News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Detajet e vdekjes së 21 vjeçares nga Skënderaj

Detajet e vdekjes së 21 vjeçares nga Skënderaj

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
03/01/2022 15:17 Një grua nga Skenderaj ka raportuar në polici se vajzës së saj e cila ka qenë në terapi të caktuar i është përkeqësuar gjendja. Ekipi mjekësor i Emergjencës e ka dërguar viktimën për trajtim, ndërkaq mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Express mëson se viktima është 21-vjeçare Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Skenderaj, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”. “Skënderaj 02.02.2022-19:16. Një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjeku, i është keqësuar gjendja. Nga ekipi mjekësor i emergjencës viktima është dërguar per trajtim, ku n...
Skënderaj, dhunohet seksualisht një mashkull nga një mashkull tjetër

Skënderaj, dhunohet seksualisht një mashkull nga një mashkull tjetër

KRONIKA E ZEZË, LAJME
03/02/2022 15:11 Rreth orës 20:00 të mbërmjes së djeshme është lajmëruar në Stacionin Policor në Skenderaj, një rast sulmi seksual, ku një mashkull ka keqtrajtuar seksualisht një mashkull tjetër. Sipas Policisë së Kosovës thuhet se: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.
Arrestohen burrë e grua në Mitrovicë

Arrestohen burrë e grua në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
02/02/2022 12:58 Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit që është raportuar në stacionin policor në veri të Mitrovicës. Sipas policisë, një zyrtare ka denoncuar se dy persona dyshohen se i kanë mashtruar disa qytetarë, duke iu marrë para, me premtimin se do t’i punësojnë dhe do të ju ndajnë banesa. Viktima ka deklaruar se të dyshuarit ua kishin përmendur edhe emrin e saj personave të cilëve ua kanë dhënë premtimin për punë dhe banesa, raporton Sinjali. Në njoftimin e PK-së thuhet se të dyshuarit janë prangosur dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Skënderaj, arrestohet një person

Skënderaj, arrestohet një person

KRONIKA E ZEZË, LAJME
02/02/2022 10:44 Njësitet policore në Skenderaj, në orët e mbrëmjes së datës 01 shkurt 2022, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave te siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej veprimtari e kundërligjshme te lojërave te fatit. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre (3) televizor, tre (3 ) kompjuter, dy (2) printerë, tiketa të basteve dhe një shumë e parave. Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është janë liruar në procedure të rregullt, ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”....
Mitrovicë: Policia gjeti substanca narkotike në therra

Mitrovicë: Policia gjeti substanca narkotike në therra

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
02/02/2022 12:13 Policia e Kosovës dje gjatë patrullimit në disa lokacione në Mitrovicë ka gjetur një qese me substanca narkotike në therra. Siç njofton policia rasti ka ndodhur në rrugën “Rifat Dedija”, ku pas matjes së qeses bëhet e ditur se në të ndodheshin 108.2 gram të llojit mariuhanë dhe 6.2 gram kokainë. Qesen dyshohet se e ka vendosur një personi i cili është në kërkim nga policia por, gjendet në arrati. Rasti është në procedurë hetimore. Ndërsa, po cilësohet si posedim i substancave narkotike.
Në moshën 88 vjeçare ndërroi jetë njëri ndër mësuesit e parë në Drenicë, Sefer Seferi

Në moshën 88 vjeçare ndërroi jetë njëri ndër mësuesit e parë në Drenicë, Sefer Seferi

KRONIKA E ZEZË, LAJME
01/02/2022 10:00 Dje rreth ores 10 të mëngjesit veterani i arsimit, albanologu Sefer Seferi vdiç në moshën 88 vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët. Ndërsa varrimi i të ndjerit bëhët sot në ora 14:00 në varrezat e vendlindjës në Prekaz. Biografia e Sefer Seferit: Sefer Seferi, ishte një ndër mësuesit e parë në Drenicë, ai fillimisht ishte mësues i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz, pastaj drejtor për të kaluar për shumë vite si drejtor i shtepisë së kulturës në Skendëraj të ciles edhe i vuri emrin “Hasan Prishtina”. Kontributi i tij në sferë n e kultures ishte i jashtëzakonshëm. Në kohën sa ishte drejtor në shtëpin e kulturës e ndërtuan qerdhen tek “Ansambli i Drenicës” ku dolën shumë artist, shfaqjet teatrale dhe zhanrit filmik. Gjithashtu Seferi ka them...
Ndërron jetë ish-ushtarja e UÇK-së, Vjosa Qerimaj

Ndërron jetë ish-ushtarja e UÇK-së, Vjosa Qerimaj

KRONIKA E ZEZË, LAJME
29/01/2022 Ka vdekur dje ish-ushtarja e UÇK-së dhe infermiere aso kohe, Vjosa Qerimaj. Ishte deputetja Ganimete Musliu e cila e bëri të ditur lajmin për vdekjen e Vjosës. "Sot edhe një ushtare e lirisë iku nga kjo botë. Vjosa Qerimaj ka sherbyer si ushtare e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves si infermiere ne kohet me te veshtira per ushtaret e plagosur, dhe me nevoje mjekesore. Kontributi i saj nuk do te harrohet kurre, dhe do te na mbaje krenar gjithe jeten. Lavdi jetes dhe vepres atdhetare të Vjoses! Ngushellime Familjes Qerimaj dhe gjithë bashkëluftetarëve të saj." tha ajo
div.meta-author { display:none; }