News That Matters

EKONOMI

A po vonohet Kosova në marrjen e masave, për të përballuar krizën emergjetike gjatë stinës së dimrit?

A po vonohet Kosova në marrjen e masave, për të përballuar krizën emergjetike gjatë stinës së dimrit?

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Kriza energjetike ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe mbarë Evropën.KEDS-i këto ditë ka paralajmëruar se këtë vit do të kemi dimër të ashpër. Viktor Buzhala, zëdhënësi i KEDS-it thotë se qytetarët duhet të evitojnë energjinë elektrike dhe të gjejnë alternativa tjera për ngrohje e të kursejnë energjinë elektrike. “Një dimër i vështirë dhe i paparashikuar na pret e dimë që është komplet në krizë krejt Evropa, sigurisht se edhe ne jemi pjesë e saj dhe zgjidhja e vetme është kursimi i energjisë elektrike, pasi që po flasim për çmime stratosferike me berzat ndërkombëtare të cilat për Kosovën janë të papërballueshme. Qytetarët duhet të fillojnë të mendojnë forma alternative të ngrohjes si me pelet, dru ose forma tjera dhe të evitojnë ngrohjen me energji elektrike”, tha Buzhala. ...
Çmimi i bukës, i druve dhe i peletit, shumë i lartë

Çmimi i bukës, i druve dhe i peletit, shumë i lartë

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Çmimet e druve në Kosovë kanë shënuar një ngritje në krahasim me muajt e kaluar për shkak të sezonit të dimrit. Aktualisht, një metër dru kushton prej 70 deri 80 euro. Rritje të çmimi ka pësuar edhe buka, nga 50 në 60 cent. Kurse, një ton pelet ka shkuar në mbi 500 euro, nga 200 sa ishte më herët. Rritjes enorme të çmimeve të artikujve ushqimorë në Kosovë nuk i ka shpëtuar as buka. Nga java e kaluar qytetarët e komunës së Fushë Kosovës bukën e blejnë 60 centë. Derisa në qytetet e tjera të Kosovës buka është shtrenjtuar edhe muaj më parë. Kjo është hera e dytë që po ngritët çmimi i bukës brenda një viti. “Është shumë shtrenjtë. Tash me i marr tri bukë dhe me i peshua nuk janë as një kilogramë. Një kilogram bukë po i bie që po kushton rreth dy euro është shumë, kurse unë i marr vetëm ...
Vazhdon rritja e çmimit të banesave në Kosovë

Vazhdon rritja e çmimit të banesave në Kosovë

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Çmimi i banesave në ndërtesat kolektive të banimit, pas krizës së pandemisë COVID 19 dhe shpërthimit të luftës ruso-ukrainase, ka shënuar ngritje të madhe kudo. Po të krahasohen çmimet aktuale që e dominojnë tregun e banesave në Kosovë me çmimet e 1.5-2 vjetve të kaluara, del që ato të jenë dyfish e përtej më të larta. Ndërsa, në Kosovë, në kryeqytet sidomos, por edhe në qendrat e tjera komunale, ka kohë që ka numër të madh banesash në treg, dhe trendi i ndërtimeve po vazhdon hovshëm, sadoqë ndërtimtarët pretendojnë ta minimizojnë ritmin imponues të ndërtimeve banesore. Është evidente pra, se në Kosovë gjithandej, në kryeqytet, në qendra te tjera komunale më të mëdha, por edhe në ato më të vogla, po ndërtohet shumë, megjithë faktin se ka kohë që në tregun e banesave në vendin tonë domi...
S’ka para, kjo është arsyeja pse spitalet e Kosovës nuk kanë anesteziologë

S’ka para, kjo është arsyeja pse spitalet e Kosovës nuk kanë anesteziologë

EKONOMI, KOSOVË, SHËNDETËSI
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, sot është takuar me kryesuesen e Bordit të SHSKUK-së, Aida Rexhepi dhe me u.d. drejtoreshën e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi të cilët diskutuan për zgjedhjen e drejtorëve të klinikave dhe mungesën e buxhetit për anesteziologë. Zejnullahu-Raçi gjatë raportimit ka thënë se mungesa e buxhetit është sfidë për ta, duke shtuar se në fillim të mandatit është marrë me sanimin e problemeve të paraardhëseve.
SBASHK’u i drejtohet anëtarësisë: Ta pezullojmë grevën deri në janar, mësimi të fillojë nga 3 tetori

SBASHK’u i drejtohet anëtarësisë: Ta pezullojmë grevën deri në janar, mësimi të fillojë nga 3 tetori

ARSIMI, EKONOMI, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Këshilli Grevist i SBASHK-ut po kërkon nga anëtarët e saj pezullimin e grevës deri në janar, duke theksuar si datë të mundshme 3 tetorin për fillimin e procesit mësimor. Në letrën e tyre dërguar edhe mediave thuhet se mësimdhënësit janë nëpërkëmbur në vitet e 90-ta dhe njësoj kanë përjetuar nëpërkëmbje që nga muaji i kaluar. “Qeveria inatçore vazhdoi me nëpërkëmbjen e mësimdhënësve, duke na quajtur jo vetëm analfabetë por edhe ‘të shitur’ të agjendave armiqësore madje edhe vegla të partive opozitare, që është orvatje patetike dhe infantile. Qeveria tregoi se nuk e ka prioritet zhvillimin e arsimit përmes angazhimit cilësor dhe të dinjitetshëm të mësimdhënësve”, thuhet në reagimin e tyre. Njoftimi i plotë: Në ditët e sotme mësimdhënësit janë nëpërkëmbur, dinjiteti u është...
Këshilli i Prindërve letër Osmanit, Kurtit, Konjufcës dhe Jasharajt: Bëni diçka deri më 1 tetor se po na humb durimi

Këshilli i Prindërve letër Osmanit, Kurtit, Konjufcës dhe Jasharajt: Bëni diçka deri më 1 tetor se po na humb durimi

ARSIMI, EKONOMI, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës iu është drejtuar me një letër të përbashkët presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe kryesisë së SBAShK-ut, të cilëve iu është kërkuar që urgjentisht të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që nxënësit të fillojnë mësimin. “Ne si Kryesi e Këshillit të Prindërve të Kosovës, duke parë se gjendja me grevën në shkollat tona tanimë e ka humbur çdo arsye, ju drejtohemi me kërkesën që të lëvizni urgjentisht në mënyrë që nxënësit të kthehen në bankat shkollore!”, thuhet në letër:“Ne si prindër, shumë herë jemi ndier të pafuqishëm dhe të zhgënjyer me gjendjen e krijuar. Deri më sot nuk i kemi drejtuar gishtin askujt për t’i kërkuar përgjegjësi për veprimet që po ndodhin në arsim. Sot, konsiderojmë se jemi s...
75 euro’ – Kurtit i shkon një propozim për ndaljen e grevës

75 euro’ – Kurtit i shkon një propozim për ndaljen e grevës

ARSIMI, EKONOMI, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Sektori privat i Kosovës vazhdon të jetë i pakënaqur me vendimin që Qeveria Kurti mori për ta në Pakon për Përballje me Inflacionin. Gjatë ditës së sotme, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se i ka dërguar edhe një letër kryeministrit Kurti, duke kërkuar disa përgjigje për trajtimin e punëtorëve të sektorit privat. Tutje Azemi, ka propozuar edhe një zgjidhje të ngërçit të dialogut BSPK-Qeveri, në mënyrë që kaosi të eliminohet. “Propozojmë që të dy palët të pajtohen që shuma e kërkuar nga 100 euro nga SBASHKU dhe oferta e juaj e Qeverisë  për 50 euro, kjo shumë të jetë 75 euro, që ky kaos të eliminohet.”, thuhet në kërkesën e SPSPK-së. Ndryshe, kjo është java e pestë e grevës e cila ka përfshirë sistemin arsimor dhe shërbyesit civil. Qever...
Zëdhënësi i KEDS-it: Sipas prognozave, çmimi këtë vit mund të arrijë deri në 1000 euro për megavat

Zëdhënësi i KEDS-it: Sipas prognozave, çmimi këtë vit mund të arrijë deri në 1000 euro për megavat

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se Kosova do të hyjë në një dimër të vështirë sa i përket energjisë elektrike.Buzhala tha se konsumi i energjisë gjatë javës së kaluar krahasuar me vitin e kaluar është rritur 10 për qind. “Fatkeqësisht është rritur me 10 për qind konsumi krahasuar me vitin e kaluar, për javën e fundit. Është një paralajmërim se konsumi që e kemi pritur që do të bie, është rritur dhe kjo është mjaft shokuese kur dihet situata emergjente energjetike nëpër të cilën po kalojmë dhe kur dihet kriza energjetike evropiane, dhe ku dihet se komplet Evropa po hyn në një dimër të parashikueshëm”, ka thënë Buzhala. Ai tha se parashikohet që çmimi i energjisë për këtë vit të arrijë në 1000 euro për megavat dhe një faturë mujore 150 milionë euro. “Nëse shkojmë me kons...
Në pritje të vendimit për 30%, vlera e Trustit bie

Në pritje të vendimit për 30%, vlera e Trustit bie

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Në kohën kur tërheqja e parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është sërish në diskutim, vlera e këtij fondi është më e vogël për disa miliona euro. Tash e sa muaj, kërkesë e opozitës në Kosovë është t’u mundësohet qytetarëve të tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Fondi, për të përballuar, siç thuhet, më lehtë inflacionin në rritje. Projektligji që do ta mundësonte këtë, ka dalë në votim në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor, por është refuzuar nga partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje – me arsyetimin se “do të shkatërronte strukturën pensionale të shtetit”. Javën e kaluar, Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi ta dërgojë në Qeveri për mendim këtë projektligj, bazuar në një peticion të nënshkruar nga më shumë se 20 mijë qytetarë të Kosovës, i cili i është...
Kuvendi Komunal i Mitrovicës miratoi Buxhetin për vitin 2023 në shumë prej 25,011,350.00 euro

Kuvendi Komunal i Mitrovicës miratoi Buxhetin për vitin 2023 në shumë prej 25,011,350.00 euro

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, nënkryetarit, Arian Tahiri, drejtorëve komunal dhe asamblistëve, sot është mbajtur seanca e 12-të e rregullt e Kuvendit të Komunës. Fillimisht mbledhja nisi me një minutë heshtje në shenjë nderimi për ndarjen nga jeta të ish- asamblistit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, z. Ali Ahmeti. Më pas kryesuesja Broja propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast asamblistët e Kuvendit unanimisht aprovuan këtë rend dite. Pika kryesore e rendit të ditës për këtë mbledhje ishte shqyrtimi i draft- Buxhetit Komunal për vitin 2023 dhe parashikimet për vitet 2024-2025, ku në fjalën e saj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Igballe Islami, ka sqaruar para asamblistëve mënyrën e hartimit të buxhetit, pr...
div.meta-author { display:none; }