
Lirohen nafta e banzina
17/07/2022. 10:12
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka dal me njoftim për çmimoren e derivateve për sot dhe nesër.
Krahasuar me ditën e djeshme për 48 orët e ardhshme çmimi i benzinës dhe naftës do të jetë më i ulët, ku benzina është liruar për 1 cent, kurse nafta për 3 cent.
Çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74€ për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.63€ për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78€ për litër
Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 17-18/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit.
Kohë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 1...