
Për arsye ekonomike, këto dy shtete fqinje të Kosovës tërhiqen nga Eurovision 2023
Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për shkak se sa do t’u kushtojë atyre pjesëmarrja.
Transmetuesit paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit.
BBC News kupton se disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë pasi Rusia u ndalua nga konkursi.
Rusia, një kontribues i madh financiar, u përjashtua nga konkursi i këtij viti pasi pushtoi Ukrainën.
“Përveç kostove të konsiderueshme të tarifave të regjistrimit, si dhe kostos së qëndrimit në Britaninë e Madhe – ne u përballëm edhe me mungesë interesi nga sponsorët, ndaj vendosëm t’i drejtojmë burimet ekzistuese për financimin e projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara.” tha transmetuesi publik i Malit të Zi R...