News That Matters

EKONOMI

Harrohet reciprociteti: Rritet sërish importi i mallrave nga Serbia

Harrohet reciprociteti: Rritet sërish importi i mallrave nga Serbia

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Importimi i produkteve të Serbisë në Kosovë po vazhdon të rritet për çdo muaj. 88 milionë euro sa ishte muajin e kaluar, importimi i mallrave nga vendet e CEFTA-së ka shkuar në 100 milionë, teksa reciprociteti si masë është harruar që sa kohë nga Qeveria Kurti. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës[ASK], Kosova ka importuar nga Serbia 7.4 për qind të importimi të mallrave. ASK bën të ditur se importet në muajin korrik janë rritur për 26.9 për qind krahasuar me muajin e kaluar që ishte 5.1 për qind. “Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin gusht 2022, arritën në 100,0 milion euro, ose (19.0%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (26.9%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.4%), Maqedonia (5.5%), Shqipëria (4.1%)”, t...
Pas kërkesës së AKK-së, Murati thotë se kanë ndarë buxhet rekord për komunat për vitin 2023

Pas kërkesës së AKK-së, Murati thotë se kanë ndarë buxhet rekord për komunat për vitin 2023

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
09/08/2022. 18:02 Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se kanë ndarë buxhet rekord për komunat në vitin 2023. Murati thotë se për vitin 2023, buxheti që t’u ndahet komunave është 15 për qind më i lartë sesa buxheti i vitit 2022. “MFPT ndan buxhet rekord për komunat në vitin 2023. Për vitin 2023, buxheti që do t’u ndahet komunave është për 15% më i lartë sesa buxheti i vitit 2022. Kjo është rritja më e madhe vjetore që ka ndodhur ndonjëherë, dhe vjen falë performancës së mirë në rritjen e të hyrave në buxhetin e shtetit”, ka thënë Murati. Ai potencoi se do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave. “Pra do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave, ashtu që ato të ofrojnë më shumë shërbime për qytetarët. Pretendimet se ka bllokim të buxhete...
Nga mesnata çmime të reja të derivateve

Nga mesnata çmime të reja të derivateve

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
08/08/2022. 12:26 Sot do të ketë ndryshim në çmimin e derivateve të naftës. Komisioni Rregullatorë për Energjetikë njoftoi se sot do të merret vendim rreth çmimit të derivateve në RMV. “Janë plotësuar kushtet paraprake. KRRE do të marrë vendim për çmimet e reja të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi nga mesnata, thonë nga KRRE.
Biden: Çmimi i naftës është në rënie rekord

Biden: Çmimi i naftës është në rënie rekord

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
04/08/2022. 23:42 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, ka njoftuar se çmimi i naftës është duke rënë. Biden tha se pavarësisht se presidenti i Rusisë Vladimir Putin, po ushtron presion global për naftën duke bërë që kjo të ndodh në xhepat e qytetarëve në mbarë botën, SHBA ia doli, duke liruar një milionë fuçi nafte në ditë nga rezervat, duke bërë që çmimi të ulet. “Putin është ende duke zhvilluar luftën e tij në Ukrainë, duke ushtruar presion mbi furnizimin global të naftës dhe familjet ende mund ta ndiejnë atë. Por, ne arritëm të lirojmë një milion fuçi naftë në ditë nga rezerva jonë dhe mblodhëm partnerët tanë globalë për të liruar rezervat e tyre. Tani çmimet janë në rënie rekorde” – tha Biden....
10 milionë euro ka ndarë qeveria për skemën ”Qeveria për familjet”

10 milionë euro ka ndarë qeveria për skemën ”Qeveria për familjet”

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
27/07/2022. 10:55 Qeveria e Kosovës në një mbledhje elektronike ka marrë vendim për ndarjen e 10 milionë eurove për skemën “Qeveria për familjet”. Rreth këtij vendimi, ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media pati thënë se masa ka për qëllim t’i ndihmojë familjet të cilat nuk kanë asnjë anëtarë të punësuar. Për këtë kategori, shteti pritet të mbulojë deri në 70 për qind të pagës bruto, maksimumi deri 300 euro, për gjashtë muaj rresht. Ndërkaq, për të përfituar nga kjo janë caktuar kritere. “Të jetë i moshës 18-64 vjeç, të mos ketë të punësuar asnjë anëtar të familjes, të jetë apo të regjistrohet si punëkërkues në Agjencinë e Punësimit”, pati deklaruar Murati.
Bie çmimi i derivateve

Bie çmimi i derivateve

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
24/07/2022. 10:59 Ministria e Industrisë ka njoftuar për çmimet e karburanteve për sot, ku çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1 euro e 69 cent, 2 centë më lirë sesa dje. Çmimi i benzinës po ashtu ka rënë për tre centë, me çmimin maksimal të lejuar për litër, 1 euro e 53 centë. Ndërkohë, çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë, prej 78 centë për litër. Këto çmime vlejnë nga sot në ora 10:00, deri nesër në të njëjtën kohë.
Publikohet çmimi i derivateve për 24 orë

Publikohet çmimi i derivateve për 24 orë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
23/07/2022. 10:14 Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka njoftuar për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 71 centë, i benzinës 56 centë dhe i gasit 78 centë. Krahasuar me dje, nafta është liruar për 1 cent e benzina për 2. Çmimi i gasit ka mbetur i pandryshuar. Këto çmime hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme për 24 orë.
Lirohen nafta dhe benzina

Lirohen nafta dhe benzina

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
22/07/2022. 10:05 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për këtë të enjte. Çmimi i benzinës dhe naftës është liruar për nga 2 centë, sipas njoftimit. “Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.72 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.58 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër” thuhet në njoftim. Çmimet e lartcekura vlejnë për ditën e sotme prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.
Nafta mbetet njësoj, çmimi i benzinës bie

Nafta mbetet njësoj, çmimi i benzinës bie

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
20/07/2022. 10:34 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për këtë të mërkurë. Çmimi i benzinës është liruar për 2 centë ndërsa çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë, sipas njoftimit. “Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.61 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër”. Çmimet e lartcekura vlejnë për ditën e sotme prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.
div.meta-author { display:none; }