
Coolio, reperi i “Gangsta’s Paradise”, vdiq në moshën 59-vjeçare
Coolio, reperi i viteve '90 që ndezi listat muzikore me hite si "Gangsta's Paradise" dhe "Fantastic Voyage", ka vdekur, tha për CNN miku dhe menaxheri i tij Jarez Posey. Ai ndërroi jetë në moshën 59 vjeç. Posey tha se Coolio vdiq të mërkurën pasdite. Detajet mbi rrethanat nuk janë të disponueshme menjëherë, por mendohet që vdekja e tij është si pasojë atakut kardiak paraprak.