News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Policia në Pejë konfiskon mbi 36 mijë kg mish me afat të skaduar

Policia në Pejë konfiskon mbi 36 mijë kg mish me afat të skaduar

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
15/03/2022. 22:25 Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar më shumë se 36 mijë kilogramë mish gjatë një kontrolli sot në Zahaq të Pejës, ku një biznes dyshohej se po përpunonte produkte të mishit me afat të skaduar. Në mesin e produkteve të mishit me afat të skaduar është gjetur mish i gjedhit, i peshkut, i pulës me origjinë të prejardhjes nga Brazili, Italia dhe Polonia. Sasia e mishit me afat të skaduar është dërguar për t’u asgjësuar. Personat e arrestuar A.H., menaxher kryesor i pesë njësive të biznesit afarist dhe A.A., zëvendës menaxher i depos dyshohet se kanë kryer veprën penale prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve te dëmshëm ushqimor. Ata janë intervistuar në prezencën e avokateve mbrojtës dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari ...
Vdes 8 vjeçaraja nga Skenderaj Elmedina Vojvoda

Vdes 8 vjeçaraja nga Skenderaj Elmedina Vojvoda

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
15\03\2022 13:01 Sot ka ndërruar jetë vogëlushja Elmedina Vojvoda. Njoftimin e ka bërë të ditur daja i të ndjerës. Ceremonia e varrimit në ora 14:00 në fshatin Llaushë të Skënderajt Njoftimi i plotë: Miq,shoke dashamire sot ne moshen 8 vjeqare ka ndrru jete mbesa jone Elmedina Vojvoda (qika e vetme e motres) Ceromonia vorrimit ne ora 16:00 15:03:2022 llaush(skenderaj) Ishalla shpirti saj xhenet!
Një person e zë rryma në Skënderaj

Një person e zë rryma në Skënderaj

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
14/03/2022 20:30 Një person nga Skenderaj është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar ka rënë në kontakt me rrymën. Policia ka njoftuar se lëndimi aksidental ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00 në Skenderaj. Personi po vazhdon trajtimin mjekësor në spital ndërsa policia është duke u marr me rastin.
Ministri Peci rrëfen tmerrin që kishte përjetuar si 16-vjeçar në masakrën e Tregut të Mitrovicës

Ministri Peci rrëfen tmerrin që kishte përjetuar si 16-vjeçar në masakrën e Tregut të Mitrovicës

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
13\03\2022 22:16 Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka kujtuar masakrën e ndodhur 23 vjet më parë në Tregun e Mitrovicës. Atëherë si 16 vjeçar, Peci përshkruan tërë ngjarjen për të cilën thotë se e ka të ngulitur në kokë. “Forcat paramilitare e policore serbe atë ditë nuk ishin aty. Dhe nuk kishte ditë e jo më ditë tregu në Mitrovicë, ku ata nuk ishin prezent. 23 vite më parë, pas përfundimit të stërvitjes ku atëherë si 16-vjeçar kisha ëndrra të mëdha për tu bërë futbollist, vizitova tregun e gjelbërt dhe bleva gjërat e nevojshme për furnizim të familjes”. “E kam ende të ngulitur në kokë qoftë zhurmën e shpërthimit, qoftë fishkëllimën që granata lëshonte në ardhje e sipër si vetëtimë, të plagosurit në trotuarin e tregut po edhe erën e pluhurit e vrapimet e qytetarëve në treg”, ka thë...
Mitrovicë: Vajza kërcënohet nga ish i dashuri i saj, ajo e lajmëron në Polici

Mitrovicë: Vajza kërcënohet nga ish i dashuri i saj, ajo e lajmëron në Polici

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
13/03/2022 12:28 Një vajzë nga Mitrovica është kanosur nga ish i dashuri i saj. Këtë rast ajo e raportuar në policia dhe i dyshuari është arrestuar. “Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga ish i dashuri i saj mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në raportin e policisë. Policia bën të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë: Inspektorati dënoi me 1000 euro “Viva Fresh Store”

Mitrovicë: Inspektorati dënoi me 1000 euro “Viva Fresh Store”

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
13/03/2022 - 10:52 Manipulimet dhe mashtrimet që kompania “Viva Fresh” ua ka bërë qytetarëve të Kosovës gjithandej vendit duke fshehur vajin se kinse ka mungesë për ta ngritur pastaj çmimin në hava, është shoqëruar me inspektime të këtij biznesi. Inspektorët komunal të Drejtorisë së Inspecionit në Komunën e Mitrovicës duke parë rritjen e paarsyeshme të produkteve ushqimore bazike, me theks të veçantë rritjes së çmimit të vajit ushqimor, gjatë ditës së sotme kanë realizuar inspektime në disa subjekte afariste, kryesisht qendra tregtare. Inspektorët komunal të tregut të cilët ishin të shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inspecionit, Valon Brahimi, kanë konstatuar se janë mese 3,471 litra vaj të cilave u ka munguar fatura e furnizimit, ndërsa aktualisht në treg shiten me çmim 3.49 euro ...
Skënderaj: Një person tenton ta mbush veturën me para të falsifikuara

Skënderaj: Një person tenton ta mbush veturën me para të falsifikuara

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
13/03/2022 12:22 Një punëtor në një pompë derivatesh në Skënderaj, ka raportuar në polici rastin se një person tjetër ka pranuar një monedhë prej 100 eurosh, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha sipas policisë është konfiskuar për ekzaminim dhe rasti është duke u hetuar. Raporti policor: “Fsh. Vitak, Skenderaj, 11.03.2022 – 17:10. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pompë derivatesh ka raportuar se nga një klient ka pranuar një monedhë prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”.
Tetë raste të dhunës në familje në 24 orë

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
12/03/2022 11:00 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar tetë raste të dhunës. Rastet e dhunës kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Deçan, Klinë, Vushtrri. Lexoni më poshtë të plotë raportin e Policisë për rastet e dhunës: Fushë Kosovë 11.03.2022 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Prishtinë 11.03.2022 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën ...
Mitrovicasi falsifikoi diplomën e shkollës së mesme, arrestohet nga Policia

Mitrovicasi falsifikoi diplomën e shkollës së mesme, arrestohet nga Policia

KRONIKA E ZEZË, LAJME
09/03/2022 12:44 Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin se e ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme. I dyshuari pas intervistimit nga prokurori është liruar në procedurë të rregullt. Njoftimi i plotë i Policisë: Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë Jug 01.03.2022 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Trafikoi një të mitur, arrestohet një person në veri të Mitrovicës

Trafikoi një të mitur, arrestohet një person në veri të Mitrovicës

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
09/03/2022 10:10 Është arrestuar një person në veri të Mitrovicës, pasi që i njëjti gjatë muajit shkurt kishte trafikuar një të mitur. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka trafiku dhe shfrytëzuar viktimën femër kosovare- të mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
div.meta-author { display:none; }