News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
21/01/2022 09:51 ​Rreth orës 7:00, të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Smrekonicë, është raportuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale, njofton PK, trasmeton “Radio-Ylberi” “​Nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes bëhet e ditur se në aksident trafiku është e përfshire vetëm një veturë e cila ishte në lëvizje, ku për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë të lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës, vetura afër urës në fshatin Smrekonicë ka dalë nga rruga, ku si pasoj, lëndime ka pësuar shoferi i automjetit dhe pasagjeri. ​Dy të lënduarat fillimisht janë dërguar në Spitalin ne Vushtrri per tretman mjekësor, ndërsa per tretman te mëtutjeshëm janë dërguar në QKUK- Prishtinë.” thuhet në njoftim Po ashtu ​policia ap...
Arrestohet një burrë në Pejë, rrahu babain dhe ofendoi familjarët e tjerë

Arrestohet një burrë në Pejë, rrahu babain dhe ofendoi familjarët e tjerë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
21/01/2022 09:39 Është arrestuar një burrë nga Peja për dhunë në familje. I dyshuari ofendoi familjarët dhe rrahu babain e tij. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, fillimisht ka filluar t’i ofendoi familjaret e tij e më pas e ka sulmuar viktimën mashkull kosovar –babain e tij”, thuhet në raportin e policisë. Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Arrestohet një person në fshatin Polac-Skenderaj

Arrestohet një person në fshatin Polac-Skenderaj

KRONIKA E ZEZË, LAJME
20/01/2022    15:23 Sot me datë 20.01.2022, rreth orës 14:00, në fshatin Polac-Skenderaj, i dyshuari B.V., 83 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-dega Skenderaj, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.24/2021, për veprën penale "Vjedhje të shërbimeve", trasmeton "Radio-Ylberi". "Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, pasi që dënimi me burg ka qenë i zëvendësuar me gjobë, pala ka paguar gjobën e përcaktuar me ligj." thuhet në njoftim.
Mashtrimi me viza pune, gjykata merr vendim për 2 të dyshuarit

Mashtrimi me viza pune, gjykata merr vendim për 2 të dyshuarit

KRONIKA E ZEZË, LAJME
20/01/2022 14:51 Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh, të pandehurve H.B., dhe Z.D., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën “mashtrimi”. Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: “Nga muaji nëntor 2020 deri në muajin prill të vitit 2021, në Prizren, saktësisht në lokalin e tyre “Timi & Zaimi” Sh.P.K., me dashje dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t’i shkaktuar dëm material personave tjerë, i mas...
Skënderaj: Vdes plaku i njohur për publikun me mullirin me të vjetër

Skënderaj: Vdes plaku i njohur për publikun me mullirin me të vjetër

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
20/01/2022 12:26 Zenel Beka nga fshati Kuqicë i Skënderajt ka ndërruar jetë sot në moshën 89 vjeç. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij përmes rrjeteve sociale. Zenel Beka ishte bërë i njohur në rrjetet sociale në vitin 2020 gjatë kohës së pandemisë i njohur për deklaratën “sa të ka lumi ujë, unë do të punoj në mulli pa para”.
Rritet numri i gjobave për mosrespektim të ligjit anti-COVID

Rritet numri i gjobave për mosrespektim të ligjit anti-COVID

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
19/01/2022 12:33 Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se janë shqiptuar 473 tiketa në bazë të Ligjit për mbrojtje nga COVID-19. Në krahasim me raportin 24-orësh të ditës së kaluar, vërehet rritje e numrit të tiketave të shqiptuara kundër atyre që shkelin rregullat anti-COVID. Dje bëhet e ditur se janë shqiptuar vetëm 353 tiketa. Kjo rritje e dënimeve vjen si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve ditëve të fundit me variantin e ri, Omicron.
Skënderaj: Vjedh dhe shet shportetin dhe lavatriqen e shtëpisë së motrës

Skënderaj: Vjedh dhe shet shportetin dhe lavatriqen e shtëpisë së motrës

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
19/01/2022 12:12 ‌Një ngjarje aspak e zakontë ka ngjarë dy ditë më parë në Skenderaj rreth orës 14:50 të mesditës. Një person ka hyrë në shtëpinë e motrës së tij, prej ku ka vjedhur shportetin elektrik dhe lavatriqen të cilat i ka shitur më pas. “I dyshuari përveç vjedhjes më parë kishte kanosur vëllain dhe babain e tij për çka kishte pas edhe urdhër mbrojtës ndaj familjarëve të tij, të cilin nuk e kishte respektuar”, njofton Policia e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Dyshohet që dhunoi një të mitur, arrestohet një person në Skënderaj

Dyshohet që dhunoi një të mitur, arrestohet një person në Skënderaj

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
18/01/2022 12:22 Një person në Skënderaj është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak se po dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”. Ky person dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur më 28 dhjetor në Skenderaj, njofton Policia. Me vendim të prokurorit, i arrestuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
Vushtrri:Burri rrah gruan, dërgohet në strehimore bashkë me katër fëmijët

Vushtrri:Burri rrah gruan, dërgohet në strehimore bashkë me katër fëmijët

KRONIKA E ZEZË, LAJME
18//01/2022 12:24 Një grua në Vushtrri është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Policia bën me dije se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor e më pas së bashku me katër fëmijët e saj është vendosur në strehimore. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
Mbi 300 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave antiCOVID

Mbi 300 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave antiCOVID

KRONIKA E ZEZË, LAJME
17/01/2022 12:02 336 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë,shkruan "Radio-Ylberi". Janë shqiptuar edhe 1 mijë e 167 gjoba trafiku. Në 24 orët e fundit kanë ndodhur 16 aksidente me lëndime, ndërsa 26 me dëme materiale. Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar edhe 13 persona, ndërkaq 13 janë dërguar në mbajte.
div.meta-author { display:none; }