News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Policia arreston një person në Skenderaj

Policia arreston një person në Skenderaj

KRONIKA E ZEZË, LAJME
16/01/2022 20:22 Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet M.S. në Skenderaj për shkak se ka kryer veprën penale sulm. Në një komunikatë për media të policisë thuhet se i dyshuari është fjalosur me personin M.K., pasi ky i fundit e kishte akuzuar se ia kishte prerë pyllin – pronë private e tij. “Nga hetimet fillestare dhe deklarimi i viktimës M. K., bëhet e ditur se deri sa viktima ndodhej në fshatin Runikë të Skenderajt, ishte takuar me të dyshuarin me të cilin njiheshin edhe më parë, ku gjatë komunikimit kishte ardhur deri te fjalosja ndërmjet tyre si pretekst pasi viktima dyshonte se i dyshuari ia kishte dëmtuar (prerë) pyllin pronë private”, njofton Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në Runikë të Skenderajt, ndërkohë që policia ka intervistuar edhe një dëshmitar të...
Skënderaj: Arrestohet një person, pasi e rrahu djalin e tij

Skënderaj: Arrestohet një person, pasi e rrahu djalin e tij

KRONIKA E ZEZË, LAJME
16/01/2022 12:26 Eshtë arrestuar një person në Skenderaj pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me djalin e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë, raporton drenicaonline. Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar. Rasti ka ndodhur të shtunën pasdite dhe i njëjti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /DrenicaOnline/
Mitrovicë:I riu që vdiq dje, para një muaji kishte falur familjen e sulmuesit

Mitrovicë:I riu që vdiq dje, para një muaji kishte falur familjen e sulmuesit

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
16/01/2022 11;15 Ermal Delija, i riu nga Mitrovica, i cili mbrëmë humbi jetën si pasojë e lëndimeve që kishte marrë në muajin tetor pas rrahjes nga një person, para një muaji, më 17 dhjetor, ai ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj, ku kishte zgjatur dorën e pajtimit me familjen e sulmuesit. Ermali pas sulmit kishte përfunduar në koma për 18 ditë. Ai ishte djali i vetëm i familjes Delija dhe u rrit jetim pasi babai i kishte vdekur vite më parë. Ermali la pas nënën dhe tri motra. https://www.youtube.com/watch?v=L1UjqerPVQE&t=491s
Policia arreston Dardin e “It’s My Love”

Policia arreston Dardin e “It’s My Love”

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
16/01/2022 11"00 Policia ka arrestuar ish-konkurrentin e “It’s My Love”, pasi i njëjti kishte telefonuar policinë për një raportim të rremë për rrahje, thirrje këtë të cilën ai e xhiroi dhe e publikoi në Tik Tok. “Policia e Kosovës, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve intensive ka arritur ta identifikojë dhe njëherësh ta arrestojë personin e dyshuar (D.M.), i cili ka bërë deklarim të rremë duke kontaktuar Policinë e Kosovës në numër emergjent për kinse nevojë për ndihmë policore dhe pastaj të njëjtat incizime i ka publikuar në Tik Tok, të titulluar (Dardi thirr policin). Të gjitha hetimet dhe veprimet policore janë ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, ku ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti lajmërim apo kallëzim i rremë dhe i njëjti është dërguar n...
Sekuestrohen 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 46 kartela grafike

Sekuestrohen 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 46 kartela grafike

KRONIKA E ZEZË, LAJME
15/01/2022 17:41 Policia i ka gjetur dhe sekuestruar 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 46 kartela grafike, në Bllacë të Suharekës, më 13 janar. Në njoftimin e PK-së thuhet se operacioni është kryer me ndihmën e ekipit të KEDS-it dhe zyrtarëve të Doganës. “Për të gjitha këto veprime të njësive të stacionit policor në Suharekë është njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren. Po ashtu KEDS ka konstatuar se rryma ka qenë kyçje ilegale”. “Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Mitrovicë: Tentoi ta rrah gruan e tij, arrestohet nga policia

Mitrovicë: Tentoi ta rrah gruan e tij, arrestohet nga policia

KRONIKA E ZEZË, LAJME
15/01/2022 - 09:54 Policia në Mitrovicë ka arrestuar dje rreth orës 11:00 një person pasi i njëjti ka kanosur gruan e tij. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë. I dyshuari pas intervistimit në lidhje me rastin, me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa rasti vazhdon të hetohet. Raste të dhunës në familje kanë filluar të jenë të shpeshta dhe hiç më larg se javën e kaluar një nga to përfundoi me fatalitet, pasi një burrë vraun gruan e tij në Llaushë të Skënderajt, disa ditë pasi u lirua nga Policia pas lajmërimit nga gruaja.
Aksident i rëndë në Leqinë të Skënderajt

Aksident i rëndë në Leqinë të Skënderajt

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
14/01/2022 11:55 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës si dhe tre meshkuj kosovarë, pasagjer në veturë. Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësor.
Mitrovicë:Arrestohen tre persona

Mitrovicë:Arrestohen tre persona

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
14/01/2022 Një rast i veprës penale “vjedhje e rëndë” është raportuar në orët e mbrëmjes të së enjtes në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, njësitet policore kanë arritur që në flagrancë të arrestojnë tre personat e dyshuar. “Arrestimi i tre të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se tre të dyshuarit në rrugën “ Driton Veliu” duke përdorur forcën kanë hapur derën e shtëpisë së ankuesit ku kanë vjedhur një kalorifer dhe një kompjuter. Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do te procedohen në rast si prova materiale”, njoftoi policia. Të dyshuarve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “vjedhje e rëndë”....
Vdes veterani i UÇK-së, Alush Krasniqi

Vdes veterani i UÇK-së, Alush Krasniqi

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
14/01/2022 10:10 Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë (UÇK), Alush Krasniqi nga fshati Drenoc i Malishevës. Krasniqi ka punuar si mësimdhënës në shkollën “Visar Krasniqi” në vendlindje dhe i kishte mbetur edhe një vit pune deri në pensionim. I ndjeri ishte pjesëtar i Brigadës 122 “Imer Krasniqi”. Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë kryetari i veteranëve të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15:30, në vendlindjen e tij, në Drenoc.
Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite

Shtatë raste të dhunës në familje brenda një dite

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
13/01/2022 10:34 Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Në Podujevë një person ka njoftuar se djali i tij është duke i sulmuar vazhdimisht familjarët. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Podujevë, 12.01.2022-12:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke i sulmuar atë dhe familjaret e tjerë, duke i gjuajtur me gjësende të shtëpisë dhe duke i keqtrajtuar psiqikisht. Sipas ankuesit djali i tij është i sëmurë mendor. I dyshuari është arrestuar dhe pas tretmanit në psikiatri me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkaq në Prishtinë është intervistuar një grua pasi dyshohet se ...
div.meta-author { display:none; }