
Vaksinimi ngjallë ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor
22/09/2021 10:20
Vendet e rajonit kanë shënuar përmirësim të aktivitetit ekonomik dhe rritje të çmimeve të konsumit.
Sipas një raporti të fundit të Bankës së Shqipërisë, me nisjen e vaksinimit dhe heqjen e kufizimeve edhe në këto vende, të gjithë sektorët e ekonomisë janë rigjallëruar.
Tremujori i parë i vitit 2021 ka shënuar rritje ekonomike pozitive për të gjitha, me përjashtim të Maqedonisë së Veriut. Si konsumi privat, i ndihmuar nga rritja e besimit, ashtu edhe investimet, të ndihmuara nga shpenzimet publike, kanë njohur përmirësim.
Ndryshim bën Maqedonia e Veriut, ku politika fiskale po ndjek një kah konsolidues dhe investimet publike kanë shënuar tkurrje. Konsumi privat këtu ka mbetur i dobët, duke reflektuar pasiguritë mbi ecurinë e pandemisë në vend.
Të dhënat e tërthorta treg...