News That Matters

EKONOMI

Qeveria ndan 5 milionë euro shtesë për fëmijët nën moshën 6 vjeçare

Qeveria ndan 5 milionë euro shtesë për fëmijët nën moshën 6 vjeçare

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
04/07/2022 16:31 Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është votuar projejtligji për edukimin në fëmijërinë e hershme. Kryeministri Kurti e cilësoi këtë projektligj të rëndësishëm, teksa theksoi se janë ndarë pesë milionë euro për fëmijët e moshës 0-6 vjet. “Në planin tonë kemi kushtuar rëndësi dhe për fëmijët 0 deri në 6 vjeç. Që t’u ofrojmë shërbime cilësore këtë vit kemi ndarë 5 milionë euro shtesë”, u shpreh Kurti.
Rriten me 20 për qind çmimet e qirave dhe apartamenteve në Durrës

Rriten me 20 për qind çmimet e qirave dhe apartamenteve në Durrës

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
02/07/2022. 16:56 Çmimet e qirave dhe apartamenteve në Durrës po arrijnë çmime të larta të paregjistruara ndonjëherë më parë. Agjensitë imobiliare flasin për një rritje me rreth 15-20% më shumë sesa viti i kaluar. “Për një apartament në vijën e parë të detit çmimi varion nga 1000 deri në 1200-1300 euro m2”, u shpreh Florian Tahiri, Administrator i “MEI Smart”. Agjenti i shitjeve thotë se tek çmimet, përveç rritjes së kërkesës nga të huajt, kanë ndikuar edhe projektet për zhvillimin e qytetit. I konsideruar gjithmonë si një qytet ku mund të bëhet plazh lirë, Durrësi mesa duket nuk ua ofron më këtë, sidomos pushuesve të tij besnikë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. “10 ditë vitin e kaluar kanë shkuar 150 euro, këtë vit 5 ditë 150 euro”, u shpreh një turist. “Të shkosh ...
Këto janë çmimet e nafta për ditë e sotme

Këto janë çmimet e nafta për ditë e sotme

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
02/07/2022. 10:39 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivative për 24 orët e ardhshme. Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim. “Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.83 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.76 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër”. Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 02-03/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit.
Lajm i rëndësishëm për fëmijët që kanë lindur nga 1 janari i vitit 2014

Lajm i rëndësishëm për fëmijët që kanë lindur nga 1 janari i vitit 2014

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
01/07/2022. 12:40 Ministria e Financave të Kosovës përmes një komunikate për medie ka bërë me dije se nga sot do të hapet aplikimi për përfitime të shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2014. Nga kjo ministri kanë bërë me dije se nga muaji gusht do të shtohet edhe gjenerata e lindur nga 1 janari 2013, derisa në muajin shtator do të shtohet gjenerata e 2012-ës. “Duke filluar nga ky muaj skema për shtesat për fëmijë do të zgjerohet gradualisht, duke shtuar nga një gjeneratë për çdo muaj. Pra, në muajin gusht do të shtohet gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2013, në muajin shtator gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2012, e kështu me radhë”. “Rikujtojmë qytetarët se aplikimi i rregullt për Shtesa për Fëmijë bëhet nga nëna dhe se llogaria bankare d...
Sot nafta 2 cent më lirë se dje, Ministria e Industrisë publikon çmimet për 24 orë

Sot nafta 2 cent më lirë se dje, Ministria e Industrisë publikon çmimet për 24 orë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
01/07/2022. 10:38 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet për secilin produkt të naftës për 24 orët e ardhshme. Bazuar në çmimin e sotëm nafta kushton 2 cent më lirë se dje, përkatësisht 1.84 euro për litër, ndërsa çmimi për benzinë është 1.75 euro. Kurse, çmimi për gasin sot është 0.78 cent dhe vlen deri nesër në orën 10:00.
Kusari-Lila: Çmimet janë rritur si pasojë e luftës në Ukrainë

Kusari-Lila: Çmimet janë rritur si pasojë e luftës në Ukrainë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
30/06/2022. 12:06 Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila, në debatin në Kuvendin e Kosovës ka thënë se çmimet janë rritur si pasojë e luftës në Ukrainë. Kusari – Lila tha se me këtë rast opozita po bën politikë të padrejtë. Ajo e ka përmendur edhe hapat që i ka ndërmarrë qeveria për t’i dalur në ndihmë qytetarëve, duke i përmendur edhe ndarjen e 100 eurove për të punësuarit dhe studentët. E para e deputetëve të Vetëvendosjes shtoi se gjatë dy vjetëve janë rritur të hyrat nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Ministria e Tregtisë vendos që edhe sot çmimi tavan i naftës të jetë 1.86 euro

Ministria e Tregtisë vendos që edhe sot çmimi tavan i naftës të jetë 1.86 euro

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
29/06/2022. 10:07 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar çmimin maksimal për naftën dhe karburantet e ripërtërishme, ku bëhet e ditur se çmimi maksimal i lejuar për Dizel është 1.86 euro. Sipas kësaj ministrie, çmimi tavan është vendosur nga Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës dhe do të vlejë deri nesër në ora 10:00. “Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.86 € për litër;Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 € për litër;Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër”. “Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 29/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Kujtojmë se çmimi tav...
Çmimet e derivateve për ditën e sotme, ato s’u ulën por vetëm po ngriten

Çmimet e derivateve për ditën e sotme, ato s’u ulën por vetëm po ngriten

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
28/06/2022 10:50 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se cila janë çmimet “tavan” të përcaktuara për 24 orët e ardhshme në Kosovë. Çmimi i vendosur sot jo që nuk është zbritur, por është edhe më i lartë. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.86 cent për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.74 cent për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.78 cent për litër. Këto çmime janë të përcaktuara për ditën e sotme nga ora 10:00 dhe janë valide deri nesër. Anipse parashihej që Qeveria e Kosovës të ndihmonte qytetarët me zbritjen e çmimeve ekstreme të derivateve me të cilat prej muajsh po vazhdon të furnizohet, një gjë e tillë nuk po bëhet. Siç duket teoria e “çmimeve tavan”, s’do jetë aspak ndihmë për qytetarët....
Çmimet e naftës do të bien për 24 orë, thotë Minsitria e Tregtisë

Çmimet e naftës do të bien për 24 orë, thotë Minsitria e Tregtisë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
17/06/2022. 09:57 Duket se udhëzimi i qeverisë për çmimet e naftës do të jap efektin e vet vetëm disa ditë pasi u miratua. Çmimet e derivateve të naftës do të bien për 24 orë. Kështu të paktën po thotë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nëpërmjet një njoftimi MINT në njofton se nga ora 10:00 një litër naftë do të kushtojë 1.85 euro, derisa benzina do të kushtojë 1.74 euro për litër.
div.meta-author { display:none; }