
Me 4 Shtator bëhen një vit nga Marrëveshja e Washingtonit për normalizim ekonomik
03.09.2021. 09:02
Me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 4 shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dokumentin për normalizim ekonomik, e njohur si Marrëveshja e Washingtonit.
Deri më tani, nga kjo Marrëveshje janë zbatuar vetëm disa nga pikat, ndërsa përfaqësues të komunitetit të biznesit kërkojnë që politika t’i përmbush zotimet e mbetura.
Marrëveshja që përmban 16 pika është nënshkruar në Shtëpi të Bardhë në prani të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Menjëherë pas nënshkrimit të këtij dokumenti, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishte thënë se kjo Marrëveshje është një hap drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes dy vendeve.
“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën. Sot, në Shtëpinë e Bardhë, nënshkruam nj...