
Kosova humb një investim 110 milionësh, shkak procedurat e vonuara
29/11/2021 20:50
Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka thënë se një investitor ka ikur nga Kosova dhe ka shkuar për të investuar në Maqedoninë e Veriut. Kjo për shkak se dokumentacionet janë përfunduar më shpejtë se sa në Kosovë.
Sipas tij, plani i “Akou Energy” ishte për një investim 110 milionë euro në Kosovë, ndërsa tani po investon 220 milionë euro në Maqedoni të Veriut dhe kjo për shkak të procedurave byrokratike.
“Dallimi, Maqedonia e Veriut i kreu procedurat për 1 muaj, duke i dhënë statusin Investitor Strategjik Akou Energy nga Franca, Qeveria e Kosovës nuk po arrinë ti kryej të njejtat procedura për më shumë se 3 vite. Prandaj ikin investitorët nga Kosova e shkojnë në vendet fqinje”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Si largohen investitorët potencial nga Republika e Kosovës...