News That Matters

EKONOMI

Komuna e Mitrovicës bën shpërndarjen e 216 koshereve dhe 27 centrifuga për bletë për fermerët

Komuna e Mitrovicës bën shpërndarjen e 216 koshereve dhe 27 centrifuga për bletë për fermerët

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në kuadër të projekteve për mbështetje të fermerëve, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratat me 27 fermerët përfitues, të cilët janë subvencionuar secili prej tyre me nga 8 koshere dhe një centrifug për bletë. Me rastin e nënshkrimit të kontratave i pranishëm ishte drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, i cili ka uruar të gjithë fermerët përfitues të këtyre pajisjeve, duke u thënë atyre se mbështetja për fermerët nuk do të ndalet dhe se për vitin 2023 janë planifikuar gjithsej 350 mijë euro investime në sektorin e bujqësisë. Më tutje drejtori Kadriu është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e përzgjedhjes së këtyre fermerëve, duke theksuar se procesi është realizuar gjithmonë...
Mbi 1 mijë punëtorë fitojnë kontestin për paga shtesë për orët e punës në vikend në KEK

Mbi 1 mijë punëtorë fitojnë kontestin për paga shtesë për orët e punës në vikend në KEK

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Mbi 1 mijë e 200 punëtorë të KEK-ut kanë fituar në tri shkallshmëri betejën ligjore civile, të cilët e kishin nisur kundër të paditurës KEK në vitin 2012 për kompensimin e pagave shtesë për punën e kryer gjatë fundjavës. Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kishin ngritur padi në vitin 2012, duke pretenduar se e paditura nuk i kishte kompensuar shtesë gjatë punëve të fundjavës për periudhën 1 tetor 2011 deri më 30 shtator 2017. Në aktgjykimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton se Gjykata Themelore në Prishtinë ka gjetur se paditësit nuk ishin kompensuar për punën shtesë gjatë fundjavës, e drejtë kjo që iu takonte në bazë të nenit 56par.1 të Ligjit të Punës në të cilin ceket se “Të punësuarit i takon paga shtesë në përqindje të pagës bazë, si më poshtë...
Këto janë krejt pajisjet që Ministria e Ekonomisë do të subvencionojë qytetarët

Këto janë krejt pajisjet që Ministria e Ekonomisë do të subvencionojë qytetarët

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka hapur thirrjen për subvencionim të qytetarëve që zëvendësojnë ngrohjen elektrike me alternativa të tjera. Rizvanolli tha para mediave se sot kanë hapur thirrjen për subvencionim të pajisjeve efiçiente ekonomike për ngrohje, në vlerë prej 6 milionë euro. Pajisjet që do të subvencionojmë përfshijnë: 1. Kaldajat me biomasë (dru, pelet, briket), do të subvencionohen me 70% të vlerës; subvencioni deri në 1200 euro; 2. Pompat termike (të cilat ulin shpenzimin e energjisë elektrike deri në 70%), do të subvencionohen me 30% të vlerës; subvencioni deri në 2500 euro. 3. Kondicionerët efiçientë (të cilët gjithashtu ulin shpenzimin deri në 70%), do të subvencionohen me 40% të vlerës; subvencioni deri në 400 euro. 4. Stufat individuale efiç...
A do t’i ndërpresë Trepça punimet, si pasojë e rritjes së çmimit të rrymës?

A do t’i ndërpresë Trepça punimet, si pasojë e rritjes së çmimit të rrymës?

EKONOMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Trepça, gjiganti metalurgjik i Kosovës, rrezikon që t’i ndërpres punimet si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, paralajmërojnë udhëheqësit e ndërmarrjes, raporton REL, përcjell Sinjali. Edhe Kosova është prekur nga kjo krizë globale e cila është shkaktuar fillimisht nga pandemia e COVID-19, e pastaj është përkeqësuar edhe më shumë nga lufta e Rusisë në Ukrainë. “Në shtator, faturën e energjisë e kemi pasur 917 mijë euro. Në kushte normale, para kësaj krize me energji, ishte deri në 90 mijë euro”, thotë Behxhet Vinarci, drejtor i minierës me flotacion, Trepça – Stantërg, e cila ndodhet në rajonin e Mitrovicës. Trepça është shoqëri aksionare ku 80 përqind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, ndërsa 20 përqind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje. Produktet kr...
Inflacioni në Turqi, më i larti në 24 vjetët e fundit

Inflacioni në Turqi, më i larti në 24 vjetët e fundit

BOTË, EKONOMI, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Inflacioni vjetor në Turqi ka arritur në 83.5 për qind, shkalla më e lartë në 24 vjetët e fundit.Kjo situatë ka goditur konsumatorët që veçse po përballen me çmime të larta të energjisë dhe produkteve ushqimore. Instituti turk i Statistikave ka thënë se çmimet për konsumatorët janë rritur për 3.08 për qind për dallim nga muaji i kaluar.Ekspertët besojnë se inflacioni është më i lartë sesa që paraqitet në statistikat zyrtare. Grupi i pavarur për Kërkime rreth Inflacionit ka thënë të hënën se inflacioni në Turqi ka shkuar në 186.27 për qind.Banka Qendrore e Turqisë ka zvogëluar edhe një herë normën e interesit, pavarësisht rritjes së çmimeve. Lira turke ka humbur më shumë se 50 për qind të vlerës që ka kundrejt dollarit amerikan prej kur Banka Qendrore e Turqisë ka nisur t’i ulë no...
Hapet aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur nga 2011-ta

Hapet aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur nga 2011-ta

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se është hapur aplikimi për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2011, që t'i përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët të shtunën, për hapjen e aplikimit për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2011 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë. “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se që nga sot është hapur aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2011 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë”, thuhet në njoftimin e Minsitrisë së Financave. Postimi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve në Facebook Hapjen e aplikimit për të përfituar nga Shtesat për Fëmijë e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, të martën e 27 sh...
Murati tregon se 25 mijë familje kanë marr të dyfishuar asistencën sociale

Murati tregon se 25 mijë familje kanë marr të dyfishuar asistencën sociale

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, bëri të ditur se 25 mijë familje kanë marr asistencën sociale të dyfishuar për muajin shtator, këtë javë që po lëmë pas. “Kjo ishte njëra nga masat e pakos për përballje me inflacionin, që sadopak lehtëson barrën e atyre familjeve që më së shumti kanë nevojë për mbështetjen e shtetit”, tha Murati.  Ministri  më tej theksoi se për të bërë zgjidhje afatgjatë për të rregulluar skemat sociale e pensionale, një reformë gjithëpërfshirëse është e domosdoshme. Çmimet më të volitshme dhe produktet më kualitative – Emona Center Mitrovicë “Për këtë, na duhet miratimi në Kuvend i marrëveshjes së nënshkruar me Bankën Botërore, që parasheh reformimin e skemave sociale, dhe krijon regjistrin social e integron sistemet, gjë që h...
KEDS nis leximin e njehsorëve elektrikë me pajisje të re të dorës

KEDS nis leximin e njehsorëve elektrikë me pajisje të re të dorës

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Me qëllim të avancimit të shërbimeve të leximit të njehsorëve elektrikë, KEDS-i ka vu në funksion përdorimin e pajisjes më të re teknologjike të këtij lloji, e njohur si UNITECH. Kjo pajisje zëvendëson pajisjen e vjetër, “Hand Held Unit”, që është në përdorim që nga viti 2014. “Përparësi e kësaj pajisjeje, në krahasim me pajisjen e vjetër, është futja e të dhënave shtesë në sistemin Android të saj, leximi i numrit të njehsorit përmes barkodit, përdorimi i kamerës, përdorimi i dy sim-kartelave 2G, 3G dhe 4G, si dhe printeri me Bluetooth i lidhur ndaras me të”, thotë Flamur Kurtaj, menaxher për lexim, faturim dhe ndërrim të njehsorëve në KEDS. Pajisjet UNITECH janë futur në përdorim pas trajnimit të stafit profesional për përdorimin dhe testimin e saj. E veçanta e kësaj pajisjej...
Deri në 7 orë pa rrymë/Orari i reduktimeve për nes

Deri në 7 orë pa rrymë/Orari i reduktimeve për nes

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
KEDS ka bërë publik orarin e reduktimeve për datën 1 tetor 2022, përcjell arbresh.info. 01 tetor 2022 Prishtinë 1. TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet: LP 10kV Ballovci  (kodi: 14000008) prej orës 10:00- 15:00 . Vendet:Surkishi,Lladofci,Sfeçel,Dumoshi,Shajkovci,Surdulli,Hertica,Drazhnje,Rakenica, Turuqica. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngim i përçuesëve. Ferizaj 1. Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet: LP 10kV Suhadolli (kodi: 41000020) prej orës 10:00- 15:00. Vendet: Lagjja e Re-fshati Suhadoll-Skullan, Leinë, Radevë,  Skullan dhe Llugë. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me ato të rejat, ndërrimi i përçuesëve dhe ndërrimi i izolatorëve. 2. Nga...
Përplasje e ashpër në Komisionin për Ekonomi, Muja – Shalës: Trepçën e ke shkatërruar ti

Përplasje e ashpër në Komisionin për Ekonomi, Muja – Shalës: Trepçën e ke shkatërruar ti

EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Lidhur me furnizimin me energji në minierën e Trepçës dhe rënies së performancës së kësaj ndërmarrje publike, ka pasur një përplasje të ashpër me akuza dhe kundër akuza mes deputetit Armend Muja dhe kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala. Gjatë raportimit në këtë komision të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deputeti nga PDK-ja, Shala ka konstatuar se në këtë qeverisje, Trepça është duke punuar me humbje qe një vit. Për gjendjen në Trepçë, deputeti Muja tha se operimet me humbje kanë ndodhur që nga viti 2016. Deputeti Vetëvendosjes pikërisht për këtë gjendje, drejtoi gisht nga Shala duke i thënë: “Ti e ke shkatërruar Trepçën”. “Një korrektësi, Trepça ka punuar me humbje që nga viti 2016, tek tash janë zvogëluar humbjet. Kur kemi ardhur ne në pushtet 5 milion...
div.meta-author { display:none; }