ta reanimojë. Për rastin është lajmëruar edhe Mjekësia Ligjore”.
div.meta-author { display:none; }