News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Ndahet nga jeta majori i Policisë së Kosovës, Sabit Kabashi

Ndahet nga jeta majori i Policisë së Kosovës, Sabit Kabashi

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
07\04\2022 17:30 Sabit Kabashi, major i Policisë së Kosovës është ndarë nga jeta sot pas një sëmundje të rëndë. Për vdekjen e majorit ka njoftuar vëllau i tij, Petrit Kabashi përmes rrjetit social Facebook. Ndryshe, Kabashi shërbente në Njësinë e Hetimeve rajonalë të Drejtorisë së Policisë në Prizren. Ai u nda nga jeta në moshën 42-vjeçare. Varrimi i tij do të bëhet nesër në prej 15:00, në fshatin Mohlan.
Ndalohet ish drejtori i një banke, i mundësoi një presoni tërheqejen e 95 mijë eurove nga llogaria e një qytetari

Ndalohet ish drejtori i një banke, i mundësoi një presoni tërheqejen e 95 mijë eurove nga llogaria e një qytetari

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
07\04\2022 17:20 Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të arrestuarit janë I.A- ish Drejtor i Degës se BKT-se në Pejton- Prishtinë dhe Sh.B.,- punëtor i një kompanie autataksie në Gjilan. Sipas Prokurorisë, dyshohet se ish drejtori i BKT-së, i ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër me inicialet (Sh.B), nga llogaria bankare e një qytetari, ku me ç’rast është bërë tërheqja shumës në vlerë prej 95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT-së) në Ferizaj. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së ...
Nëntë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit

Nëntë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
05/04/2022 10:22 Nëntë raste të dhunës në familje raportohet se kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë. Tetë nga të dyshuarit për kryerjen e kësaj vepre janë arrestuar, ndërsa njëri nga rastet është duke u hetuar nga njësitë relevante policore. Policia bën të ditur se pesë nga këto raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë dhe nga një rast në Fushë Kosovë, Pejë, Istog e Mitrovicë. Raporti i policisë: DHUNË NË FAMILJE Fushë Kosovë, 04.04.2022 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Prishtinë 04.04.2022 – 14:00. Është a...
Ditë më parë u shpëtua nga arresti kardiak, vdes 19 vjeçari nga Suhareka

Ditë më parë u shpëtua nga arresti kardiak, vdes 19 vjeçari nga Suhareka

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
05/04/2022 10:12 Një 19 vjeçar ka vdekur gjatë ditës së djeshme. Albert Mazrekaj nga fshati Sopijë e Komunës së Suharekës humbi jetën, disa ditë pasi ishte shpëtuar nga mjekët kujdestarë në Suharekë. Alberi ishte dërguar në Emergjencën e Suharekës për shkak të një arresti kardiak, por që mjekët arritën që ta shpëtonin. Kësisoj pas marrjes së shërbimeve të nevojshme mjekësore ishte arritur që 19 vjeçari të rikthehej në jetë. Por 19 vjeçari vdiq mbrëmë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot në ora 16:00. Njoftimi për varrimin e tij është bërë nga familjarët përmes rrjeteve sociale.
Gruaja e bën burrin për spital në Gjilan

Gruaja e bën burrin për spital në Gjilan

KRONIKA E ZEZË, LAJME
04/04/2022 14:42 Një burrë ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij në Gjilan. Policia njofton përmes raportit 24 orësh se e dyshuara është arrestuar, ndërkohë viktimës i është ofruan tretman mjekësor. “Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.
Policia zvicerane arreston tri gra shqiptare me 11 kilogramë heroinë

Policia zvicerane arreston tri gra shqiptare me 11 kilogramë heroinë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
04/04/2022. 14:32 Policia kantonale e Cyrihut ka arrestuar tre persona në Embrach të premten (1 prill 2022) dhe me atë rast ka sekuestruar rreth njëmbëdhjetë kilogramë heroinë dhe katër kilogramë materie për përpunimin e drogës. Të premten pasdite, policët kantonalë kanë kontrolluar para një prone një kosovare 65-vjeçare me banim në Embrach, të dyshuar për tregti me lëndë narkotike, shkruan albinfo.ch. Gjatë kontrollit të mëvonshëm të shtëpisë, policia ka gjetur rreth njëmbëdhjetë kilogramë heroinë, katër kilogramë lëndë për përpunim të drogës dhe sasi të vogla kokaine dhe marihuanë, thuhet në një komunikatë të Policisë Kantonale, të publikuar në www.zh.ch (faqen zyrtare të Kantonit të Cyrihut). Në momentin e ndërhyrjes së policisë, në banesë ka pasur edhe persona të tjerë, transmet...
Aksidentohet autobusi kosovar në Gjermani

Aksidentohet autobusi kosovar në Gjermani

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
02/04/2022. 11:39 Një autobus nga Kosova është aksidentuar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Duseldorfit në Gjermani, ka njoftuar “RP Online”. Autobusi, që i përket kompanisë “Barileva Turist”, është përplasur me një tramvaj. “Tramvaji doli nga shinat dhe shoferi i autobusit është plagosur lehtë”, ka konfirmuar Policia. Nuk raportohet për të tjerë të lënduar.

Vdes ish ushtari i UÇK-së, Gani Vojvoda

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
01/04/2022. 20:40 Ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Llaushë i Komunës së Skënderajt, Gani Vojvoda. Lajmin e kanë bërë të ditur Vehbi Gashi përmes rrjetit social facebook. Njoftimi i plotë: Me pikëllim e dhimbje të madh morra lajmin për vdekje e Gani Vojvodes, shokut tim që jemi rritur bashk.Ah Gan bre shpejtë na le o shpirt bardhë.Ngushëllime familjes shokëve dhe gjithë farefisit Do të kujtoj gjithmonë Gan
Vdes ish ushtari i UÇK-së, Gani Vojvoda

Vdes ish ushtari i UÇK-së, Gani Vojvoda

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
01/04/2022. 20:29 Ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Llaushë i Komunës së Skënderajt, Gani Vojvoda. Lajmin e kanë bërë të ditur Vehbi Gashi përmes rrjetit social facebook. Njoftimi i plotë: Me pikëllim e dhimbje të madh morra lajmin për vdekje e Gani Vojvodes, shokut tim që jemi rritur bashk.Ah Gan bre shpejtë na le o shpirt bardhë.Ngushëllime familjes shokëve dhe gjithë farefisit Do të kujtoj gjithmonë Gan
div.meta-author { display:none; }