News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Vdes ish i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën

Vdes ish i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
10/02/2022 13:10 Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan. Kukan ishte ministër i Jashtëm i vendit të tij nga viti 1998 deri në vitin 2006. Ai zuri vendin e tretë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004. Ai ishte anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2009 deri në vitin 2019. Në vitin 1999 ai shërbeu gjithashtu si i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i OKB-së, Kofi Annan. Këtë rol ai e mbajti së bashku me Carl Bildt.
Një muaj paraburgim për gjakovarin, dyshohet se e dhunoi seksualisht vajzën e tij

Një muaj paraburgim për gjakovarin, dyshohet se e dhunoi seksualisht vajzën e tij

KRONIKA E ZEZË, LAJME
09/02/2022 16:16 Gjykata Themelore në Gjakovë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për të dyshuarin F.K, i cili dyshohet se ka detyruar vajzën e tij të kryej marrëdhënie seksuale. Po ashtu, i dyshuar ka sulmuar seksualisht edhe vajzën tjetër të tij, transmeton Telegrafi. “Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit F. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit në vazhdimësi dhe të sulmit seksual”, thuhet në njoftim. Sipas kërkesës, “në muajin korrik 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F. K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij, të dëmtuarën e mitur, XX. Gjithashtu, në muajin shtator 2020, me qëllim seksual ...
Profesori Paci reagon: Nxënësi që shihet duke bërë akrobacione është problematik

Profesori Paci reagon: Nxënësi që shihet duke bërë akrobacione është problematik

KRONIKA E ZEZË, LAJME
07/02/2022 20:12 Profesori nga Vushtrria i njohur në Tik Tok, Lulzim Paci, është sqaruar për videon e shpërndarë, ku shihet një nxënës i tij duke kryer akrobacione në orën e mësimit. Paci, për Klankosova.tv, ka thënë se nxënësi është problematik edhe për profesorët e tjerë, duke shtuar se në momentin kur e ka kryer akrobacionin, paraprakisht këtij i kishte thënë që do të shkonte në banjë. “Nxënësi në fjalë që shihet në video ka kërkuar të shkojë në banjë, ai edhe te mësimdhënësit e tjerë njihet se është problematik dhe jo vetëm tek unë”. “Sipas rregulloreve, unë nuk kam të drejtë t’ia mohoj të shkojë në banjë për nevoja të tij, unë i kam thënë shko në banjë. Ai gjatë kohës kur ka dashtë të shkojë, i ka bërë ato akrobacione, edhe unë i kam thënë nëse vazhdon kështu do ta thërras kujd...
20-vjeçarja dyshohet se u dhunua nga katër persona, policia arreston dy të dyshuar

20-vjeçarja dyshohet se u dhunua nga katër persona, policia arreston dy të dyshuar

KRONIKA E ZEZË, LAJME
07/02/2022 17:27 Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht, Njësia e Hetimeve të Përgjithëshme, ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për një rast të dhunimit të një vajze, që dyshohet të ketë ndodhur në janar të vitit 2021. Rasti është raportuar në polici më datë 20.01.2021, ku dyshohet se një person (femër e lindur në vitin 2001), është dhunuar nga katër persona të dyshuar, informon policia. “Që nga dita e raportimit, policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu bastisjet në lokacione të ndryshme si edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh operativo policore, që rezultuan me identifikimin e personave të dyshuar: – A. O, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe D. R, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka konfirmuar policia. Pa...
Reklamonte armën në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Reklamonte armën në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
06/02/2022 15:33 Një i dyshuar nga fshati Shupkovc të Mitrovicës ka përfunduar në pranga pasi i njëjti kishte postuar në rrjete sociale foto me armë zjarri AK-47. Sipas policisë, gjatë kontrollit nuk është gjetur arma. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt.
Drenas: Çifti e bëjnë për spital njëri – tjetrin

Drenas: Çifti e bëjnë për spital njëri – tjetrin

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
06/02/2022 13:16 Një çift bashkëshortor nga Drenasi janë rrahur mes vete. Kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje dhe më pas kanë pranuar tretman mjekësor. “Raportohet se pas një mosmarrëveshje në qift bashkëshortor, të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovar-e, janë rrahur mes veti. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. Tutje, me vendim të prokurorit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Rrëfimi mes lotësh i nënës së Marigona Osmanit, që u torturua deri në vdekje nga i dashuri i saj

Rrëfimi mes lotësh i nënës së Marigona Osmanit, që u torturua deri në vdekje nga i dashuri i saj

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
05/02/2022 12:54 Vitin që lamë pas vrasja brutale e Marigona Osmanit nga Ferizaj tronditi gjithë Kosovën, e më gjerë. 18 vjeçarja dyshohet që u torturua deri në vdekje nga Dardan Krivavqa, i dashuri i saj. Në një dokumentar RTK-së, nëna e Marigonës, Valdetja ka folur për herë të parë për shumë gjëra që deri tani nuk janë thënë në publik. Lexoni këtë nëse vuani nga problemet e burrërisë Marigona Osmani ishte fëmija i parë i qiftit nga Ferizaj Valdete e Muhabi Osmani. Si fëmija i parë e gëzonte dashurinë e gjithë familjes. Nëna e saj Valdetja thotë se, lidhja me të ishte shumë e fortë, ndoshta edhe për shkak të natyrës së saj të butë bënte që rrethi familjarë ta trajtonin me shumë dashuri e përkrahje . “Fëmija I parë qysh gëzohësh unë I kam edhe tre tjerë por nashta ajo ish kanë për atë...
Ky është polici që u suspendua vetëm se kritikoi shpenzimet e deputetëve

Ky është polici që u suspendua vetëm se kritikoi shpenzimet e deputetëve

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
05/02/2022 12:22 Polici i rajonit të Prishtinës, Amir Hoxha, ka njoftuar se është suspenduar për tri ditë nga puna, për shkak të një postimi që ka bërë në Facebook të premten, e përmes së cilit kërkonte pagesat e shujtave për policët dhe shtesat për punë jashtë orarit. Në postimin e tij, Hoxha kishte kritikuar shpenzimin e parave për karburante të udhëtimit për deputetë, duke thënë se ky është një turp. “Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditësh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë. Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer veper penale apo shkelje të rëndë disciplinore , e që me sa dij unë me njohurinë time si jur...
Mitrovicë: Arrestohet babai që nuk e la vajzën të shkonte në shkollë

Mitrovicë: Arrestohet babai që nuk e la vajzën të shkonte në shkollë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, pasi që i kishte ndaluar vajzës së tij shkollimin. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar për veprën dhunë në familje, kurse, vajza është dërguar në strehimore “Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti edhe kishte ndaluar nga vijimi i shkollimit vajzën e tij. Ankuesja është dërguar në strehimore, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë
div.meta-author { display:none; }