News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Bedri Hamza:”Lamtumirë, kujtimi më i bukur i imi!”

Bedri Hamza:”Lamtumirë, kujtimi më i bukur i imi!”

KRONIKA E ZEZË, LAJME
08/03/2022 Kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza sot i ka vdekur nëna. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar edhe Hamza përmes një postimi në Facebook ku njoftoi edhe për kohën e varrimit, shkruan “Radio-Ylberi” “Familjarë dhe miq, varrimi i Nënës do të bëhet nesër (e Mërkure) me 09 Mars 2022, në varrezat e Fshatit Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt, në orën 15:30” shkroi ai. Mes tjerash, Hamza tha se nëna e tij sot mori me vete edhe një pjesë të tij. Postimi i plotë: Lamtumirë NANË! Sot kur t’i mbylle sytë, për ta nisur rrugën e amshimit, more me vete edhe një pjesë timen. Ndjenjën e ngrohtësisë dhe dashurisë, që vetëm shpirti yt i bardhë diti ta jap me aq urtësi e mirësi. Lamtumirë, kujtimi më i bukur i imi! Familjarë dhe miq, varrimi i Nënës do të bëhet nesër (e Mërkure) me 09 Mars 20...
Ndahet nga jeta mësuesja nga Mitrovica, Drita Gashi-Llane

Ndahet nga jeta mësuesja nga Mitrovica, Drita Gashi-Llane

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
08/03/2022 Sot është ndarë jeta mësuesja nga Mitrovica Drita Gashi Llane. Lajmin e kanë të ditur miq të Dritës. Drita Gashi – Llane ka lënë gjurmë të thella e të mira në arsimin tonë. Positimi i plotë: Një lajm i trishtë. Është ndarë nga jeta motra e kushërira jonë e dashur, mësuesja e devotshme, Drita Rrahim Gashi – Llane. Lindi në Mitrovicë më 10 dhjetor 1943 në një familje bujare, atdhetare e arsimdashëse. Ishte fëmija i pestë prej gjithsej nëntë (tre djemve dhe gjashtë vajzave) të Rrahim dhe Rabë Gashit nga fshati Kotorr i kominës së Skënderajt. I ati i Dritës, Rrahim Gashi (1909-1963), ishte njëri ndër mësuesit e parë pas LDB-së në Drenicë. Shkollimin fillor deri në klasën e shtatë Drita e mbaroi në Kosovë, kurse, pas dëbimit me dhunë të familjes së saj, e ka vazhduar në Shqipëri. Tet...
Arrestohet një person, dyshohet se trafikoi të mituren duke e mbajtur në kafiterinë e tij në Mitrovicën e Veriut

Arrestohet një person, dyshohet se trafikoi të mituren duke e mbajtur në kafiterinë e tij në Mitrovicën e Veriut

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
08/03/2022 09:29 Është arrestuar një person në Mitrovicën e Veriut i cili dyshohet se e ka trafikuar një vajzë të mitur. “Nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit, veprimet fillestare hetimore janë ndërmarrë me dyshimin se i dyshuari është i përfshirë në vepër penale pasi paraprakisht përmes rrugëve operative janë siguruar informata se i dyshuari në fjalë me veprime trafikon dhe e shfrytëzon viktimën e mitur femër kosovare”. I njëjti dyshohet se e ka mbajtë viktimën e mitur në kafiterinë e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë. “Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Mitrovicën Veriore, në koordinim me PTH –Pejë, Departamenti për të mitur, dje më datë 07.03.2022 rreth orës 09:20 në qytetin e Mitrovicës ka arrestuar një person”. “Arrestimi i tij ësh...
Vrasja e nxënësit 14 vjeçar në Prishtinë, kërkohet vëmendje e veçantë për rastet e dhunës në shkolla

Vrasja e nxënësit 14 vjeçar në Prishtinë, kërkohet vëmendje e veçantë për rastet e dhunës në shkolla

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
02\03\2022 15:04 Një nxënës 14 vjeçar ka mbetur i vdekur ditën e martë në Prishtinë, pas therjeve me thikë që ka marrë nga një nxënës tjetër, 15 vjeçar. Rasti u cilësua si vrasje e rëndë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndërsa për të dyshuarin 15 vjeçar, u vendos të mbahet në ndalim për 48 orë. Ky rast nuk është i vetmi që ka ndodhur në shkollat në Kosovë, Policia në vazhdimësi raporton për incidente të ndryshme në shkolla, ku shpesh herë te nxënësit gjenden edhe armë të ftohta e substanca narkotike. Besa Luzha, opinioniste, në një deklaratë për Telegrafin, ka thënë se siguria në shkolla është debatuar mjaft shumë edhe në të kaluarën. “Siguria në shkolla është debatuar mjaft edhe në të kaluarën, sa herë ka pas raste të dhunës në shkollë, në oborr apo në afërsi të shkollës. Po...
Babai rrah djalin për borxh në lojëra të fatit në Mitrovicë

Babai rrah djalin për borxh në lojëra të fatit në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
02/03/2022 09:21 Është arrestuar një burrë në Mitrovicë pasi ka rrahur djalin e tij i cili kishte borxh duke luajtur lojëra të fatit. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kuptuar që djali i tij viktima mashkull kosovar kishte një borxh, i njëjti e kishte rrahur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pranon se borxhin e kishte krijuar duke luajtur lojëra të fatit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Kështu duket qyteti Kharkiv pas bombardimeve ruse me artileri të rëndë

Kështu duket qyteti Kharkiv pas bombardimeve ruse me artileri të rëndë

BOTË, KRONIKA E ZEZË, Storiet Kryesore
01\03\2022 23:13 Forcat ruse kanë rritur agresivitetin ditëve të fundit, duke bombarduar edhe civilët në Ukrainë. Banorët e qytetit të dytë më të madh në Ukrainë, Kharkiv, gjatë ditës së djeshme dhe të sotshme janë përballur me bombardime të shumta nga forcat ruse me artileri të rëndë. Një zonë e banuar është bombarduar gjatë ditës se djeshme në Kharkiv, ku kanë mbetur nëntë civilë të vrarë, mes tyre tre fëmijë si dhe 37 të tjerë të lënduar. Mediat e huaja kanë publikuar disa fotografi nga vendngjarja pas sulmit. Në fotografitë e publikuara, dëshmohet dëmi i madh që është shkaktuar. Hapësirat e banimit janë shndërruar në gërmadha, të cilat reflektojnë një pamje të trishtë dhe të dhimbshme.
Policia jep detaje nga therja për vdekje e 14 vjeçarit në Prishtinë

Policia jep detaje nga therja për vdekje e 14 vjeçarit në Prishtinë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
01/03/2022 11:41 Një person ka vdekur pasi është therur me thikë në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personi ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare, ku dhe është konstatuar vdekja e tij. “Prishtinë, 01 mars 2022 – Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”. “Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare ...
Therja për vdekje në Prishtinë, viktima është nxënës në shkollën “Hilmi Rakovica”

Therja për vdekje në Prishtinë, viktima është nxënës në shkollën “Hilmi Rakovica”

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
01/03/2022 11:36 Një person ka vdekur pasi është therur me thikë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Klankosova merr vesh se viktima është nxënës i klasës së nëntë në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësja për Komunën e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë), i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare ku dhe është konstatuar vdekja e tij.
div.meta-author { display:none; }