News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Raporti i Mjekësisë Ligjore të Zvicrës: Analizat nuk kanë treguar profil tjetër të ADN-së përveç të Astrit Deharit

Raporti i Mjekësisë Ligjore të Zvicrës: Analizat nuk kanë treguar profil tjetër të ADN-së përveç të Astrit Deharit

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
12\04\2022 14:32 Prokuroria Speciale ka pranuar raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit. Siç njofton PK, raporti i ekspertizës është pranuar në gjuhë frënge dhe më pas është dërguar për përkthim në gjuhë shqipe. Raporti iekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, konstaton: “Analizat e ADN-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin, Astrit Dehari, në momente të afërta me vdekjen, (brisk rroje, stilolaps i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali, nuk kanë treguar profil të ADN-së përveç të atij, Astrit Dehari”. “Analizat toksikologjike plotësuese të gjakut periferik të Astrit Deharit, kanë treguar praninë kafeines dhe mos prani të etanolit”. Sa ...
Vdes 20 vjeçari që u aksidentua dje në Mitrovicë

Vdes 20 vjeçari që u aksidentua dje në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
12/04/2022 08:38 Një aksident i rëndë trafiku ndodhi ditën e djeshme në Mitrovicë. Si pasojë e lëndimeve të marra në këtë aksident, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë i riu që po drejtonte motoçikletën në këtë aksident. I njëjti ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga pasditja e djeshme. Në njoftimin e djeshëm të Policisë së Kosovës lidhur me këtë aksident u tha se në aksident ishin përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. “Rreth orës 16:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut...
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, pesë të lënduar

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, pesë të lënduar

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
11/04/2022. 20:22 Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”. Kështu bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës i policisë. Hoxha tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura. “Me datë 11.04.2022 rreth ores rreth ores 17:10, ne Autostraden ” Ibrahim Rugova” në km e 40 të, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë të përfshira dy automjete. Pesë persona raportohen të jenë lënduar. Njesitet relevante policore janë marrë me rastin”.
Vushtrri: Një qytetar ka rënë pre e mashtrimit online

Vushtrri: Një qytetar ka rënë pre e mashtrimit online

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
11/04/2022 10:10 Një qytetar nga Vushtrria ka rënë pre e mashtrimit online. Ai ka raportuar në polici se, përmes rrjetit social, është mashtruar nga persona të panjohur, të cilët i kanë marrë numrin e xhirollogarisë. Nga xhirollogaria e tij, mashtruesit kanë tërhequr para. Policia njofton se rasti është duke u hetuar. Vushtrri 10.04.2022 – 15:00. Personi mashkull kosovar ka informuar se përmes rrjetit social është mashtruar duke ju marr numri i xhirollogaria së tij dhe nga aty janë tërhequr para, nga persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar.
Kadriu: “Profesori Xhelal Tahiri do të kujtohet gjithmonë me krenari”

Kadriu: “Profesori Xhelal Tahiri do të kujtohet gjithmonë me krenari”

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
10/04/2022 12:26 Drejtoresha e Arsimit në Mitrovicë me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit të historisë, Xhelal Tahiri dha një përshkrim për të. “Profesori Xhelal Tahiri i la në trashëgimi jo vetëm familjes, dhe shkollës por edhe Mitrovicës vlera të larta njerëzore, familjare e profesionale për të cilat do të kujtohet gjithmonë me krenari.” shkroi ajo. Postimi i plotë: Me rastin e ndarjes nga jeta e profesorit të historisë dhe drejtorit të shkollës së mesme të ulët “Skënderbeu”, zt. Xhelal Tahiri E nderuara familje e profesorit dhe drejtorit Xhelal Tahiri, Të nderuar mësimdhënës, nxënës, prindër, kolëg, Lajmi për vdekjen e hershme e profesorit dhe drejtorit të shkollës suaj zt. Xhelal Tahiri, ishte lajm i trishtë për ju dhe për të gjithë arsimdashësit. Profesori Xhelal, lindi në vit...
Vdes doktori i njohur i QKUK-së

Vdes doktori i njohur i QKUK-së

KRONIKA E ZEZË, LAJME
10/04/2022 08:11 Ka vdekur Dr. Muharrem Krasniqi, specialist i Klinikës sê Anesteziogjisë dhe Reanimacionit në QKUK. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik-Univeristar i Kosovës, me anë të një postimi në Facebook. “Nga fillimi i Pandemisë Covid-19, shërbeu edhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duku ofruar kujdes maksimal për pacientët me Covid-19”, thuhet në njoftimin e tyre.
Serbi kërcënon dhe shantazhon kosovarin në Gjilan, ndërhyn policia

Serbi kërcënon dhe shantazhon kosovarin në Gjilan, ndërhyn policia

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
10/04/2022 08:34 Një rast i shantazhit ka ndodhur në qytetin e Gjilanit. Më datë 07,04,2022 një kosovar ishte shantazhuar dhe kanosur nga një qytetar i Serbisë. Policia sot ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Me urdhër të Prokurorit ai është dërguar në mbajtje. Ky është njoftimi i plotë: SHANTAZH & KANOSJE Gjilan 07.04.2022-10:00 Në lidhje me rastin, me 09.04.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë pasi i njëjti kishte kanosur dhe shantazhuar viktimën mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Grabitje në Drenas, e futën në veturë dhe e rrahën

Grabitje në Drenas, e futën në veturë dhe e rrahën

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
10/04/2022 08:58 Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje në Drenas. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke ecur rrugës, persona të panjohur për motive (ende) të panjohura e kanë futur në një veturë pa targa dhe dyshohet se të njëjtin e kanë rrahur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin
Vdes profesori dhe drejtor i shkollës “Skënderbeu” në Mitrovicë, Xhelal Tahiri

Vdes profesori dhe drejtor i shkollës “Skënderbeu” në Mitrovicë, Xhelal Tahiri

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
08/04/2022. 19:51 Sot ka vdekur profesori i nderuar në qytetin e Mitrovicës, Xhelal Tahiri. I ndjeri ka kohë që ka qenë edhe drejtor i shkollës “Skenderbeu” në lagjen Vaganicë, ndësa vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin për vdekjen e profesori e ka dhënë familjari i tij, Izet Tahiri, përmes një postimi në facebook. Postimi i plotë: Ne vërtet jemi të Allahut dhe padyshim se te Ai do të kthehemi. Me pikëllim të thellë, njoftojmë se ka ndërruar jetë djali i Mixhës, Profesori Xhelal Tahiri. Vëlla, u takfshum në botën tjetër, qofsh banor i Xhenetit! Varrimi bëhet neser me Drekë në ora 13:00, në Shipol.
Osmani: Pamjet në Bucha të Ukrainës janë kujtime të tmerrshme të së kaluarës sonë

Osmani: Pamjet në Bucha të Ukrainës janë kujtime të tmerrshme të së kaluarës sonë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
07/04/2022. 20:02 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për transmetuesin kombëtar të Australisë “ABC”, ka thënë se imazhet në Bucha të Ukrainës janë pamje dhe gjëra nëpër të cilat populli i Kosovës ka kaluar në vitin 1998/99. Osmani ka thënë se këto pamje kthejnë kujtimet e dhimbshme për popullin e Kosovës, që ka qenë viktimë e gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, si rezultat i politikave gjenocidale të Millosheviqit. “Janë kujtime të tmerrshme të së kaluarës sonë, por edhe një kujtim që drejtësia ende nuk është ofruar për viktimat e këtyre krimeve. Ne kemi kaluar nëpër këtë. Kemi qenë refugjatë, kështu që kemi treguar solidaritet dhe jemi shteti i parë në Ballkanin Perëndimor që ka vendosur sanksione në një vijë me partnerët tanë si SHBA-në,...
div.meta-author { display:none; }