News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Arrestohen dy të rinj për posedim të substancave narkotike në Vushtrri

Arrestohen dy të rinj për posedim të substancave narkotike në Vushtrri

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
22/03/2022 10:02 Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasditën e 21 Marsit në Vushtrri. Dy të dyshuarit u arrestuan për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.. Arrestimi është bërë në bulevardin “Adem Jashari” në Vushtrri. Dy të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt. Njoftimi i plotë i Policisë: Arrestohen dy persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike Vushtrri, 21 mars 2022 Në orët e pasdites së datës 21 mars 2022, policia në Vushtrri, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”. Arrestimi i dy të dyshuarve është realizuar në bulevardin “Adem Jashari” në Vushtrri, ku gjatë kontrollit te dy personat e d...
Vdes veterani i UÇK-së, Haqif Kadriaj

Vdes veterani i UÇK-së, Haqif Kadriaj

KRONIKA E ZEZË, LAJME
20/03/2022 20:40 Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haqif Kadriaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij, përmes postimeve në rrjetin social Facebook. Kadrijaj ka vdekur pas një sëmundje të rëndë. I ndjeri ishte luftëtar i orëve të para në komunën e Suharekës, komandant në zonën e Pashtrikut brigada 123. “Ah Axhë më kepute shpirtin. Shume heret na ike o axhë. Familjar dhe miq, ju njoftojme se ka nderruar jete sot axha, komandanti dhe shtylla e familjes Kadriaj. Sot na la nje burre me vlera te medha. U prefsh ne paq axha Haqif. Per ceremonine e varrimit do ju njoftojme me kohe.😭😭😭”, shkrun një familljar në Facebook.
Vuçiq mbron Millosheviqin: Nuk ishte fajtor

Vuçiq mbron Millosheviqin: Nuk ishte fajtor

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
19/03/2022. 21:01 nga Valdrin Ibishi 24 mins më parë Krimet ç’njerëzore të bëra në luftën e Kosovës, nga Sllovodan Millosheviq, u arsyetuan nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Vuçiq i qau hallin “Kasapit të Ballkanit” se në vitin 1999, po përjetonte presion të madh. Këtë deklarim për ish-shefin e tij, Vuçiq e bëri duke iu sugjeruar presidentit rus dhe atij ukrainas, t’i shpëtojnë vendet e tyre nga lufta, meqë paqja është e rëndësishme. “Gjithnjë fajtorin e gjejmë te dikush tjetër dhe për një konflikt lufte, çfarëdo që të ndodhë, duhen gjithmonë dy [palë]. Më thuaj, Millosheviqi nuk është fajtor për Rambujenë? Ndoshta jo, presioni ishte i tmerrshëm. Por ai duhej të llogariste pasojat. Të njëjtën gjë do t’i thosha sot Putinit dhe Zelenskyt. Le të jenë humbës dhe të humbasin...
Mitrovicasi për shkak të një tikete kundërvajtje sulmoi policin

Mitrovicasi për shkak të një tikete kundërvajtje sulmoi policin

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
19\03\2022 13:38 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Mitrovicë pasi i njëjti për shkak të një tikete kundërvajtje e ka sulmuar policin. Rasti ka ndodhur të premten në orën 11:10 në Mitrovicë. Zyrtari policor ka marr trajtim mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërron jetë Eroll Krasniqi – mesfushori legjendar i Besës

Ndërron jetë Eroll Krasniqi – mesfushori legjendar i Besës

KRONIKA E ZEZË, LAJME, SPORT
19\03\2022 13:17 Lajm i hidhur vie sot nga futbolli pejan e kosovar. Siç raportoi ‘Njeshi’ gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, futbollisti i njohur pejan i brezit të Republikës, Eroll Krasniqi është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare. Dyshimet e para flasin për atak kardiak, të cilit veterani i K.F. ‘Besa’, Eroll Krasniqi fatkeqësisht nuk ja doli ti mbijetoj, duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Kanada, prej ku jetonte tash e disa vite. Eroll Krasniqi ka lindur më 20 Prill të vitit 1967 në Pejë. Ishte 54 vjeçar. Eroll Krasniqi, në fushën e gjelbër shquhej dhe shkëlqente si mesfushor i krahut të majtë, por që i suksesshëm ishte në të gjitha pozicionet. Me rastin e vdekjes së Eroll Krasniqit, futbolli pejan ka rënë në zi.
Dënohet me 25 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në AKI

Dënohet me 25 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në AKI

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
18\03\2022 15:50 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Valon Ibërdemaj për veprën penale “Vrasje e rëndë”, “Rrëmbimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I akuzuari Valon Ibërdemaj është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 25 vjet, e që në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim që nga data 04.09.2018. “Të akuzuarit V.I me aktvendim të veçantë nga gjykata, i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar”, thuhet në njoftim. Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate. Ndryshe, sipas aktakuz...
Mashtrimet me viza, Policia arreston ferizajasin

Mashtrimet me viza, Policia arreston ferizajasin

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
18/03/2022. 13:56 Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti dyshohet se u ka rregulluar viza kundërligjshëm disa personave. Arrestimi i tij ka ndodhur më 17 mars, rreth orës 09:30. “Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur një pistoletë dhe 9 fishekë. Nga i dyshuari janë konfiskuar edhe disa dokumente të ndryshme të personave, përmes të cilave dyshohet se i dyshuari u rregullonte viza kundërligjshëm”, thuhet në njoftim. Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prokuroria thotë që i vetmi dënim i përshtatshëm për Gucatin dhe Haradinajn është me burgim

Prokuroria thotë që i vetmi dënim i përshtatshëm për Gucatin dhe Haradinajn është me burgim

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
17\03\2022 14:33 Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka deklaruar që i vetmi dënim i përshtatshëm ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt është ai me burgim. Në dorëzimin e dosjes së saj përfundimtare, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte kërkuar që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të dënohen me nga gjashtë vjet burgim dhe me nga 100 euro gjobë. E në parashtrimet e bëra për masën dënimit para trupit gjykues prokurori James Patch ka thënë se provat tregojnë që të akuzuarit nuk i kanë ndërmarrë veprimet e tyre në interes për publikun. Sipas prokurorisë veprimet e tyre kanë qenë me dashje konkrete për të penguar punën e gjykatës dhe frikësuar dëshmitarët. “Provat tregojnë që ata nuk i ndërmorën veprimet e tyre për interesin publik, ata i kryen krimet sepse donin të pengonin punën...
Përfundon aksioni në Shtërpcë

Përfundon aksioni në Shtërpcë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
16\03\2022 14:27 Ka përfunduar aksioni “Brezovica”, ku pas bastisjes së shtatë lokacioneve të ndryshme në Shtërpcë janë arrestuar një doganier dhe kryetari i Bordit të “Ski Center Brezovica”. Prokuroria e Ferizajt njofton se të dyshuarit janë në ndalim policor prej 48 orësh. “Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, sot kanë realizuar aksionin “Brezovica ” ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur shtatë lokacione të ndryshme në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe objekti i Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë dhe janë arrestuar dy persona të dy...
Vetëvritet aksidentalisht një polic në Mitrovicë

Vetëvritet aksidentalisht një polic në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
16/03/2022 Një zyrtar policor B.T. është vetëvrarë aksidentalisht në Mitrovicë momente më parë. Burime të “Radio-Ylberi” brenda policisë thonë se polici ishte duke u kthyer pas një aktiviteti në poligonin e gjuajtjeve, dhe derisa ka hyrë në veturë i ka shkrepur arma. Ai bashkë me zyrtarë policorë të tjerë ka qenë duke u bërë gati për kthim nga poligoni në Cernushë.
div.meta-author { display:none; }