
Dogana arrin për herë të parë të mbledhë miliarda euro brenda nëntë muajve
01/10/2021 17:57
Dogana e Kosovës ka shënuar një rekord të jashtëzakonshëm, duke mbledhur 1 miliard euro të hyra brenda nëntëve muajve.Sipas drejtorit të Përgjithshëm, Agron Llugalliu, kjo është hera e parë që Dogana e arrin këtë rekord që nga themelimi.
“Vetëm gjatë vitit 2021 për periudhën kohore 1 janar- 30 shtator, Dogana ka arritur të tejkalojë projeksionin e rishikuar te të hyrave për 6.51%, ndërkaq krahasuar me të hyrat e vitit 2020 për të njëjtën periudhe kemi një rritje për 33.74% të të hyrave të inkasuara e krahasuar me projeksionin për tërë vitin 2021 mund të themi se kemi arritur të grumbullojmë mjetet në lartësi prej 80% të buxhetit të planifikuar”, ka thënë Llugalliu.
“Rritja e të hyrave në mënyrë direkte i atribuohet zhdoganimit të rregullt të mallrave të deklaruara sipas ...