News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Skënderaj: Rrahu gruan dhe dy vajzat, arrestohet nga Policia

Skënderaj: Rrahu gruan dhe dy vajzat, arrestohet nga Policia

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
29/01/2922 13:33 Një burrë është arrestuar në fshatin Kllodernicë të Skenderajt, pasi i njëjti dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të tij. Sipas policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Fsh. Kllodernicë, Skenderaj 26.01.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të tij, viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin policor.
Dyshohet se thithi tymin e ngrohëses elektrike, vdes një 55-vjeçar nga Drenasi

Dyshohet se thithi tymin e ngrohëses elektrike, vdes një 55-vjeçar nga Drenasi

KRONIKA E ZEZË, LAJME
29/01/2022 22:10 Ka vdekur një person 55-vjeçar në fshatin Zabel i Ulët i komunës së Drenasit. Dyshohet se ai ka thithur tymin e shkaktuar nga një ngrohëse elektrike. Lajmin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore. “Rreth orës 14:00 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë, të ndodhur në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit”. “Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 55-vjeçar. Mbështetur në të ...
Arrestohet 53-vjeçari në Mitrovicë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Arrestohet 53-vjeçari në Mitrovicë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
28\01\2022 14:46 Një 53-vjeçar është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet për falsifikim të dokumenteve. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Policia e Kosovës. “Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Jug Mitrovicë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata. Sot me datë 28.01.2022, rreth orës 11:10, në rrugën “Vëllezërit Dragaj”, i dyshuari A.I., 53 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr. 1228/19, për veprën penale ,,Falsifikim i dokumenteve’’, thuhet në komunikatë. Po ashtu, policia njofton se pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, p...
Një e mitur dyshohet se u dhunua në një motel të Mitrovicës

Një e mitur dyshohet se u dhunua në një motel të Mitrovicës

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
28/01/2022 09:59 Një e mitur dyshohet se është dhunuar në një motel të Mitrovicës. Sipas raportit të policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Viktima femër kosovare e mitur dyshohet se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishin qenë në një motel. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje, transmeton”Radio-Ylberi”
Arrestohen dy persona në Vushtrri

Arrestohen dy persona në Vushtrri

KRONIKA E ZEZË, LAJME
27/01/2022 11:29 PK ka njoftuar se sot me datë 27.01.2022, ku rreth orës 08:30, në Vushtrri është arrestuar dyshuari G.S., 35 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhëresat PED.nr.481/20 dhe EDGJ.nr.482/20, për veprën penale ,,Vjedhje ”. "Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit." thuhet në njoftim.
Drenas: Tre burra rrëmbejnë dhe keqtrajtojnë një person për borxh

Drenas: Tre burra rrëmbejnë dhe keqtrajtojnë një person për borxh

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
27/01/2022 Tre persona të dyshuar kanë rrëmbyer dhe keqtrajtuar një burrë për borxh në Drenas. Sipas raportit të policisë, të dyshuarit deri më tani të panjohur, kanë shkuar në shtëpinë e vikktimës nga ku e kanë marrë me forcë dhe e kanë dërguar në një shtëpi. Atje e kanë kërcënuar me armë dhe kanë përdorur dhunë ndaj viktimës i cili më pas ka pranuar trajtim mjekësor. “Raportohet se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë shkuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar nga ku me forcë e kanë marrë viktimën dhe e kanë dërguar në një shtëpi dhe nën kërcënimin e armës kanë përdorur dhunë ndaj viktimës. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Deri te privimi dyshohet se ka ardhur për shkak të një borxhi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohe...
Aksidentohet një veturë e KFOR-it në Koshtovë të Mitrovicës, s’ka të lënduar

Aksidentohet një veturë e KFOR-it në Koshtovë të Mitrovicës, s’ka të lënduar

KRONIKA E ZEZË, LAJME
26/01/2022 22:00 Një veturë e KFOR-it është aksidentuar me një veturë me targa të Malit të Zi, në Koshtovë të Mitrovicës, këtë të mërkurë. Këtë për Klankosova.tv. e konfirmoi zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Fexhirije Pllana. Ajo theksoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe se është me dëme materiale.
Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
26/01/2022 14:11 PK ka njoftuar se sot datë 26.01.2022, rreth orës 11:30, policia ka pranuar një informatë se në rr: “ Shala e Bajgores’’ Mitrovicë në vendbanimin e tij, dyshohet se një person është pa shenja jete. "Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit kompetente si dhe emergjenca nga Spitali Rajonal Mitrovicë, ku mjeku ka konstatuar se viktima M.T., 72 vjeçar, është pa shenja jete." thuhet në njoftim. Po ashtu në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori, dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, thuhet tutje.
Mitrovicë:Burri rrah gruan e tij

Mitrovicë:Burri rrah gruan e tij

KRONIKA E ZEZË, LAJME
24/01/2022 14:41 Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Rasti ka ndodhur dje në Mitrovicë, rreth orës 14:30, njofton policia. “Mitrovicë Veri, 23.01.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Gjendet një person i vdekur në Zveçan

Gjendet një person i vdekur në Zveçan

KRONIKA E ZEZË, LAJME
24/01/2022 10:00 Një burrë është gjetur i vdekur në Zveçan. Sipas raportit të policisë, viktimën e kanë gjetur dy persona pa shenja jete në shtëpinë e tij. “Dy ankues kosovarë kanë informuar se viktimën mashkull kosovar, e kanë gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, njofton më tej policia.
div.meta-author { display:none; }