News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Plagosen dy persona në fshatin Mramor të Prishtinës

Plagosen dy persona në fshatin Mramor të Prishtinës

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
01/05/2022. 18:32 Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të komunës së Prishtinës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci. “Sot rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit”. “Të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojn...
Ia kërkoi 50 euro ryshfet për t’ia kthyer librezën e qarkullimit, arrestohet zyrtari policor

Ia kërkoi 50 euro ryshfet për t’ia kthyer librezën e qarkullimit, arrestohet zyrtari policor

KRONIKA E ZEZË, LAJME
01/05/2022 - 13:02 Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor është dërguar në mbajtje për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrje të ryshfetit”. IPK ka njoftuar se me datën 29 prill 2022, përmes rrugëve operative është informuar lidhur me një rast ku dyshohet se një zyrtar policor me datën 28.04.2022 në udhëkryqin e rrugës Lidhja e Prizrenit afër udhëkryqit me rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, gjersa ishte duke u marrë me një aksident trafiku kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 € (pesëdhjetë eurove) nga një i dyshuar (qytetar) që të ja kthente librezën e qarkullimit, e ku i dyshuari zyrtari policor me datën 28.04.2022, rreth orës 23:00, para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ja dorëzon të dyshuarit (qytetarit) në kundër vler...
Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
30/04/2022. 11:03 Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Të gjitha rastet kanë të bëjnë me dhunë ndaj grave, teksa shumë nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Klankosova.tv. Më poshtë gjeni raste e dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit: Prishtinë, 28.04.2022 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Prishtinë, 28.04.2022 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ...
Ndalohet një person në aeroportin “Adem Jashari”, kishte me vete 47 fishekë

Ndalohet një person në aeroportin “Adem Jashari”, kishte me vete 47 fishekë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
29/04/2022. 13:57 Një person është ndaluar nga policia e Kosovës në aeroportin “Adem Jashari”, i njëjti në valixhen e tij kishte një kuti me 47 fishekë cal 9mm. Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari në valixhen e tij kishte një kuti me 47 fishekë cal 9mm. Fishekët janë konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Qytetarit pretendon se qentë endacakë ia “hajnë” veturën

Qytetarit pretendon se qentë endacakë ia “hajnë” veturën

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
28/04/2022 Qentë endacakë janë bërë temë problematike për institucionet lokale. Probleme po del të ketë edhe në kryeqytet, ku ditë më parë janë sulmuar disa persona nga qentë endacak, të cilët kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore. Por një qytetari në Prishtinë me qentë endacak i ka dal një problemë tjetër. Atë nuk e sulmuan por veturën e tij. Rasti është denoncuar tek faqja “Vrojtuesit e lagjes”, ku raportohet se një veturë e parkuar në lagjen “Bregu i Diellit”, është dëmtuar nga qentë endacak. “Mbrëmë në parking para banesës (Bregu i Diellit rruga, Xheladin Hana) mka ndodh ky “aksident” ku qentë endacak e kanë dëmtu kerrin – e kanë hanger a ni Zot pe din”, thuhet në denoncimin e qytetarit.
Vdes folkloristi i shquar Burhan Balla

Vdes folkloristi i shquar Burhan Balla

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
26/04/2022 Dje u nda nga jeta mësuesi,këngëtari, folkloristi i shquar dibran dhe mbarë shqiptar Burhan Balla! Me humbjen e tij folklorit dibran ju këput një degë, kurse muzika shqiptare humbi një kolos të madh! Drejtori i Ansamblit nacional të këngëve e valleve popullore shqipe në RMV, Shkodran Tolaj në emër të gjithë artistëve dhe administratës shprehë ngushellimet e sinqerta për familjen, shoqerinë dhe gjithë adhuruesit e artit shqiptar! Burhan Balla do mbetet çdoherë në zemrat tona përmes artit që fali! Me respekt dhe dhembje të thellë
Vdes ish i burgosuri politik Uran Taraneshi

Vdes ish i burgosuri politik Uran Taraneshi

KRONIKA E ZEZË, LAJME
24/04/2022 22:32 Sot u nda nga jeta ish i burgosuri politik 🇦🇱Uran Taraneshi 🇦🇱. Në rininë e tij e ndjen dhimbjen mbasi sistemi Jugosllav ja burgosi dhe ja zhduku në burgun e Shkupit babain Beqir Taraneshi i cili ishte nismëtar dhe një nga financuesit e bustit të Skenderbeut të vendosur në vitin 1942 në Dibër. Urani shkruan dhe shpërndan në qytet traktat e para anti Jugosllave. Aktivitetet politike me grupet ilegale bien në sy te UDB ja të cilët e burgosin.Burgu i gjatë nuk e mposhti shpirtin fisnik dhe patriotik të Uranit.Me formimin e shoqatës së të burgosurve politik jep kontributin e tij. Prehu në amshim në tokën 🇦🇱 të Dibrës !
I morën 4 mijë euro për ta pajisur kinse me vizë, arrestohen dy gjakovarë

I morën 4 mijë euro për ta pajisur kinse me vizë, arrestohen dy gjakovarë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
24/04/2022 10:41 Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Gjakovë. Të njëjtit më 12 shkurt të këtij viti kishin mashtruar një femër duke i marrë 4 mijë euro për ta pajisur me vizë. “Gjakovë, 12.02.2022-09:50. Lidhur me rastin me date 23.04.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë mashtruar viktimën femër kosovare duke i marrë shumën prej 4000 euro kinse për ta pajisur me vizë. Me vendim te prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Arrestohet serbi në Merdar, sulmoi policin pasi s’iu bind urdhrave

Arrestohet serbi në Merdar, sulmoi policin pasi s’iu bind urdhrave

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
23/04/2022. 10:36 Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdar. Policia bën të ditur se i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve të tyre dhe më pas ka sulmuar një polic. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. Më tej, policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje
Shqiptohen afër dy mijë tiketa trafiku për 24 orë

Shqiptohen afër dy mijë tiketa trafiku për 24 orë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
22\04\2022 13:47 Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 1911 tiketa të trafikut. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se janë shkaktuar 10 aksidente me persona të lënduar dhe 39 aksidente me dëme materiale. Ndërkaq, sipas raportit janë arrestuar 13 persona, ku pesë prej tyre janë janë dërguar në mbajtje dhe tre të tjerë janë në vuajtje të dënimit.
div.meta-author { display:none; }