News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Arrestohen dy persona nga xhandarmëria serbe në kufirin Kosovë-Serbi, dyshohet se janë kosovarë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
26/03/2022. 19:10 Dy persona janë arrestuar sot nga xhandarmëria serbe në fshatin Dabinovc të komunës së Podujevës, që gjendet afër kufirit Kosovë-Serbi. Sipas raportimeve në media, të arrestuarit janë shtetas të Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se të arrestuarit janë G.M (2000) dhe N.M. (1969). Të njëjtit dyshohen për vjedhje të pyjeve. “Policia ka arrestuar të dyshuarit në Dabinovc, ku në mënyrë të paligjshme kanë prerë pyllin dhe me këtë rast ka konfiskuar një traktor me rimorkio të punuar me dorë, të ngarkuar me dru zjarri dhe një sharrë elektrike me motor që të dyshuarit e kanë përdorur gjatë krimit”, thuhet në njoftim e MPB-së serbe. Sipas MPB-së serbe, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgo...
Deçan, babai ther me thikë vajzën e tij 22 vjeçare

Deçan, babai ther me thikë vajzën e tij 22 vjeçare

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
26\03\2022 12:26 Një baba ka therur me thikë vajzën e tij mbrëmë në fshatin Prapaqan të Deçanit. Vajza është e moshës 22 vjeç, ndërsa rasti ka ndodhur rreth orës 21:15. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se viktima është duke u trajtuar në spital. “Mbrëmë rreth orës 21:15 min policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka taku viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë”, tha ai. Gashi bëri të ditur se mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar. “I dyshuari është arrestuar. Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, potencoi ai...
Aksidentohet keq në trafik vushtrriasi, godet pesë vetura tjera të parkuara

Aksidentohet keq në trafik vushtrriasi, godet pesë vetura tjera të parkuara

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
25/03/2022 09:17 Një aksident i pazakontë trafiku ka ndodhur dje në Stanovc të Vushtrrisë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dalur nga rruga dhe ka goditur 5 vetura të cilat ishin të parkuara. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një femër kosovare, (pasagjere ). E lënduara është dërguar në tretman mjekësorë.
Nesër do të ndizen qirinj në nderim të Albright para bustit të saj në Prishtinë

Nesër do të ndizen qirinj në nderim të Albright para bustit të saj në Prishtinë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
24\03\2022 22:05 Ish-presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Atifete Jahjaga, i ka ftuar të gjithë që në shenjë mirënjohjeje dhe kujtimi ndaj mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares Madeleine Albright, nesër të ndezin nga një qiri. “Sekretarja Albright ishte aty për ne në ditët tona më të vështira, andaj të mblidhemi për herë të fundit për ta nderuar atë”, ka shkruar Jahjaga. Qirinjtë pritet të ndizen para bustit të Albright te Pallati i Rinisë, nga ora 19:30.
Të premten ditë zie në Kosovë, në nderim të ish sekretares Madeleine Albright

Të premten ditë zie në Kosovë, në nderim të ish sekretares Madeleine Albright

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
24\03\2022 14:20 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur të premten ditë zie në nderim të mikës së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish Sekretares Amerikane të Shtetit. Me vendim të Presidentes Osmani, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit. “Në shenjë respekti shtetëror, dita e premte, datë 25 mars 2022, shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës për të kujtuar miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright e cila u nda nga jeta dje. Zonja Albright e njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën ...
Plagosja në Vushtrri: Viktima kishte hyrë për t’i ndarë dy persona që po fjaloseshin për parking

Plagosja në Vushtrri: Viktima kishte hyrë për t’i ndarë dy persona që po fjaloseshin për parking

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
24/03/2022 12:12 Një person është plagosur dje me armë zjarri në Vushtrri. Sipas policisë deri tek plagosja ka ardhur pasi viktima kishte ndërhyrë për t’i ndalë dy persona që ishin duke u përleshur mes veti në një parking. Jepi zë ka raportuar dje nga burime se pagosja kishte ndodhur në një pompë benzine në Pestovë. Pas një konflikti brenda restorantit, personat e përfshirë kishin dalur në parking ku edhe kishte ndodhur rasti. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Njoftimi i plotë: Vushtrri, 23.03.2022 – 04:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit në Vushtrri e më pas edhe në QKUK për shkak se ishte plagosë me armë zjarri nga një i dyshuar mashkull kosovar. Rasti ka ndodhur në një parking ku dy...
Rama ndan fotografinë e Thaçit dhe Albright: Lajm i trishtueshëm vdekja e ish-sekretares amerikane

Rama ndan fotografinë e Thaçit dhe Albright: Lajm i trishtueshëm vdekja e ish-sekretares amerikane

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
23\03\2022 20:15 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vdekjes së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Ai, në rrjetin social Facebook, e ka publikuar një fotografi të Hashim Thaçit, ish-presidentit të Kosovës, dhe të Albright. “Lajm i trishtueshëm ndarja nga jeta e Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, gruaja që mbikëqyri rrugën e lirisë së Kosovës”, ka thënë Rama.
Osmani për Albright: Na dha shpresë kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah

Osmani për Albright: Na dha shpresë kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
23\03\2022 20:11 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është e tronditur thellësisht nga humbja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish- sekretare e Shtetit të SHBA-së. Osmani ka thënë se “ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah”. “E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht. Modeli i saj i një heroine të pamposhtur, guximtare e të vendosur për të mbjellur vlerat demokratike në çdo vend, do të mbetet përherë modeli që do e ndjekim ne që patëm fatin ta n...
Vdes mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright

Vdes mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
23\03\2022 19:54 Mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright, ka vdekur në moshën 84-vjeçare. Albright ishte gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë. Familja e saj ka bërë të ditur se Albright ka vdekur shkaku i kancerit dhe se në momentet e fundit ishte e rrethuar me anëtarët e familjes. “Me zemër të thyer ju njoftojmë se Madeleine K. Albright, Sekretarja e 64-të e Shtetit dhe gruaja e parë që ka mbajtur atë postë, sot ka ndërruar jetë. Ajo kishte kancer”, shkruan në njoftimin e familjes në rrjetet sociale. Albright ishte një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Bill Clinton, ku së pari shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomat...
Arrestohet Vali Corleone, babai i tij e denoncoi në Polici

Arrestohet Vali Corleone, babai i tij e denoncoi në Polici

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
22/03/2022 10:06 ‘Princ Valentino Corleone’ është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Gjilanit. Ai dyshohet se ka kanosur babanë e tij derisa ishin në shtëpinë e tyre. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Ankuesi M.K.SH. ka raportuar se djali i tij/ i dyshuari M.K.SH. e kishte kanosur derisa ishin në shtëpinë e tyre . I dyshuari dyshohet se në vazhdimësi iu shkakton dhunë në familje duke i kanosur prindërit e tijë. I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës , ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari zë ndalohet për 48 or. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore”, Ismet Hashani
div.meta-author { display:none; }