News That Matters

EKONOMI

Kosova vendi i dytë në botë që varet nga përdorimi i qymyrit

Kosova vendi i dytë në botë që varet nga përdorimi i qymyrit

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
09/10/2021 10:10 Kosova është vendi i dytë në botë që ka më shumë varësi nga qymyri për prodhimin e energjisë elektrike, sipas të dhënave të fundit që u nxorën nga Ember për vitin 2020. Vendi i parë në këtë listë është vendi i Afrikës Jugore, Botsëana. Aktualisht, mungesat e qymyrit po shkaktojnë probleme të furnizimit me energji elektrike në dy ekonomitë kryesore të përdorimit të qymyrit, Indinë dhe Kinën. Mungesat po ndodhin sepse aktiviteti ekonomik po rritet derisa numrat me koronavirus po qëndrojnë në të njëjtin pozicion dhe në të njëjtën kohë prodhimi i qymyrit po ulet për shkak të problemeve të motit dhe shqetësimeve mjedisore. Sipas Ember, India ende prodhon 70 përqind të energjisë elektrike nga qymyri, e gjashta në botë. Kina gjithashtu gati 61 përqind të energjisë elektrike e...
Çmimet globale rrisin çmimet e produkteve në Kosovë

Çmimet globale rrisin çmimet e produkteve në Kosovë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
07/10/2021 15:06Mielli, sheqeri, vaji dhe shumë produkte bazë të shportës së konsumatorit, janë shtrenjtuar muajve të fundit, por pagat e qytetarëve si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, kanë mbetur të pandryshuara. Kjo situatë ka vështirësuar jetën e qytetarëve dhe ekonomive familjare. Lëvizja e çmimeve ka ndikuar edhe në buxhetin e familjes së Lumnije Demirit. Ajo punon në sektorin privat me një pagë prej 300 eurosh në muaj. Lumnija thotë se çmimet janë bërë të papërballueshme. Pjesën më të madhe të pagës, thotë se e shpenzon për ushqim dhe fatura të shërbimeve komunale, kurse për gjëra luksoze as nuk bëhet fjalë. “Përveç, miellit, sheqerit, qumështit edhe pemët dhe perimet janë shtrenjtuar. Edhe gjatë sezonit, sivjet nuk ka patur lirime. Paga deri në fund të muajit nuk ...
ATK për nëntë muaj mbledh 447 milionë euro

ATK për nëntë muaj mbledh 447 milionë euro

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
06/10/2021 10:34Administrata Tatimore e Kosovës njofton se për periudhën janar-shtator ka mbledhur 447.01 milionë euro. ATK thotë se këto të hyra janë 11.2 për qind më shumë apo 44.8 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. “Janë 44.8 milionë euro apo 11.2 për qind të hyra tatimore të inkasuara për periudhën janar-shtator 2021. Duke arritur që të mbledh në total 447.01 milionë euro tatime, që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, atëherë kemi rritje për 110.8 milionë euro apo 33 për qind, si dhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019 kemi rritje prej 74.7 milionë euro apo 20.1 për qind”, thuhet në njoftimin e ATK-së. Sipas ATK-së, kjo rritje e inkasimit është reflektim i shmangieve tatimore ...
Ekzekutohen pagesat e para për lehonat në Kosovë

Ekzekutohen pagesat e para për lehonat në Kosovë

EKONOMI, LAJME
05/10/2021 15:05Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se është bërë pagesa e shtesave për lehonat për gjithsejtë 2 mijë e 158 përfituese në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike nga pandemia COVID-19, tasmeton "Radio-Ylberi" Murati përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se 68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta. Njoftimi i plotë:
Ministria e Financave njofton se sot janë realizuar pagesat e shtesave për fëmijët

Ministria e Financave njofton se sot janë realizuar pagesat e shtesave për fëmijët

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
04/10/2021 13:28Sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsej 16,001 pranuese. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku njoftoi se 831 aplikues kanë pasur të dhëna të pasakta. “Përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, ka thënë ai.
Kthehet nga SHBA-ja për investime në Kosovë, mërgimtari pendohet pas sfidave që i dalin

Kthehet nga SHBA-ja për investime në Kosovë, mërgimtari pendohet pas sfidave që i dalin

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
04/10/2021 10:41Një bashkatdhetarë është kthyer nga Amerika në Kosovë për të investuar, por ende pa filluar investimin atij i kanë dalë probleme. Jeton Hasanaj është kthyer nga Amerika në Meje të Gjakovës për të ndërtuar një jetë të re. Krahas problemeve tjera që ka kjo lagje, rrjeti i dobët elektrik mbetet një problem shumë i madh. “KEDS-i ka ardhur këtu dhe kanë parë gjendjen e shtyllave. Fotografimi është bërë. Masat janë marrë. Na kanë thënë se kur të vini në radhë do të intervenojmë, por i bëra gati një vit dhe nuk ka reagim”, shprehet për RTK-në qytetari Jeton Hasanaj, përcjell Telegrafi. Edhe banorët tjerë po ankohen për sistemin energjetik dhe shtyllat. Ata thonë se shtyllat deri më tani i kanë vendosur me vet kontribut. “Ndoshta nuk ja ka vlejtur të kthehemi nga...
Ministri Murati publikon borxhet e 10 komunave

Ministri Murati publikon borxhet e 10 komunave

EKONOMI, LAJME
03/10/2021 15:12 Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka publikuar borxhet e 10 komunave që kanë më së shumti obligime. Sipas Muratit, këto borxhe janë deri në fund të muajit gusht, ku sipas listës prinë Komuna e Gjilanit me 10.45 milionë euro, ndjekur nga Ferizajt me 4.39 milionë euro dhe Mitrovica me 2.42 milionë euro. “Nisur nga interesimi i shtuar i mediave dhe publikut për borxhet e komunave, në vijim gjeni grafikonin që paraqet 10 komunat që kanë më së shumti obligime të papaguara, sipas prerjes në fund të muajit gusht”, ka shkruar ndër të tjera Murati, trasmeton "Radio-Ylberi"
Kërkohet nga Qeveria që mos ta bëjë në vitet e ardhshme pagesën e polisave kufitare për mërgitarët

Kërkohet nga Qeveria që mos ta bëjë në vitet e ardhshme pagesën e polisave kufitare për mërgitarët

EKONOMI, LAJME
03/10/2021 12:42 Pagesa e polisave kufitare nga buxheti të Kosovës nuk do duhet të shërbejë si praktikë edhe në vitet e ardhshme. Kështu thuhet në raportin “Pagesa e polisave kufitare nga buxheti i shtetit”, të publikuar nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, duke shtuar se kjo praktikë është e padrejtë ndaj qytetarëve. “Pagesa e polisave kufitare nga buxheti i shtetit nuk do duhet të shërbejë si praktikë edhe në vitet e ardhshme. Kjo për faktin se është një shpërndarje e padrejtë e taksave të qytetarëve, duke subvencionuar një kategori të popullsisë në gjendje të mirë financiare”, thuhet në raport. Sipas GAP-it, në vend të kësaj, institucionet duhet të ua mundësojnë pjesëtarëve të mërgatës aplikimin në mënyrë elektronike. “Në vend të kësaj, në periudhë afatshkurtër, Qeveria e Kos...
Dyfishohen ankesat e konsumatorëve – në pandemi hasen produkte me afat të skaduar, ngriten çmimet

Dyfishohen ankesat e konsumatorëve – në pandemi hasen produkte me afat të skaduar, ngriten çmimet

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
03/10/2021 09:41 Në nëntë muajt e këtij viti ankesat e konsumatorët janë dyfishuar, krahasuar me vitin e kaluar. Numër i madh i qytetarëve janë ankuar se i përket produkteve me afat të skaduar e ngritjes së çmimeve, tha për Ekonomia Online, Fatbardha Restelica nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). Ajo ka bërë të ditur se viitin 2020 kanë pranuar mbi 600 mesazhe direkte nga qytetarët që u ankuan për parregullësi të natyrave të ndryshme. “Vetëm gjatë vitit 2020 i kemi pasur diku rreth 500 mesazhe direkte, ndërsa nëse flasim nga janari e deri tash në shtator të 2021 kemi pasur më shumë se 600 mesazhe të konsumatorëve të cilët po ankohen për parregullsi. Pra numri përpos që është dyfishuar për periudhën e ngjashme të këtij viti po presim që të arrijë edhe 1 000 deri në fund të kët...
Kurti: Paga minimale do të ngritet në 250 euro

Kurti: Paga minimale do të ngritet në 250 euro

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
02/10/2021 16:31 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se paga minimale do të ngritet në 250 euro nga 170 sa ishte.Këtë Kurti e tha në kongresin zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). “Të qenurit i papunë nuk është problemi i vetëm, kur je në punë ka shumë probleme, mungesa e sigurimit shëndetësor, mos pagesa gjatë punës mbas orarit etj. Punësimi i pasigurt është problem i madh. Pandemia e ka pasur një anë pozitive për punëtorët, ka reflektuar te shoqëria për punët që më herët nuk i kanë dhënë rëndësi. Gjendja e punëtorëve është trashëgimi që jemi përballur nga dita e parë e punës. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve. Paga minimale do ta risim në 250 euro”, tha Kurti.
div.meta-author { display:none; }