News That Matters

EKONOMI

Panik për mungesë të ushqimeve në Kinë

Panik për mungesë të ushqimeve në Kinë

BOTË, EKONOMI
05/11/2021 12:50 Një mesazh nga Ministria Kineze e Tregtisë se është e nevojshme të krijohen rezerva ushqimore ka shkaktuar panik tek kinezët. Mesazhi u kërkon autoriteteve lokale që të sigurojnë se qytetarët e tyre të kenë një “furnizim adekuat” të nevojave themelore këtë dimër. Ai gjithashtu udhëzon këto qeveri të mbajnë çmimet e ushqimeve të qëndrueshme – gjë që ka qenë një shqetësim javët e fundit pasi kushtet ekstreme të motit, mungesat e energjisë dhe kufizimet e koronës kërcënojnë furnizimet. Por direktiva e së hënës tërhoqi vëmendjen e qytetarëve si kurrë më parë. Pjesërisht, kjo duket të jetë për shkak se përfshin deklarata për nevojën që autoritetet lokale të inkurajojnë familjet që të grumbullojnë “nevojat e përditshme”. Edhe nëse njoftimi nuk ishte i destinuar për një famil...
Rritet sërish çmimi i druve

Rritet sërish çmimi i druve

EKONOMI, LAJME
03/11/2021 12:48 Një metër dru në Prishtinë po shitet deri në 70 euro. Çmimet e larta për kanë bërë që të bije edhe interesimi i qytetarëve për furnizim. Edhe përkundër kësaj në shumë lagje të kryeqytetit blerësit vazhdojnë të jenë prezentë. Lexo Edhe:l Jakup Halili shitës i drujve, tha se çmimi është tejet i madh dhe blerësit kanë ankesa të mëdha. Sipas tij, krahasuar me vitet e kaluara ka rënë interesimi i blerësve. “Puna po shkon mirë, po drunjët janë shtrenjtuar shumë, metra po shkon 50, 60 deri në 70 euro. Çka po ndodh nuk po di”. “Interesimi ka rënë dhe blerësit po ankohen se nuk kanë pare dhe nuk e di as vet çka të bëjmë”, tha ai. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit tregon për rritje të çmimeve për 2.4 për q...
Oda e Hotelierisë kërkon të zgjatet orari i gastronomisë dhe të lejohen dasmat e klubet e natës

Oda e Hotelierisë kërkon të zgjatet orari i gastronomisë dhe të lejohen dasmat e klubet e natës

EKONOMI, LAJME
02/11/2021 16:40 Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit Hysen Sogojeva, bashkë me drejtorët e departamenteve të estradës dhe të sallave të dasmave Afrim Muqiqi dhe Driton Hoti, sot janë takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi si dhe ministren në detyrë të Shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku. Përfaqësuesit e kësaj ode kanë kërkuar zgjatjen e orarit të punës të gastronomisë, lejimin e punës për sallat e dasmave dhe klubet e natës, heqjen e orës policore dhe disa kërkesa të tjea. Kërkesat e përfaqësuesve të OHTK-së ishin si më poshtë: Zgjatja e orarit të punës për të gjitha kategoritë deri në ora 01:00 pasmesnate; Lejimi i punës për sallat e dasmave dhe clubet, sipas manualit të IKSHPK-së; Të hiqet ora policore; Të zgjatet afati për uljen e TVSH% nga 18% në 8% të paktën edhe për...
Ministria e Bujqësisë ka një njoftim me rëndësi për grumbulluesit e grurit

Ministria e Bujqësisë ka një njoftim me rëndësi për grumbulluesit e grurit

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
02/11/2021 10:20 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se furnizimin e rezervave shtetërore me kulturën e grurit, mund ta bëjnë edhe grumbulluesit e kësaj kulture bujqësore, të cilët operojnë në vendin tone. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria ka bërë me dije është hapur shpallja publike për këtë qëllim dhe ka ftuar të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët shprehin interes dhe posedojnë rezerva të grurit që të aplikojnë në këtë thirrje të MINT-it. “Furnizimin e rezervave shtetërore me kulturën e grurit, mund ta bëjnë edhe grumbulluesit e kësaj kulture bujqësore, të cilët operojnë në vendin tonë. Për këtë qëllim, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka hapur shpalljen publike dhe kjo thirrje është e hapur deri më datë 11 nëntor 2021. ...
AKK ende pa bord – A po ndikon kjo në rritjen e çmimeve

AKK ende pa bord – A po ndikon kjo në rritjen e çmimeve

EKONOMI, LAJME
01/11/2021 20:40 Numër i madh i produktete ushqimore bazë dhe shumë shërbimeve të tjera në vend kanë pësuar rritje çmimesh në dy muajt e fundit. Qytetarët kanë adresuar ankesat e tyre në Autoritetin e Konkurrencës për ngritjen e çmimeve. Ngritja e çmimeve të artikujve ushqimorë është fenomeni që së fundi ka ngjallur shume reagime të qytetarëve. Duke pasur parasysh të ardhurat e ulëta të familjeve kosovare, çmime të tilla po janë vështirë të përballueshme. Shqetësimet dhe pakënaqësitë e konsumatorëve dhe tregtarëve janë adresuar tash e disa herë te Qeveria e Kosovës. Përveç saj, ankesat për këto ngritje janë adresuar edhe në Autoritetin e Konkurrencës të Kosovës. Meqenëse ky institucion tash e një kohë nuk ka bord drejtues ndaj është pohuar që ngritjet e çmimeve mund të mos monitoro...
Odat ekonomike kërkojnë ndryshime në projektligjin për tregti me jashtë

Odat ekonomike kërkojnë ndryshime në projektligjin për tregti me jashtë

EKONOMI, LAJME
01/11/2021 14:00 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka mbajtur dëgjim publik lidhur me projektligjin për Tregti me Jashtë, ku u kërkua që Ligji për Masat e Mbrojtjes në Importe të inkorporohet në projektligjin për Tregti me Jashtë, si dhe të saktësohet neni 23 në mënyrë që të evitohen dykuptimësitë. Koordinatorja e Odës së Afarizmit të Kosovës, Qëndresa Ibrahimi, tha se me Ligjin për Tregti me Jashtë duhet të përcaktohen masat kundër importit të subvencionuar dhe se në kuadër të këtij ligji duhet të inkorporohet edhe Ligji për Masat e Mbrojtjes në Importe. Ajo argumentoi edhe arsyet se pse duhet të ndodhë kjo. “OAK rekomandon që Ligji për Masat e Mbrojtjes në Importe të inkorporohet komplet në projektligjin për Tregti me Jashtë, ashtu siç e kanë të rregulluar edhe ...
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve

Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
31/10/2021 17:06 Shtrenjtimi i artikujve ushqimor ka alarmuar qytetarët e Kosovës. Shumë prej tyre ankohen se e kanë të vështirë të mbijetojnë për shkak të pagave të ulëta. Sytë janë drejtuar nga qeveria për ndihmë. “Qysh s’është problem me një pension 70-80 euro edhe ata punëdhënësit, e na 100 euro 90euro e kanë ngritur 10 euro, një shishë vaj është bërë 1.60 cent, një bukë 45centë, me çka t’i blejmë? 20 euro më shkojnë ilaçe në muaj, plus sheqeri”, shprehet një pensionist. “Vjen pensionisti me 70-80 euro dhe pyet tri herë sa është çmimi, pasi që ai nuk ka. Gjithkush ka qejf të blejë, por nuk ka para. Krejt janë me pensione e me ndihma sociale”, thotë një shitës. “Po normal që ankohen, xhepat e thatë krejt i kemi, askush nuk ka rezerva ose rroga. Pensionime 100 euro, me 150 euro e 200 ...
Kriza energjetike në Evropë rrezikon rreth 2 mijë paga në Kosovë

Kriza energjetike në Evropë rrezikon rreth 2 mijë paga në Kosovë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
31/10/2021 13:34 Paga e tetorit nuk do t’i dalë as për të paguar këstin e kredisë Sehat Behramit nga Drenasi. Për më shumë se 30 vite, Behrami ka punuar në koorporatën e metalurgjisë “Ferronikeli”, që gjendet në Drenas, rreth 30 kilometra larg Prishtinës. “Ferronikeli” ka qenë kompani publike para se të privatizohej në vitin 2005. Në vitin 2018, ajo është blerë nga kompania e Shqipërisë “Balfin Group”. Kjo kompani e ndërpreu prodhimin më 8 tetor të vitit 2021 për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike në Evropë. Kjo mbyllje i la të pasigurtë rreth 2 mijë punëtorë të kompanisë. Behrami që punon si pastrues thotë se me pagën që e merrte në “Ferronikel” mban familjen 7 anëtarshe. Për muajin tetor, kjo kompani pritet t’i paguajë punëtorët me gjysmën e pagave, ndërsa për nëntor nuk dihet...
Këtë vit rritja ekonomike parashihet të jetë mbi 7%

Këtë vit rritja ekonomike parashihet të jetë mbi 7%

EKONOMI, Storiet Kryesore
31/10/2021 11:01 Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se deri në fund të vitit parashikohet që vendit të ketë rritje ekonomike jo më e vogël se 7%. Tutje, ai tha se nëse synohet të arrihet kjo rritje ekonomike duhet të ketë një dinamikë të implementimit të investimeve kapitale. “Ne nëse duam të mbajmë një momentum të rritjes ekonomike atëherë duhet të shihet që të ketë një dinamikë të implementimit të investimeve kapitale për arsye të ndryshme qoftë ato që lidhen me zgjedhjet e shpeshta, ndryshimit të qeverive dhe pandemisë”. “Duhet të shikohet mundësi e investimeve edhe në zona ekonomike dhe poashtu të shikohet mundësi të përkrahen edhe eksportet dhe mund të shumëfishohet edhe vlera e eksportuesve. Kemi projeksione të Fondit Monetar Ndërkombëtar 7%, Ban...
Qeveria ndan 40 milionë euro për prodhuesit vendorë dhe eksportin

Qeveria ndan 40 milionë euro për prodhuesit vendorë dhe eksportin

EKONOMI, LAJME
28/10/2021 20:34 Qeveria e Kosovës ka prezantuar edhe masat e radhës për mbështetjen e prodhuesve vendor dhe eksportit, që ntë total kapin vlerën deri në 40 milionë euro. Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se kjo masë po ndodhë sepse në afatgjatë, zgjidha më e mirë për të krijuar vende pune të qëndrueshme dhe për të mos u ekspozuar ndaj inflacionit të importuar, është prodhimi vendor. Në masën 2.1, Murati tha se parashihet subvencionimi i kredive investive për të gjithë prodhuesit, deri në 20 përqind të vlerës së kredisë për investimet deri në 2 milionë euro, me kusht që investimi të jetë së paku 50 përqind në pajisje që ndërlidhen me procesin e prodhimit. “Masa 2.4 parasheh mbështetje për secilin prodhues: – deri në 10,000 euro për trajnim të...
div.meta-author { display:none; }