News That Matters

EKONOMI

ZRRE hap shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të rrymës

ZRRE hap shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të rrymës

EKONOMI, LAJME
13/12/2021 17:27 Zyra e Rregullatorit për Energji ka bërë të ditur se ka pranuar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe Furnizuesi për Shërbim Universal për Energji Elektrike (KESCO) kërkesën për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. Kjo për të reflektuar çmimet e ngritura të importit si pasojë e krizës globale të çmimeve të energjisë. Sipas njoftimit thuhet se ZRRE në bazë të mandatit të saj ligjor, ka vendosur të hapë procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm, dhe gjatë këtij procesi do të shqyrtojë aplikacionet e të licencuarve, duke vlerësuar nevojën për vazhdim të furnizimit me energji elektrike, rritjen e efiçiencës së konsumit dhe përballueshmërinë e çmimeve nga ana e konsumatorëve. ”Muajve të fundit, përveç rritjes së çmimeve në tregjet m...
ATK regjistron të hyra 29.5 përqind më shumë se vitin e kaluar

ATK regjistron të hyra 29.5 përqind më shumë se vitin e kaluar

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
10/12/2021 15:58 Administrata Tatimore e Kosovës ka regjistruar të hyra 29.5 përqind më shumë se vitin e kaluar. ATK inkason 552.7 milionë euro tatime, të hyra këto të cilat garantojnë realizim të projeksionit për këtë vit, por edhe tejkalimin e tij, bazuar në trendin aktual. “Realizimi i të hyrave për këto njëmbëdhjetë muaj ka shënuar rritje për 126.06 milion euro ose shprehur në përqindje 29.5% më shumë nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rritje të inkasimit është shënuar edhe në raport me planin e paraparë për 41.6 milion euro apo 8.2% më shumë”, thuhet në njoftimin e ATK-së. Ndryshe, sipas ATK-së, një nivel si ky i inkasimit të të hyrave tregon përkushtimin e jashtëzakonshëm të menaxhmentit të ATK-së dhe stafit të saj, në kryerjen e punës me përkushtim dhe përg...
Ministria e Financave nënshkruan dy marrëveshje me BEI dhe BERZh

Ministria e Financave nënshkruan dy marrëveshje me BEI dhe BERZh

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
10/12/2021 12:12 Sot është nënshkruar dy marrëveshje mes Ministrisë së Financace, Bankës Evropiane për Investime (BEI) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh). Në njoftimin e MF-së thuhet se marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Investime (BEI) Matteo Rivellini dhe Cagin Pabucco, si dhe me përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) Matteo Colangeli. Marrëveshjet financiare janë për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Mitrovicës, në vlerë prej 19.8 milionë euro dhe 13.5 milionë euro. Projekti që bashkëfinancohet nga këto dy institucione parasheh ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe rehabilit...
Zyra e Presidentes blen 950 euro një bredh dekorativ

Zyra e Presidentes blen 950 euro një bredh dekorativ

EKONOMI, LAJME
09/12/2021 19:12 Zyra e Presidentes së Kosovës do të shpenzojë 950 euro për një bredh dekorativ. Në kuadër të këtij shpenzimi, sipas kontratës së publikuara nga Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik, futen edhe dritat e dekore të tjera që do të jenë pjesë e bredhit të ri në presidencë. Sipas të dhënave të kësaj kontrate, furnizimi me bredh është paguar nga buxheti i shtetit dhe me mjete vetanake, pa përcaktuar ndarjen e mjeteve financiare. Kontratën e ka fituar kompania “FINESË EVENTS SH.P.K”, e cila qe e vetmja që ka aplikuar për këtë tender.
Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë

Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
07/12/2021 12:22 Në Kosovë, në tremujorin e dytë të vitit 2021, çmimet e prodhimit janë shtrenjtuar për rreth 6.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, që u publikuan në muajin dhjetor, thuhet se ngritja më e madhe e çmimeve vërehet tek energjia elektrike, gazi dhe furnizimet me ajër të kondicionuar me 17 për qind, prodhimi i metaleve me rreth 12 për qind, prodhimi i mobileve me 9 për qind dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike me 4.7 për qind rritje. Përveç rritjes së çmimeve të prodhimit, Agjencia e Statistikave njoftoi në muajin tetor për një ngritje prej 5.7 për qind të çmimeve të konsumit. Ngritja më e lartë e çmimeve u shënua te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dh...
Bie vlera e Bitcoinit

Bie vlera e Bitcoinit

BOTË, EKONOMI
Bitcoin ka shënuar një rënie prej gati 5%, duke humbur kështu një të pestën e vlerës së saj. Kjo rënie është e njëjtë me çmimin si edhe shumën e investuar në kontratat e Bitcoin në fillim të tetorit, përpara se të arrinte një nivel rekord prej 69,000 dollarë më 10 nëntor. Gjini nis mandatin e dytë si kryetar Komune: Do të vazhdojmë punët e mira … Mjafton një dozë në ditë për të humbur 18 kg në muaj! Bitcoin ka humbur gjithashtu 3.9% përkatësisht 47,567 dollarë. Sipas tregtarëve, rënia e çmimit të Bitcoin gjatë fundjavës u shoqërua nga një hezitim i investitorëve për të ndërmarrë rreziqe në tregjet tradicionale për shkak të shqetësimeve në lidhje me Omicron, e kombinuar me likuiditetin e ulët tregtar që tenton të ndikojë te kriptovalutat....
Sindikatat reagojnë ndaj Kurtit pas deklaratës së sotme

Sindikatat reagojnë ndaj Kurtit pas deklaratës së sotme

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
05/12/2021 20:40 Sindikatat e vendit kanë reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka lënë të nënkuptohet se qytetarët kanë nevojë të kenë përfaqësues tjerë në krye të sindikatave. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, për Klankosova.tv ka deklaruar se zgjedhja e kryetarëve të sindikatave është vullnetare. “E drejta për t’u anëtarësuar në sindikatë është vullnetare, më pastaj edhe zgjedhja e udhëheqësve është vullnetare. Zgjedhjet nëpër federata bëhen në mënyrë demokratike, ne si sindikata nuk i ndërhyjmë askujt”. “Ne prapë kërkojmë që t’i lëmë anash këto muhabete, duhet të ulemi dhe të bisedojmë për punët që na preson,” ka thënë Hykolli për Klankosova.tv. Ndërsa, Rrahman Jashari nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës d...
Naftëtarët presin miratimin e Ligjit, çmimet e derivateve të naftës më të lirat në rajon

Naftëtarët presin miratimin e Ligjit, çmimet e derivateve të naftës më të lirat në rajon

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
05/12/2021 11:50 Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani shpreson që deputetët e Kuvendit të votojnë pro Ligjit për naftën. Madje ai u shpreh i bindur se deputetët nuk do të hezitojnë t’i japin dritën jeshile një ligji kaq të rëndësishëm. “Ligji i Naftës i naftës ka kaluar në lexim të parë, besoj që edhe në lexim të dytë të kalojë sepse ky ligj nuk ka kaluar mbi një dekadë dhe i ardhur koha. Nuk ma merr mendja që nuk votohet ngase në lexim të parë ka kaluar”, tha ai për EO. Sa i përket çmimeve ai tha se ka zbritje të lehtë, ndonëse OPEK kishte paralajmëruar se ulje mund të kishte vetëm në muajin janar të vitit të ardhshëm. Berjani thotë e Kosova është më e lira në rajon sa i përket çmimeve, përjashtuar Maqedoninë ku akciza është më e ulët. “Sa i përket çmimit t...
Paralajmërohet ulja e çmimit të derivateve në Kosovë

Paralajmërohet ulja e çmimit të derivateve në Kosovë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
02/12/2021 10:01 Nga java e ardhshme është paralajmëruar rënia e çmimit të derivateve në Kosovë. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, tha për Klankosova.tv se rënia veçse ka filluar por kjo rënia do të vërehet nga java e ardhshme. Berjani tha se deri në fundin e vitit çmimet do të jenë si më parë. “Rënia ka filluar e çmimeve të naftës. OPEC-u ka njoftuar se rënia e çmimit të naftës do të bëhet nga janari, por tek vërehet qysh tash një rënie e lehtë. Deri fundin e vitit do të jenë sikur më parë ashtu siç ka qenë në muajin shtator diku 1.15-1.16 euro për litër”. Akualisht çmimet e derivateve në Kosovë, variojnë nga 1.18 deri 1.27 dizel, ndërsa një litër benzinë nga 1.20 deri 1.25. Javët e fundit ka pasur një rritje të madhe të çmimit të derivateve që ka ndikuar edhe në n...
Mundësohet aplikimi për shtesat e fëmijëve, për rastet e veçanta

Mundësohet aplikimi për shtesat e fëmijëve, për rastet e veçanta

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
01/12/2021 15:27 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se tashmë aplikimi për shtesat e fëmijëve në rastet e veçanta do të bëhet përmes platformës eKosova. Sipas kësaj ministrie raste të veçanta konsiderohen ato kur nëna jeton me leje-qëndrim në Kosovë, kur prindërit janë të divorcuar dhe kujdestarinë e fëmijës e ka babai, kur nëna nuk jeton më, dhe kur fëmija është nën përkujdesjen e kujdestarit ligjor. “Në rastin kur nëna është me leje-qëndrim në Kosovë, kur kujdestarinë e fëmijës e ka babai pas divorcit apo kur nëna nuk jeton më, aplikimi për Shtesa për Fëmijë do t’i mundësohet babait. Pasi aplikuesi ta plotësojë formularin, sistemi automatikisht e verifikon nëse të dhënat janë të sakta dhe nëse aplikuesi është i martuar me një shtetase të huaj, është i ve ...
div.meta-author { display:none; }