
Qeveria ndan 100 euro shtesë për penisonistët për muajin nëntor
27/10/2021 11:28
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim të ndahen nga 100 euro shtesë për penisonistët, për muajin nëntor.
Fillimisht për shtesën prej 100 eurosh foli kryeministri Albin Kurti.
“Pagesës shtesë për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor 2021, në zbatim të pakos së ringjalljes ekonomike, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, ndan mjete për përfituesit e skemave pensionale për muajin nëntor 2021,. Për pagesë shtesë në vlerë të mbështetjes financiare në vlerë prej 100 euro”, tha Kurti, transmeton Express.
Më pas Ministri i Financave, Hekura Murati, tha se nga kjo ndihmë do të përfitojnë 300 mijë familje.
“Ministria e Financave në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike ndaj pandemisë COVID-19, mbështetja 3.2 për pensionistët propozo...