News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm në autostradë ku humbi jetën një person

Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm në autostradë ku humbi jetën një person

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
21/04/2022 10:28 Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në autostradën “Ibrahim Rugova” rreth orës 11:25. Sipas raportit 24-orësh të policisë, deri te vetaksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, deri sa ka qenë duke drejtuar veturën duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë të rrugës. “Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për...
Antidroga aksion në Prizren − arrestohen gjashtë

Antidroga aksion në Prizren − arrestohen gjashtë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
20/04/2022. 21:26 Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion kundër drogës në Prizren.Gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjashtë persona. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.“Lidhur me operacionin policor të realizuar sot kundër narkotikëve, mund të konfirmojmë se si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive, është arrestuar edhe një person i dyshuar shtetas i Shqipërisë. Numri i të arrestuarve ka arritur në gjashtë persona”, tha ai.
Vidhen 200 kilogramë kabllo elektrike në Termocentralin Kosova A – arrestohet një i dyshuar, tjetri në arrati

Vidhen 200 kilogramë kabllo elektrike në Termocentralin Kosova A – arrestohet një i dyshuar, tjetri në arrati

KRONIKA E ZEZË
18/04/2022 13:46 Policia e Kosovës ka njoftuar se 200 kilogramë kabllo elektrike janë vjedhur të dielën në Termocentralin Kosova A në Obiliq. Në njoftim bëhet e ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri gjendet në arrati. “TC Kosova–A, Obiliq 17.04.2022-00:05. Pas marrjes së një informate për një vjedhje të kabllos elektrike nga T.C Kosova A, njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg. Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në...
Skenar rrëmbimi si në filma: Dy vajza i bënë kurthën 24-vjeçarit nga Prishtina

Skenar rrëmbimi si në filma: Dy vajza i bënë kurthën 24-vjeçarit nga Prishtina

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
17/04/2022 20:15 Një 24-vjeçar është rrëmbyer gjatë ditës së djeshme në lagjen “Tasligje” të Prishtinës, nga katër të rinj. Të dyshuarit, dy vajza nga 19 dhe 20-vjeçare dhe dy djem nga 20 dhe 21-vjeç e përgatitën në detaje planin për rrëmbimin e të riut, të cilit i parapriu një sulm me thikë. Gazeta Sinjali ka mësuar se si ka ndodhur ngjarja dhe ju sjellë më poshtë detajet. Viktima (emër i njohur për redaksinë) fillimisht ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale nga dy të dyshuarat, të cilat kanë ndihmuar që i riu të rrëmbehet. Dy të rejat pasi kishin komunikuar me 24-vjeçarin, të njëjtin e kanë marrë me një veturë BMW, për ta “dorëzuar” më pas te një veturë tjetër. Vajzat dyshohet se u ndihmuan në rrëmbimin e 24-vjeçarit, duke e dërguar të njëjtin në rrugën “Hil Mosi”, aty ku e prisnin...
Mitrovicë: Një person ngacmon borxhliun përmes telefonit, arrestohet nga Policia

Mitrovicë: Një person ngacmon borxhliun përmes telefonit, arrestohet nga Policia

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
16/04/2022 10:45 Një burrë ka raportuar në Polici se një person e ka ngacmuar përmes telefonit. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17:00 në Mitrovicë. I dyshuari e kishte ngacmuar personin tjetër duke i dërguar mesazhe, në të cilat bëhej fjalë për një borxh të mëhershëm që ai ia kishte të dyshuarit. Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në ndalim policor.
Vdes 34-vjeçari kosovar në Zvicër, u godit nga vetura derisa po i ikte policisë

Vdes 34-vjeçari kosovar në Zvicër, u godit nga vetura derisa po i ikte policisë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
16/04/2022. 08:53 Një shtetas 34 vjeçar i Kosovës icili kishte ikur pasi qe kontrolluar nga policia është goditur nga një makinë dhe ka pësuar plagë të rënda. Ai ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në spital, nga plagët, raporton blick.ch. Siç ka shkruar albinfo.ch, personi në fjalë ishte në kërkim nga policia. Deri sa po ecte në autostradën A1 pranë Baden AG gjatë natës ai është goditur nga një makinë. Këmbësori është shtetas kosovar i cili kishte ndalim të hyrjes në Zvicër dhe po ashtu nuk kishte vendbanim të përhershëm në Zvicër, ka njoftuar të premten policia kantonale në Aargau, shkruan sda.ch. Sipas informacioneve, ai është vënë re gjysmë ore para aksidentit në një pikë karburanti aty pranë për shkak të një zënke dhe është larguar me vrap nga ai vend. Mjekët dh...

TRAGJIKE, vdes një punëtor pasi ra nga kati i tretë i një objekti në Klinë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
14/04/2022. 14:48 Një punëtor ka humbur jetën teksa po punonte në një objekt në Grabanicë të Klinës. I ndjeri ka rënë nga kati i tretë i objektit. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi. “Sot rreth orës 10:23, policia është njoftuar se një punëtor i cili ishte duke punuar në një objekt në fshatin Grabanicë, ka ra nga kati i tretë i ndërtesës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu edhe emergjenca Qendrës së Mjekësisë Familjare, mjeku e ka konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi. Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe ekipi i emergjencës, ku edhe është konstatuar vdekja e punëtorit. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:23. Policia është duke e hetuar këtë rast....
Grabitje në një pompë derivatesh në Vushtrri

Grabitje në një pompë derivatesh në Vushtrri

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
14/04/2022 09:32 Një grabitje është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Vushtrri. Ankuesi mashkull ka informuar se deri sa ishte në vendin e tij të punës, pompë e derivateve, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka grabitur 77 euro dhe një telefon mobil.Rasti është duke u hetuar. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se deri sa ishte në vendin e tij të punës, në pompën e derivateve, një personi i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka grabitur 77 euro para dhe një telefon mobil. Rasti është duke u hetuar.
Nëna nga Mitrovica përballet me borxhliun e djalit që i shkoi në shtëpi: “Nëse djali yt s’ma kthen borxhin, t’prej me thikë”

Nëna nga Mitrovica përballet me borxhliun e djalit që i shkoi në shtëpi: “Nëse djali yt s’ma kthen borxhin, t’prej me thikë”

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
14/04/2022 - 08:32 Një grua në Mitrovicë është përballur me një person që e kërkonte djalin e saj, gjoja se i kishte mbetur borxh kohë më parë. Rastin e kanosjes e ka denoncuar në Polici vet viktima e cila ka dhënë deklaratë se çfarë ka ndodhur kur i dyshuari i shkoi në shtëpi. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari e kishte kërkuar djalin e saj në shtëpinë e viktimës, por kjo e fundit i kishte thënë se i njëjti nuk jeton aty tash e sa muaj. I dyshuari siç duket nuk është zmbrapsur dhe ka ekspozuar një thikë, duke e kërcënuar viktimën me fjalët se “nëse i biri yt nuk ma kthen borxhin, të prej me thikë”. Posa rasti është raportuar policia ka shoqëruar në stacion të dyshuarin dhe ndaj tij është hapur rasti “kanosje...
20 vjeçari që vdiq në aksident me motoçikletë në Mitrovicë, do të varroset sot

20 vjeçari që vdiq në aksident me motoçikletë në Mitrovicë, do të varroset sot

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
13/04/2022 09:48 Erduan Sadiku, 20 vjeçari që u aksidentua me motoçikletë në Shipol të Mitrovicës, nuk i kishte përballuar plagëve të marra. Sadiku kishte ndërruar jetë në Spitalin e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, shkruan Jepi zë. Sipas njoftimeve, Erduani ndodhej në Kosovë për pushime, pasi ai jetonte në shtetin skandinav të Suedisë. Familjarët e tij përmes një njoftimi kanë bërë të ditur, se varrimi do të bëhet sot. Postimi i plotë: Të Allahut jemi, dhe vërtetë tek Ai do të kthehemi! Të nderuar familjarë e miq, Ju njoftojmë se me datë 12.04.2022 ka ndërruar jetë Erduan(Safet) Sadiku pas një aksidenti të rëndë rrugor. Lusim Zotin e Madhërishëm në këtë muaj të Bekuar të Ramazanit ta ketë mëshiruar dhe në xhenetet e Tij ta gradoj. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë ...
div.meta-author { display:none; }