News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Policia në Vushtrri interviston dy pronarë të lokaleve, i hapën ato pasi AUV-i i mbylli

Policia në Vushtrri interviston dy pronarë të lokaleve, i hapën ato pasi AUV-i i mbylli

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
13/01/2022 10:55 Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë inspektuar 34 lokale të gastronomisë. Më tej, policia bëri të ditur se ka iniciuar rast ku pronarët në dy lokale në qytetin e Vushtrrisë nuk kanë zbatuar masat ndaj të cilëve, inspektorët e AUV-ës, me vendim u kishte ndërprerë veprimtarinë për 30 ditë. “Në suaza të autorizimeve për moszbatim të masave kundër COVID-19, gjatë inspektimit policia në Vushtrri në dy lokacione kanë iniciuar dy raste ku pronarët e lokaleve të gastronomisë nuk kanë zbatuar masat ndaj të cilëve, inspektorët e AUV-ës, me vendim u kishte ndërprerë (mbyllur) veprimtarinë për 30 ditë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv. Sipas policisë, lidh...
Policia arreston një person dhe konfiskon 58 kartela për prodhimin e kriptovalutave

Policia arreston një person dhe konfiskon 58 kartela për prodhimin e kriptovalutave

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
12/01/2022 18:36 Një person është arrestuar nga policia sot në një shtëpi të pabanuar në Shtime, aty janë gjetur dhe janë konfiskuar edhe 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave, pa dokumentacion. Në njoftimin e PK-së thuhet se për këtë rast kanë ftuar edhe një njësi të KEDS-it. Po ashtu, për të gjitha këto veprime të Policisë Rajonale të Ferizajt është njoftuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, për veprime të tjera hetimore.
Policia në Mitrovicë arreston një person

Policia në Mitrovicë arreston një person

KRONIKA E ZEZË, LAJME
12/01/2022 13:13 Gjatë ditës së sotme, polica në Mitrovicën e Jugut , ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhërese të lëshuara nga gjykata. Pas ndalimit dhe verifikimit, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari F. V., 53 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ”. Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
12/01/2022 11:22 Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në 24 orë. Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rastet e dhunës janë në Prishtinë, Kaçanik, Malishevë, Rahovec. Prishtinë 10.01.2022-23:58. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuar kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Prishtinë 11.01.2022-15:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur familjarët e tij duke kërkuar nga ta para. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Kaçanik 11.01.2022-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që i n...
I arrestuari në Ministrinë e Kulturës është këngëtari nga Skënderaj

I arrestuari në Ministrinë e Kulturës është këngëtari nga Skënderaj

KRONIKA E ZEZË, LAJME
11/01/2022 23:15 Sot është arrestuar një punonjës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimet se ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria përkatëse. “I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. Telegrafi ka mësuar nga burime brenda MKRS-së se personi i arrestuar është këngëtari Leotrim Gashi, i cili ka punuar në Departamentin për Rini.
Obiliq: Plagosen me thikë tre persona

Obiliq: Plagosen me thikë tre persona

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
11\01\2022 18:22 Tre veta janë plagosur nga një përleshje që ka ndodhur mes disa personave në sheshin e Obiliqit. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor. “Sot rreth orës 15 :00, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit,në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, dhe njëri nga ta është në gjendje të rëndë”, ka bërë të ditur policia, e cila ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Ngritet aktakuzë ndaj Skender Hysenit

Ngritet aktakuzë ndaj Skender Hysenit

KRONIKA E ZEZË, LAJME
11/01/2022 17:12 Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Skender Hysenit, të cilin e akuzon se në cilësi të ish-koordinatorit Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, nuk e ka bërë deklarimin e saktë të pasurisë. Sipas aktakuzës së përpiluar në dhjetor të vitit 2021, Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkon Hysenin se në formularin për deklarim të pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara, duke mos deklaruar një veturë të tipit “Volkswagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij. Aktakuza e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton të jetë përpiluar më 10 dhjetor 2021. Sipas aktakuzës së ushtruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë rezulton se më 14 gusht 2020 në Prishtinë, Skender Hyseni po akuzohet se në cilësi të zyrtar...
82 aksidente në 24 orët e fundit

82 aksidente në 24 orët e fundit

KRONIKA E ZEZË, LAJME
11/01/2022 11:22 Policia e Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndodhur 82 aksidente trafiku, ndërsa janë shqiptuar 1,047 gjoba. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se kanë ndodhur 26 aksidente me të lënduar dhe 56 me dëme materiale. Ndryshe, Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes të shtuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve gjatë kësaj periudhe me borë dhe ngrica. Policia në një njoftim për media thekson se referuar reshjeve të borës dhe paraqitjes së ngricave nëpër rrugë, krijohet vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, prandaj kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rr...
div.meta-author { display:none; }