News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Rrahje mes disa të rinjëve në një kafiteri në Mitrovicë

Rrahje mes disa të rinjëve në një kafiteri në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
15/02/2022 - 09:16 Nëntë persona janë arrestuar, dy prej tyre të mitur, pas një përleshjeje në një kafene në Mitrovicë mbrëmë. Sipas Kosev, përleshja ka ndodhur jo shumë larg nga konviktet, në pjesën veriore. Në përleshje kanë marrë pjesë dhjetëra të rinj të moshës 17 deri në 21 vjeç, ka thënë për portalin zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës, Besim Hoti. Hoti ka thënë se katër të rinj janë dërguar për ekzaminim në Qendrën Shëndetësore, por ka theksuar se nuk ka të lënduar rëndë. Ai shtoi se askush nuk përdori armë në përleshje dhe se policia ka nisur hetimet. “Ne supozojmë se në kafene është dashur të ketë festë, kështu që ka ndodhur përleshje për shkak të rrethanave ende të paqarta”, ka thënë Hoti.
Mashtroi mbi 400 persona kinse për t’iu siguruar viza pune duke përfituar 500 mijë euro – kërkohet paraburgim ndaj tij

Mashtroi mbi 400 persona kinse për t’iu siguruar viza pune duke përfituar 500 mijë euro – kërkohet paraburgim ndaj tij

KRONIKA E ZEZË, LAJME
14/02/2022 10:50 Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Sh.C., për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve. Siç njoftohet, me urdhër të prokurorit të shtetit, fillimisht është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale të lartcekura. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se Sh.C., nga data 12.09.2019 e deri në muajin shtator 2021, në Agjencinë “BCD Travel”, i njëjti në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar 120 persona. “Duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur, kështu duke i mashtruar të dëmtuarit kinse për t’ju siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave, për të cilat shërbime të aplikimit përmes kontratave të p...
Mehaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Skënder Halitit

Mehaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Skënder Halitit

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
14/02/2022 12:22 Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve për vdekjen e oficerit të lartë, Skënder Halitit. Ai, në rrjetin social të Facebook, ka shkruar se ai dhe stafi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-janë të tronditur thellë me vdekjen e Halitit. “Kolonel Haliti, në të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare, si dhe ato qytetare dhe kombëtare ka dhënë kontribut të madh në gjithë proceset e ndërtimit, zhvillimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë dhe vendit në përgjithësi”. “Do të kujtohet gjithmonë nga ne, me nder, si patriot i madh, burrë me karakter e personalitet të fortë dhe i dashur për të gjithë. Andaj , Familje e dashur Haliti, miq, bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë e bashkëpunëtorë të Kolonel Halitit, mbi dhembjen e madhe që kemi së ...
Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për vjedhje në Mitrovicë

Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për vjedhje në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
14/02/2022 12:18 Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, gjatë ditës së diel kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Siç njoftohet, rast ky i raportuar në orët e mëngjesit të së dielës Sipas policisë cak i kësaj vjedhje ishin pjesë të metaleve nga parku i mbetjeve në Flotacionin e minierës Trepça në Tunelin e Parë. “Arrestimi i gjashtë personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se personat e dyshuar në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, duke vjedhur pjesë të metalta nga parku i mbetjeve në Flotacion”. “Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit është gjetur dhe sekustruar sasia e metaleve të vjedhura, prova këto që do ...
Vdes Skender Selmani, ish-anëtar i Federatës së Futbollit të Kosovës

Vdes Skender Selmani, ish-anëtar i Federatës së Futbollit të Kosovës

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
13/02/2022 13:01 Sot ka vdekur mitrovicasi Skender Selmani, një nga emrat që ka bërë shumë për sportin. Selmani ishte ish anëtar i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë viteve 1991/94 dhe nënkryetar i Shoqatës së Referëve të Kosovës. Varrimi i të ndjerit do bëhet në Mitrovicë, ndërsa familjarët kanë njoftuar se do informojnë për varrimin me kohë. Njoftimi i plotë: Ju njoftoj se me Daten 13-02-2022 ka ndërruar jetë babi jon i dashur. Ki me na mungu shum shpirti jon! Varrimi do te behet ne Mitrovic! Do te ju lajmerojme per diten e varrimit. Allahu e shpërbleftë me Xhehnet! Familja Selmani
Mitrovicë:Arrestohet një 54-vjeçar, iu gjend armë në veturë

Mitrovicë:Arrestohet një 54-vjeçar, iu gjend armë në veturë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
12/02/2022 13:13 Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person dje në Mitrovicë, pasi në veturën e tij u gjet një armë. “Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën ‘Kuvendi i Lezhës’ në Mitrovicë, ku pas ndaljes dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, thuhet në njoftimin e Policisë. Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
Katër të arrestuar për dhunë në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Katër të arrestuar për dhunë në familje brenda 24 orëve në Kosovë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
11/02/2022 12:39 Dhuna në familje, katër të arrestuar në 24 orët e fundit në Kosovë Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë arresuar katër persona, për dhunë në familje. Rastet janë në Prishtinë dhe Gjilan, ku burrat rrahën vajzat me të cilat po bashkëjetonin, si dhe rasti tjetër është në Gjakovë, ku dy persona kanë rrahur një grua, përcjell Klankosova.tv. Të arrestuarit nga dy rastet e para janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të fundit janë liruar në procedurë të rregullt. Të dhënat nga raporti i policisë: Prishtinë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjetojnë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Gjilan: Me datë 10.02.2022 është arrestuar i dyshu...
Skënderaj:Ish-gjyqtari dhe ish-polici dënohen për korrupsion

Skënderaj:Ish-gjyqtari dhe ish-polici dënohen për korrupsion

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
11/02/2022 10:45 Ish-gjykatësi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, Rafet Ismajli dhe ish-polici Blerim Gashi janë dënuar me nga 20 muaj burgim dhe me nga 1 mijë euro gjobë, pasi janë shpallur fajtor për korrupsion. Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të premten nga gjykatësja e rastit, Valbona Musliu-Selimaj, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas aktgjykimit, Ismajli dhe Gashi obligohen të paguajnë edhe shpenzimet gjyqësore, shumën prej 100 euro për paushallin gjyqësor dhe shumën prej 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit. Sipas aktakuzës së ngritur më 4 mars 2020 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), Rafet Ismaili në cilësinë e gjyqtarit të Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj dhe B në cilësinë e zyrt...
Skënderaj:Një nxënës e kërcënon shoqen e shkollës, shoqërohet në polici

Skënderaj:Një nxënës e kërcënon shoqen e shkollës, shoqërohet në polici

KRONIKA E ZEZË, LAJME
10/02/2022 18:38 Një i mitur nga Skenderaj është shoqëruar në stacion policor, pasi ka kërcënuar një vajzë po ashtu të mitur. Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në rrugën “Osman Geci” në Skenderaj, ka njoftuar policia. I dyshuari dhe viktima janë nxënës të së njëjtës shkollë. Pas intervistimit të dy janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. “Rr. Osman Geci, Skenderaj 13.01.2022 – 17:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që ka kanosur viktimën femër kosovare e mitur. I dyshuari dhe viktima janë nxënës të njëjtës shkollë. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia
Zvicër:Kosovari tenton ta vrasë baxhanakun duke e goditur mbi 20 herë me thikë, thotë se bënte shumë thashetheme

Zvicër:Kosovari tenton ta vrasë baxhanakun duke e goditur mbi 20 herë me thikë, thotë se bënte shumë thashetheme

KRONIKA E ZEZË, LAJME
10/02/2022 14:05 Një kosovar 46-vjeçar është përgjigjur para gjykatës së shkallës së parë për shkak të një mosmarrëveshjeje që ka përfunduar me plagosje të shkaktuar me thikë. Mirëpo, ai thotë se është viktima në këtë histri ndërsa paditësi, sipas tij është autori. Problemi ka nisur me një defekt të telefonit mobil dhe ka përfunduar me një kallëzim penal, ndër të tjera për tentimvrasje. Prokuroria publike e akuzon 46 vjeçarin se ka sulmuar baxhanakun (kunatin) e tij me thikë xhepi dhe i ka shkaktuar disa plagë dhe prerje në bark, krah dhe shpinë. Por, nëse i besohet versionit të të dyshuarit, ai është vetë viktima – dhe plagët me thikë janë vetëm një rezultat fatkeq i vetëmbrojtjes së tij. Përshkrimet e dy burrave janë diametralisht të kundërta; vetëm rreth arsyes së takimit, që ka n...
div.meta-author { display:none; }