News That Matters

EKONOMI

Bitcoini arrin vlerën më të madhe në histori

Bitcoini arrin vlerën më të madhe në histori

BOTË, EKONOMI
20/10/2021 18:00 Kriptovaluta më e madhe në botë, Bitcoin, ka arritur në vlera rekorde të mërkurën, pasi debutimi në një fond këmbimor nxiti optimizmin për valutën digjitale. BTC-ja kërceu për 2.1 për qind në rreth 66 mijë dollarë, duke tejkaluar majën e prekur në prill të këtij viti. Kriptovaluta e dytë më e madhe, Etherumi, arriti po ashtu në vlerat e larta duke u rritur në vlera të jashtëzakonshme në indeksin e Bloombergut
60,000 mijë aplikime për shtesat për fëmijë

60,000 mijë aplikime për shtesat për fëmijë

EKONOMI, LAJME
20/10/2021 12:26 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se deri më tani janë bërë 60,000 mijë aplikime për shtesat për fëmijë. Aplikimi është hapur nga 11 shtatori dhe mbetet hapur për të gjithë fëmijët e lindur në periudhën 2015-2021, njofton "Radio-Ylberi" Nga 170 euro do t’i marrin lehonat ndërsa nga 20 euro në muaj për fëmijët e moshës 0-24 muaj.
Shtrenjtohen biletat e autobusëve në Kosovë

Shtrenjtohen biletat e autobusëve në Kosovë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
20/10/2021 10:33 Çmimi i derivateve të naftës është ngritur dukshëm në Kosovë. E bashkë me këtë ngritje, qytetarët tani po paguajnë më shtrenjtë edhe biletën e autobusit. Disa kompani të autobusëve tashmë kanë nisur t’i ngrisin çmimet e biletave. Nga kjo ngritje e çmimit më së shumti po pësojnë studentët. Studentja Manjolla Gjini për të ardhur deri në Prishtinë sot, ka ndërruar disa linja të autobusit. E ndryshimin në çmim e ka vërejtur në autobusin e linjës Ferizaj-Prishtinë. Nga një euro sa ka qenë çmimi për studentë, tani sipas saj, është bërë 1.50 euro. “Po studente jam dhe vi nga Kaçaniku. Kemi pasur ngritje të çmimit Ferizaj-Prishtinë tash është bërë 1.50 më herët ka qenë 1 euro. Ky çmim i ka dëmtuar studentët, nga Kaçaniku në Ferizaj nuk ka pas ngritje, mendoj se ky çmim duhet ...
Mërgata për tetë muaj dërgoi 750 milionë euro në Kosovë

Mërgata për tetë muaj dërgoi 750 milionë euro në Kosovë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
19/10/2021 12:00 Mërgata vazhdon të kontribuojë në dërgimin e remitencave për familjet e tyre në Kosovë. Pavarësisht pandemisë, deri në fund të muajit gusht 2020, në drejtim të vendit tonë janë dërguar 749.7 milionë euro, ku sipas Bankës Botërore (BB), mërgata ka ndikuar në rritjen ekonomike të Kosovës. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë këtij tetëmujori, diaspora ka dërguar 141.2 milionë euro më shumë sesa viti 2020, shkruan Telegrafi. Vlera më e lartë e dërguar në drejtim të Kosovës ishte e muajit maj me 113.3 milionë euro. Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës. Nga Gjermania kanë ardhur 39.5 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 17.3 për qind dhe Shtetet e Ba...
Çdo i dyti qytetarë në BE është përballur me rrezikun e varfërisë

Çdo i dyti qytetarë në BE është përballur me rrezikun e varfërisë

BOTË, EKONOMI
17/10/2021 12:40 Rreth 100 milionë qytetarë në Bashkimin Evropian u përballën me rrezikun e varfërisë vitin e kaluar. Zyra Evropiane e Statistikave ka publikuar të dhëna për qytetarët që jetojnë në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vendet e BE-së në vitin 2020. Sipas kësaj, 21.9 për qind e qytetarëve apo çdo i dyti në BE u përballën me rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social vitin e kaluar ndërsa gjithsej 96.5 milionë qytetarë në vendet e BE-së jetonin në kufirin e varfërisë. Vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve që jetojnë në kufirin e varfërisë janë Rumania me 35.8 për qind, Bullgaria me 33.6 për qind, Greqia me 27.5 për qind dhe Spanja me 27 për qind. Ndërsa, vendet me varfërinë më të ulët ose shkallën e përjashtimit social ishin Çekia me 11.5 për qind, S...
Hapet aplikimi për shtesat për fëmijë të lindur nga janari i 2015-së

Hapet aplikimi për shtesat për fëmijë të lindur nga janari i 2015-së

EKONOMI
16/10/2021   15:40 Nga sot të gjitha nënat që kanë lindur fëmijë nga 1 janari i vitit 2015 mund të aplikojnë për shtesa për fëmijë. Në njoftim është bërë e ditur se për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri më 24 tetor, ndërkaq aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues. Për të aplikuar për Shtesa për Fëmijë referojuni vegëzës në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index. Pas pilotimit të masës së shtesave për fëmijë është vërejtur se në disa raste llogaria bankare ka qenë e vendosur gabim. Në njoftim thuhet se që të pranohet aplikimi, duhet të siguroheni se llogaria është në emrin e nënës dhe e saktë.
Më 21 tetor 2021 do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Më 21 tetor 2021 do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

EKONOMI
14/10/2021 14:34 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 21 tetor 2021 do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milion euro. Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.
Furrat paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës pas shtrenjtimit të miellit

Furrat paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës pas shtrenjtimit të miellit

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
13/10/2021 09:45 Me rritjen e çmimit të miellit, furrtarët kanë paralajmëruar për rritjen e çmimit të bukës. Disa nga pronarët e furrave në Prishtinë e shohin të pashmangshme rritjen e çmimit të bukës, me rritjen e çmimeve të produkteve të tjera. Një nga ta ka thënë se nëse nuk ka ngritje të mëtutjeshme të çmimit të miellit, buka mund të shtrenjtohet për 10 centë, duke u bërë 50 centë. Ai për ATV ka thënë se për 10 centë është shtrenjtuar edhe bureku. “Çmimin e bukës e kemi pas 40 centë qe një vit. Për momentin s’ka ndryshu bajagi shumë, por ne ende jemi në çmimin e vjetër. Është afat shkurtër, ekziston mundësia që të ngritet prapë çmimi. Eshtë e obligueshme edhe për neve me i rrit çmimit. Ndoshta edhe buka duhet të lëvizë 10 centë më shtrenjtë, pra të bëhet 50 centë”, ka thënë pron...
Çmimi Nobel për Ekonomi 2021 shkon për tregun e punës dhe marrëdhëniet kauzale

Çmimi Nobel për Ekonomi 2021 shkon për tregun e punës dhe marrëdhëniet kauzale

EKONOMI, LAJME
11/10/2021 13:07Çmimi Nobel për Ekonomi për vitin 2021 shkon për David Card, Joshua D. Angrist, Guido W. Imbens tre ekonomistë amerikan të cilët kanë ofruar njohuri të reja rreth tregut të punës dhe kanë treguar se çfarë përfundimesh për shkakun dhe efektin mund të nxirren nga eksperimentet natyrore, e njohur si marrëdhënia kauzale. Sipas njoftimit, qasja e tyre është përhapur në fusha të tjera dhe ka revolucionarizuar kërkimin empirik. Duke përdorur eksperimente natyrore, David Card ka analizuar efektet e tregut të punës të pagave minimale, emigracionit dhe arsimit. Studimet e tij nga fillimi i viteve 1990 sfiduan njohuritë konvencionale, duke çuar në analiza të reja dhe njohuri shtesë. Rezultatet treguan, ndër të tjera, se rritja e pagës minimale nuk çon domosdoshmërish në rënien ...
Minstri Murati: Hapet formulari online i aplikimit për subvencionimin e kredive

Minstri Murati: Hapet formulari online i aplikimit për subvencionimin e kredive

EKONOMI, LAJME
09/10/2021 13:54Në fillim të këtij muaji, Ministri Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të premten ka marrë vendim për subvencionimin e kredive konsumuese. Tash, ministri Murati ka lajmëruar që është hapur formulari online i aplikimit për subvencionimin e kredive konsumuese dhe personale, transmeton Indeksonline. Për të bërë subvencionimin duhet të hyni tek “eKosova”, pastaj të klikoni tek “Shërbime”, pastaj “Familja” dhe në fund tek “Aplikimi për subvencionim të kredisë personale” Llogaria bankare ku paguhet subvencionimi duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe nuk mund të bëhet transferi.
div.meta-author { display:none; }