News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Anulohet seanca e rigjykimit për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj

Anulohet seanca e rigjykimit për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj

KRONIKA E ZEZË, LAJME
21/02/2022 13:23 Është anuluar seanca e rigjykimit e paraparë të mbahet të hënën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për rastin ku Naser Pajazitaj akuzohet për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Zyra për informim e kësaj gjykate, për “Betimi për Drejtësi”, ka bërë të ditur se të akuzuarit nuk ka mundur t’i sigurohet transporti për në gjykatë. Rigjykimi për këtë rast pritet të nisë më 10 mars 2022, në ora 10:00, për të cilin vendim nga zyra e lartpërmendur u bë e ditur se palët janë njoftuar më kohë. Fillimisht, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2018, të akuzuarin Naser Pajazitaj, në mungesë të provave e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, por pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë lëndë në rigjykim. Pas kthimit në rigjykim, Gjyk...
“Buzëqeshjen tonë e more me vete Lir”, postimi prekës i policit për kolegun e tij të vrarë

“Buzëqeshjen tonë e more me vete Lir”, postimi prekës i policit për kolegun e tij të vrarë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
20/02/2022 20:26 Pasditen e sotme kolegë të shumtë dhe familjarë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, zyrtarit policor Lirim Haxholli i cili u vra aksidentalisht nga një koleg i tij. Festën të cilën e kishin nisur me kolegët e tjerë, u shndërrua në tragjedi. Njëri nga kolegët e tij, i cili edhe ishte i pranishëm në ngjarjen tragjike shkroi një poezi për të përkujtuar Lirim Haxhollin. Poezia e zyrtarit policor, A.Morina: Kangët na u sosën Lir E fuqitë na u shterrën vlla, Idhshëm na le bre Lir Zemra na u thy, E shpirti na u këput merzije, Buzëqeshjen tonë e more me vete Lir, se vajin kem me ruejt pergjithmonë, derisa t'kujtojmë ty vlla Ty, që dorën tane e patëm gjithmonë të shtrirë mu mbështet te ti sa herë patëm nevojë. Lir, Bahu engjull mbi krahtë tonë, Forcën me na kthy kur t'...
I jepet lamtumira e fundit policit të vrarë aksidentalisht

I jepet lamtumira e fundit policit të vrarë aksidentalisht

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
20/02/2022 17:00 Familjarë, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe mijëra qytetarë i dhënë lamtumira e fundit, policit të vrarë aksidentalisht, Lirim Haxholli, djalit të vetëm në familje. Lirimi është vrarë të enjten në mbrëmje në fshatin Zllatar të Prishtinës. Zyrtarët policorë bën nderime duke vendosur edhe kurora lulesh. Ndërsa, toger Zymer Islami u shprehi ngushëllime familjes në emër të stacionit policor qendra. “Në emër të stacionit policor qendra, ngushëllime gjithë familjes dhe gjithë kolegeve. Lirimi ishte një shëmbëlltyrë për Policinë e Kosovës, për koleg dhe shokë. Stacioni policor qendra në emër të gjithëve iu shpreh ngushëllime në emër gjithë pjesëmarrësve kërkoj një minutë heshtje”, tha ai. Përndryshe, një zyrtar policor është arrestuar për vrasjen aksidentale të policit 27 vj...
I jepet lamtumira e fundit veprimtares së njohur shqiptare në Stokholm, Teuta Haziri

I jepet lamtumira e fundit veprimtares së njohur shqiptare në Stokholm, Teuta Haziri

KRONIKA E ZEZË, LAJME
19/02/2022 21:00 Në Stokholm sot iu dha lamtumira e fundit veprimtares së njohur shqiptare në Stokholm, Teuta Haziri. Ajo ndërroi jetë ditë më parë pas njē sëmunfje të rëndë dhe la pas veti bashkëshortin dhe dy fëmijë. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në Stokholm, zonja Shkëndije Geci Sherifi. Teuta Haziri u lind në Zhegër të Gjilanit në një familje të arsimuar e të pajisur me ide përparimtare. Qysh si studente u angazhua në misionin humanitar të Anton Çetës për pajtimin e gjaqeve. Ndërkaq në Suedi ishte pjesëmarrëse dhe mbështetëse e të gjitha aksioneve në ndihmë vendlindjes dhe afirmimit të çështjes shqiptare. Mori pjesë aktive edhe në jetën kulturore dhe letrare e në disa raste edhe u nderua me çmime letrare. Ka botuar një përmbledhje me poezi “Diçka që vjen m...
Policia e Kosovës sekuestron 3 mijë kg mish të ardhur nga Brazili

Policia e Kosovës sekuestron 3 mijë kg mish të ardhur nga Brazili

KRONIKA E ZEZË, LAJME
19/02/2022 17:29 Policia Kufitare ka sekuestruar 3 mijë kilogramë mish me prejardhje nga Brazili. Fillimisht, Policia ka identifikuar furgonin pa targa, që po drejtohej nga një shtetas kosovar, i cili ka hyrë ilegalisht nga territori i Maqedonisë. “Autoritetet policore kufitare edhe përkundër tentativës së drejtuesit të automjetit për shmangur ndalimit policor, kanë arritur ta ndalojnë në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjetit është gjetur mall i kontrabanduar, 108 pako me gjithsej 3 mijë kilogram mish i kuq me prejardhje nga Brazili”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Nesër i jepet lamtumira e fundit policit 25 vjeçar që u vra aksidentalisht

Nesër i jepet lamtumira e fundit policit 25 vjeçar që u vra aksidentalisht

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
19/02/2022 14:13 Zyrtari policor Lirim Haxholli që u vra mbrëmë aksidentalisht nga kolegu i tij, do të varroset nesër në varrezat e qytetit Arbëri në orën 15:00. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë një ndeje private, ku ishin 15 policë duke festuar në një vilë në Zllatar. Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin 6 policë janë në mbajtje dhe 9 të tjerë janë suspenduar. “Sot pas mesnatës Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një informacion përmes “Linjës së kaltër” nga Policia e Kosovës se ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri në fshatin Zllatar të Prishtinës ku ishte plagosur një person”, thuhet në njoftim.
Vrasja e policit në Zllatar, IPK konfirmon suspendimin e 15 policëve dhe arrestimin e gjashtë prej tyre

Vrasja e policit në Zllatar, IPK konfirmon suspendimin e 15 policëve dhe arrestimin e gjashtë prej tyre

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
19\02\2022 13:05 Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se janë suspenduar 15 policë dhe janë arrestuar gjashtë prej tyre pas ngjarjes tragjike mbrëmë ku aksidentalisht u vra zyrtari, Lirim Haxholli, teksa bashkë me kolegët ishin në një ndejë private në fshatin Zllatar të Prishtinës. Nëpërmjet një komunikate IPK njofton se polici i plagosur ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe pavarësisht përpjekje të mjekëve i njëjti fatkeqësisht ka vdekur si pasojë e lëndimeve, njofton Klankosova.tv. “Bazuar në hetimet preliminare fillestare dyshohet se rasti ka ndodhur në një ndejë private ku morën pjesë 15 zyrtarë policorë që të gjithë jashtë detyrës zyrtare. Personi i dyshuar në këtë rast – (zyrtar policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën...
Policia jep detaje për vrasjen e policit në Zllatar

Policia jep detaje për vrasjen e policit në Zllatar

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
19\02\2022 10:44 Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje nga vrasja aksidentale e një zyrtari policior mbrëmë në Zllatar. Në raport thuhet se 25 vjeçari u vra aksidentalisht gjatë një ndeje në fshatin Zllatar të Prishtinës, teksa i dyshuari është arrestuar. “Fsh. Zllatar, Prishtinë, 18.02.2022-23:50. Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar” thuhet në raport.
Vdes foshnja 1-muajshe në Skënderaj

Vdes foshnja 1-muajshe në Skënderaj

KRONIKA E ZEZË, LAJME
18/02/2022 - 20:47 Një foshnje 1 muajshe ka vdekur sot në Kostërc të Komunës së Skënderajt. Mediat lokale mësojnë se vdekjen e tij e ka konstatuar një ekip mjekësor që ka dalur në vendin e ngjarjes. Nuk dihen shkaqet e vdekjes së kësaj foshnjë 1 muajsh. Të njejtat burime kanë treguar se për rastin janë njoftuar edhe njësitë relevante policore të cilat janë duke hetuar shkaqet e vdekjes së foshnjës 1-muajshe.
Policia njofton për shtatë raste të dhunës në familje

Policia njofton për shtatë raste të dhunës në familje

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
18/02/2022 09:00 Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në dy ditët e fundit në Kosovë. Sipas raportit të Policisë, nga dhuna në familje më së shumti kanë pësuar gratë. Lidhur me rastet Policia ka nisur hetimet, ndërsa viktimat kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor. Rastet e dhunës kanë ndodhur në Graqanicë, Drenas, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Istog dhe Pejë. Më poshtë rastet sipas raportit të Policisë: Graqanicë, 17.02.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Gllogoc, 17.02.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i nj...
div.meta-author { display:none; }