News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Për vetëm 24 orë, në Kosovë janë raportuar mbi 10 raste të dhunës në familje.

Për vetëm 24 orë, në Kosovë janë raportuar mbi 10 raste të dhunës në familje.

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
01/03/2022 10:00 Shqetësuese kanë qenë së fundi rastet e dhunës në familje. Përgjatë vitit të kaluar pati raportime të shumta për dhunë në familje, e siç duket situatë hiç më e mirë nuk është as në këta dy muajt e parë. Për vetëm 24 orë, në Kosovë janë raportuar mbi 10 raste të dhunës në familje. Vetëm në Prishtinë u raportuan katër raste të dhunës në familje, shumica prej tyre ku bashkëshorti rrahu gruan. E një rast në Prishtinë poashtu kishte të bënte me dhunë të vajzës ndaj nënës. DHUNË NË FAMILJE• Prishtinë, 27.02.2022 – 22:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. • Prishtinë, 27.02.2022 – 22:00. Është arrestuar i ...
Vushtrri, dënohet shoferi nga Serbia – nuk i kishte mbuluar simbolet shtetërore në targa

Vushtrri, dënohet shoferi nga Serbia – nuk i kishte mbuluar simbolet shtetërore në targa

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
28/02/2022 11:15 Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar një shofer në Vushtrri, pasi që i njëjti nuk kishte mbuluar targat e veturës që i kishte të Serbisë. Rasti ka ndodhur ditën e diel “Derisa ishin në kryerje të detyrës, me datë 27.02.2022, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Vushtrrisë kanë hasur një automjet me targa të Republikës së Serbisë, i cili nuk i kishte pasur të mbuluara simbolet shtetërore apo pa i vendosur ‘stickers’ në targat e automjetit, sipas marrëveshjes ndër-shtetërore për targat e automjeteve”, thuhet në njoftim. Policia bën të ditur se , ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 60 euro, sipas nenit 59 (2), të Ligjit për automjetet në Republikën e Kosovës e gjithashtu është urdhëruar drejtuesi i automjetit që ti vendos ‘stickeres’ në targ...
Vdes mësuesi, Nasuf Ahmeti

Vdes mësuesi, Nasuf Ahmeti

KRONIKA E ZEZË, LAJME
27/02/2022 Gjatë mbrëmjes se sotme ka ndërruar jetë mësuesi, Nasuf Ahmeti. Postimi i plotë: NUK VDES MËSUESI (Nasuf Ahmetit) Seç më erdhi lajm i hidhur Sa nuk doja hiç t’i besoja Mori rrugën e përjetësisë Mësuesi im i fëmijërisë Ah, jo, nuk vdes Mësuesi Ai përherë në zemra tona Në klasë të pestë kujdestar Libri “Bambi” dhuratë e parë Si kolegë e bashkëveprimtarë Mësymë dallgëve të trazuara Bir ballisti e stërnip kapedani Gur stralli përballë çdo tufani Fjalëpakët me peshë guri Edukator i brezave me radhë Idealist sypatrembur vizionar I pathyeshëm dhe ATDHETAR! Galicë, 27 shkurt 2022
U arrestuan duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë, njëri nga serbët kishte kontakt me BIA-n

U arrestuan duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë, njëri nga serbët kishte kontakt me BIA-n

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
27/02/2022 13:13 Njëri nga serbët e arrestuar mbrëmë pasi ishte kapur duke blerë uniforma dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë, kishte kontakt me Agjencinë Serbe të Inteligjencës (BIA). Siç bëjnë të ditur burime të Telegrafit, nga ekzaminimi i telefonit të njërit prej të arrestuarve është gjetur kontakti që kishte pasur me BIA-në serbe. “Njëri nga serbët e arrestuar ka kontakt me BIA-në. Ne telefonin e tij është gjetur kontakt, që në telefon e ka të regjistruar ‘Ljuba BIA’. Pra, në telefonin e Dragan D. janë gjetur kontakte me figura ekstremiste ruse dhe serbe dhe edhe një kontakt me oficerin e BIA-së”, thekson burimi. Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas serb, D. D., V. J. dhe D. D., të cilët kishin blerë uniforma dhe emblema të UÇK-së. Të njëjtat burime raportojnë se serbët së...
Arrestohen tre serbë, kapen duke blerë uniforma dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë

Arrestohen tre serbë, kapen duke blerë uniforma dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
27/02/2022 Policia e Kosovës dje në mbrëmje ka arrestuar tre shtetas serbë, me inicialet D. D., V.J. dhe D. D., të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në njërin nga dyqanet e Prishtinës (i njohur për redaksinë) dhe ishin duke planifikuar blerjen e disa uniformave në një dyqan tjetër në Prishtinë. Burime brenda institucioneve të sigurisë tregojnë se të arrestuarve u janë gjetur edhe një shumë e konsiderueshme e të hollave kesh, raporton KosovaPress. Të njëjtat burime raportojnë se serbët së fundmi kanë përgatitur një plan për t’i realizuar disa video kinse disa ushtarë të veshur me uniforma të UÇK-së, janë gati për të marrë veriun e Kosovës. Sipas këtyre burimeve, Serbia përmes kësaj taktike po planifikon që të jap pretekst para institucioneve ndërkombëtare për të ndërhyrë ushtarakisht,...
Zbulohet një laborator droge në Mitrovicë

Zbulohet një laborator droge në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
25/02/2022 - 21:32 Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës zbulohet edhe nje laborator droge në veriun e Mitrovicës dhe mbi 30 kg lëndë narkotike marihuanë teksa dy të dyshuar shtetas të Kosovës me etni serbe janë arrestuar. Ky është aksioni i dytë i suksesshëm i Policisë në veriun e vendit vetëm brenda kësaj jave pas atij për bllokimin e rrugëve të kontrabandës. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi ka shkruar se do të luftojmë kriminalitetin në çdo cep të Republikës. “Vendi ynë do të bëhet vend i qetë dhe i sigurt për gjithë qytetarët e saj” ka shkruar Sveçla.
Vritet një shqiptar në Ukrainë

Vritet një shqiptar në Ukrainë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
25/02/2022 - 21:19 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi për një shqiptar të vrarë në Ukrainë i cili ishte ushtar e që jetonte atje prej kohësh. “Përveç një informacioni të fundit për një djalë që ishte në media që ishte vrarë si person i veshur ushtar, pjesë e ushtrisë djalë shqiptar që jetonte në Ukrainë dhe ishte martuar apo bashkëjetonte me një ukrainase”. Ndërkohë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, njoftoi se ka komunikuar me pesë apo gjashtë qytetarë të tjerë që jetojnë atje që kanë kërkuar ndihmë, ku theksoi se ambasadat shqiptare janë të gatshme për t’i pritur ata. “Ka një komunitet shumë të vogël shqiptarësh të integruar atje prej shumë vitesh dhe 11 shqiptarë në organizatën e OSBE-së që janë pjesë e planit të evakuimit. Ata janë të gjithë shëndoshë e mirë dhe do të kthe...
Përleshje ndërmjet policisë dhe punëtoreve të Ferronikelit

Përleshje ndërmjet policisë dhe punëtoreve të Ferronikelit

KRONIKA E ZEZË, LAJME
24/02/2022 13:11 Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” janë përplasur me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. “Mos na diskrimino, punëtorët nuk janë të privatizuar, Kosovës plus 1000 raste sociale, kryeministër edhe punëtorët e Ferronikelit janë Kosovë”, ishin disa nga thirrjet e punëtorëve.
Konfiskohen mbi 83 kilogramë heroinë

Konfiskohen mbi 83 kilogramë heroinë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
23\02\2022 19:57 Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se pas një aksioni të Doganës, Policisë dhe Prokurorisë janë konfiskuar 83.5 kilogram heroinë dhe janë arrestuar siç ka thënë ai dy persona. Sveçla thotë se rezultatet nuk mungojnë kur mes institucioneve ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë. “Kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë. Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë! 83.5 kilogram heroin më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës”, ka deklaruar ai. Ministri nuk ka dhënë detaje tjera rreth aksionit. Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se sonte do të mbajë konferencë të jashtëzakons...
Policia në veri gjeti armë, substanca narkotike dhe 4 aparate për kriptovalutave

Policia në veri gjeti armë, substanca narkotike dhe 4 aparate për kriptovalutave

KRONIKA E ZEZË, LAJME
22/02/2022 Policia në Mitrovicë ka kontrolluar tri lokacione për persona të dyshuar në lidhje me rastin-Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Si rrjedhojë e hetimeve për rastin e ndodhur me datën 20 shkurt 2022 në Mitrovicë Jug, ku dyshohet për veprat penale: ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe “Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës”, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, kanë siguruar informacione se të dyshuarit janë duke u fshehur në tri lokacione të ndryshm, lokacione këto në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë (DRP) Mitrovicë Veri. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë identifikuar këto lokacione dhe pasi është siguruar autorizimi nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për kontr...
div.meta-author { display:none; }